Universiteti elitar amerikan Princeton heq emrin e Woodrow Wilson

June 29, 2020 16:25

Universiteti elitar amerikan Princeton heq emrin e Woodrow Wilson

Universiteti elitar i Princeton mori vendim për t’i ndryshuar emrit Institutit të Shkencave Politike që mbante emrin e ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson.

“Racizmi i Wilsonit ka pasur pasoja të rëndësishme, madje matur edhe nga standardet e epokës së tij,” shkroi Presidenti i Universitetit, Christopher Eisgruber në një letër drejtuar punonjësve dhe studentëve të universitetit.

Princeton nuk e kishte nderuar Wilson, i cili ishte president i SHBA-së nga viti 1913 deri në vitin 1921, për racizmin e tij. “Sidoqoftë, ky është problemi. Princeton është pjesë e një Amerike që shpesh e ka nënvlerësuar, injoruar apo shfajësuar racizmin,” shkruan Eisgruber në letrën në fjalë. Kjo ka çuar në “lejimin e sistemeve që diskriminojnë zezakët”.

David Lloyd George (Angli), Vittorio Emanuele Orlando (Itali), Georges Benjamin Clemenceau (Francë) dhe Woodrow Wilson, gjatë takimit për Marrëveshjen e Versajës 1919

Presidenti Wilson ka qenë ndër nismëtarët kryesorë të Lidhjes së Kombeve, paraardhëses së Kombeve të Bashkuara, dhe për këtë ai është dneruar edhe me çmimin Nobel për Paqen. Por ai ka qenë edhe mbështës ndarjes racore në SHBA. Kështu në shtetet jugore ai shkarkoi pothuajse të gjithë drejtuesit afrikano-amerikanë në ministri, dhe çimentoi ndarjen e rreptä të punonjësve të zinj dhe atyre të bardhë.

“Emër i papërshtatshëm”

Me rekomandimin e tij bordi mbikëqyrës i universitetit vendosi tani që instituti të quhet tani e tutje “Shkolla e Princeton për Çështje Publike dhe Ndërkombëtare” ( “Princeton School of Public and International Affairs”) .

Por në vitin 2016 bordi mbikëqyrës nuk kishte pranuar ta ndryshonte emrin, megjithë protestat e dhunshme të studentëve. Ishte vdekja e George Floyd gjatë një operacioni brutal policor që solli me vete jo vetëm protesta por edhe një analizë të re kritike të temës së racizmit, u shpreh Eisgruber.

Që nga vdekja e Floydit një muaj më parë dhe protestave masive kundër dhunës policore dhe racizmit, shumë institucione dhe kompani në Shtetet e Bashkuara kanë filluar me ndryshimin e emrave. Në shtetin jugor të Misisipit, deputetët debatuan për një ndryshim në flamurin e shtetit, i cili është në fuqi që nga viti 1894, për të përkujtuar ish-konfederatat e skllevërve të jugut. Guvernatori Tate Reeves tha se ai do ta nënshkruajë ligjin nëse deputetët votojnë për ta ndryshuar atë.

l.h/ dita

June 29, 2020 16:25
Komento

5 Komente

  1. aas June 30, 15:29

    i gjo skuptoj, nuk ka shesh dhe shtatore Ismail Qemali dhe ka ky! shetet kari komplet

    Reply to this comment
  2. Martin June 30, 19:59

    Po te mos kishte kembengulur Presidenti Willson ne Konferencen e Paqes ne Paris, sot nuk do te kishim shtet shqiptar. SHBA -ja po kalon nje etape te erret ne jeten e saj politke, per shkak te marrezive te Presidentit me te keq qe ka pasur ndonjehere ne histori-Donald Trump. Wilson predikoi 14 pikatb e paqes ku ne themel ishte ndertimi i botes se re sipas parimit te “vetevendosjes se popujve” dhe iniciator i “Lidhjes se Kombeve”, sot OKB. Konfederata ne shtetet e jugut te Amerikes ishte e skllavopronareve dhe jo e sklleverve; ishte Presidenti Lincoln ai qe i cliroi sklleverit. Kofederata kekroi shkaterrimin e SHBA-se. Karakteristika negative e SHBA-se eshte se oligarket e kan shnderruar ne shtet policor, si kunder zezakeve, ashtu edhe te bardheve. Une vete jam viktime e dhunes se eger policore per nje keqkuptim gjuhesor ne avion. Mjere SHBA ne dore te kujt ka rene!

    Reply to this comment
  3. Marsi July 1, 15:01

    Ky institut famemadh nuk e kam marre emrin e Woddrow Wilsonit pse Wilsoni ka folur kunder zezakeve.

    Reply to this comment
  4. Tirana July 2, 17:12

    Statuja e Uillsonit duhet zevendesuar me statujen e Leninit.

    Reply to this comment
  5. Tirana July 2, 17:14

    Ismail Qemali e Fan Noli duhej ti kishin prej kohesh statujat ne sheshe kryesore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim