Universitetet, shtyhet deri më 12 nëntor afati i regjistrimit të fituesve të formularit A3

November 1, 2014 17:24

Universitetet, shtyhet deri më 12 nëntor afati i regjistrimit të fituesve të formularit A3

Ministria e Arsimit ka vendosur që të shtyjë afatin e regjistrimit për të gjithë ata që kanë plotësuar formularin A3 dhe kanë dalë fitues për në universitet.

Në bazë në udhëzimit nr 49. Ministria urdhëron sekretaritë mësimore që deri më 12 nëntor 2014 ora 18.00 të pranojnë dokumentacionin e fituesve nga A3.

Ministria ka përcaktuar se sekretaritë mësimore do të mbajnë regjistër të veçantë për dorëzimin e  dokumentacionit dhe më pas për të referuar të dhënat të sakta se sa është numri u personave të regjistruar.

A3 është formulari i fundit i plotësuar për të rinjtë që duan të vazhdojnë universitetin dhe më herët nuk kanë plotësuar formularin A2.

November 1, 2014 17:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*