Universitetet/ Regjistrimet e studentëve fitues, mbyllet sot faza e parë  

August 31, 2018 16:10

Universitetet/ Regjistrimet e studentëve fitues, mbyllet sot faza e parë  

Të gjithë të rinjtë që kanë rezultuar fitues për të vijuar studimet e larta nga dita e djeshëm e gjatë gjithë ditës së sotme u është dhënë mundësia të regjistrohen në të gjitha universitetet në vend.

Të tjerët që nuk përfshihen në zonën e fituesve, por edhe ata që kanë hezituar të regjistrohen pasi nuk kanë fituar programin e preferuar të studimit do të vazhdojnë garën për 6 fazat e tjera të raundit të parë, e me pas nëse është e nevojshme do t’u duhet të aplikojnë edhe për raundin e 2të.

Për fakultetin ekonomik në këtë fazë të parë, janë regjistruar rreth 150 kandidatë për studentë. Dekani i këtij fakulteti Dhori Kule, ka sqaruar se gjithë ata të rinj që kanë mesatare të lartë dhe preferojnë të studiojnë në një nga programet që ofron ekonomiku, të mos nxitohen për t’u regjistruar në fakultete të tjera, pasi do të kenë shansin të bëhen pjesë e këtij institucioni arsimor.

Sot me mbylljen e fazës së parë të regjistrimit në universitet, bëhet edhe ulja e vijës së kuqe për t’u dhënë mundësinë të tjerëve që ndodhen poshtë saj të klasifikohen në fashën e fituesve.

Ulja e vijës për këtë raund të parë do të bëhet edhe për 6 faza të tjera deri më 12 shtator, për t’ia lënë vendin më pas, raundit të dytë të pranimeve në universitete.

o.j/dita

August 31, 2018 16:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*