Universiteti i Bukureshtit teston teknologjinë: Paralajmërim për tërmetet 4 orë para?

December 3, 2019 16:04

Universiteti i Bukureshtit teston teknologjinë: Paralajmërim për tërmetet 4 orë para?

Në Rumani do të testohet për të parën herë një sistem që paralajmëron lëkundjet e tokës nga 4 deri 8 orë para se të ndodhin.

Universiteti i Bukureshtit do të instalojë vitin e ardhëm në rajonin lindor Vrançea, ndër më aktivet sizmikisht në Europë, një teknologji që po zhvillohet nga një firmë izraelite.

Sipas drejtuesve të kësaj firme, provat paraprake kanë treguar se teknologjia e re ka dhënë informacione të sakta për 68 nga 75 raste tërmetesh, për të cilat janë kryer miniteste.

“Për të parën herë, njerëzimi mund të bëjë parashikime me minimalisht 4 orë përparësi se çfarë do të ndodhë. Askush se ka bërë deri më tani”, shprehen ata.

Rumania do të jetë vetëm njëra nga zonat ku do të kryet faza e parë e testit, që më vonë gjatë vitit 2020 do të instalohet edhe në Kaliforni, një zonë tepër aktive në anën tjetër të globit.

Teknologjia aktuale ka arritur të parashikojë 2 deri 3 minuta para.

Parashikimi me të paktën 4 orë përparësi është një hap gjigand që jep mundësinë e evakuimit të banorëve nga ndërtesat për të shmangur viktimat.

j.l./ dita

December 3, 2019 16:04
Komento

13 Komente

  1. hasani December 3, 16:52

    Po cfare thua more zoti gazetar, nqs do te ishte e mundur sigurish qe do te ishte nje zbulim i madh, por sigurisht qe eshte nje utopi, e parealizueshme. Kete e kupton kushdi qe njeh sadopak natyren .

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati December 5, 05:48

      Ata izraelitet mund ta kene bere paisjen ne kete menyre :

      Dihet se termetet me se shumti vijne nga perplasja e pallkave tektonike, ne momentin kur njera nga pllakat kapercen paksa pllaken tjeter,

      Mirepo gjate kesja kohe kur pllakat ferkohen me nejra tjetrin krijohet njefare Energjia potenciale, dhe ne momentin qe pllka kercen siper pllaks tjeter , aty ajo energji kthehet ne enrgji kinetike,te levizjes dhe perhapet lart drejt siperfaqes se tokes.

      Pllakat gjenden reth 200 km nga siperfaqja e Tokes.

      Atehere sic duket izraelitet mund te vendosin sonda qe shkojne thelle deri ne 150 km , ndoshta,
      dhe ato duhet te kene sensore manjetike qe kapin valet energjitike te tronditjes qe jep pllaka qe ne fillim, kur ben perplasjen duke i hypur pllakes tjeter .

      Ato sensore duke kapur te parat dridhjen e tokes qe ne ate thellesi prej 150km apo me shume , e japin rezultatin ne sekonde ne aparaturat e tyre mbi toke,
      Nderkaq dridhja eshte duke ardhur nga thellesia e tokes drejt siperfaqes, dhe i duhen disa ore, sepse esht reth 200 km larg nga siperfaqja e Tokes.

      Pra, sipas meje, ky duhet te jete mekanizmi qe duhet te kene perdorur izraleitet ,
      per te kapur termet 3-4 ore para se te shafaqen ne siperfaqe te tokes

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 December 5, 14:54

        mondo
        pllakat tektonike rrëshkasin njëra mbi tjetrën!!
        pak a shumë njëlloj si dy letra zmerile që fëkohen njëra mbi tjetrën!!
        njëra nga pllakat shkon poshtë tjetra lart!!
        po të kemi dy letra zmerile mund të llogarisim forcën që duhet për ti bërë që të rrëshkasin,dhe për pasojë kohën kur ato do të rrëshkasin!!
        në rastin tonë,ne nuk kemi një sasi të madhe të të dhënave!
        pra mungesa e tyre bën që të jetë e pamundur një llogaritje!!
        si fillim ne nuk kemi një pamje të gjëndjes së mbivendosjes së pllakave,nuk kemi asnjë lloj mase për të matur forcën që i shtyn këto pllaka,nuk kemi pikën ose,më e arsyeshmja,pikat nga ku ushtrohet tërë kjo/këto forcë/forca!!
        psh kësaj rradhe ka ndodhur në pllakën afrikane që përfundon me një majucë në gjirin e otrantos!!pra në atë pikë ka ndodhur rëshkitja!!
        këtë që thua ti se mund të përdorin izraelitët si paralajmërues të tërmetit,pra kohën që i duhet dridhjes që të arrijë në sipërfaqe,më duket pakë si e vështirë!!sa më poshtë shkohet me çpime në sipërfaqen e tokës aq më lart ngrihet temperatura!!që e bën të pamundur çpimin me mjetet e sotme!thjeshtë shkrihen kokat e çpimit!!edhe po të mos shkriheshin nuk është e mundur të çpohet vertikalisht,sikur heq një vizë me vizore!çpohet gjithnjë në formë harku!!
        gjithashtu shpejtësia e lëvizjes së tronditjes është aq e madhe,zërin në ajër e kemi 370 ms!!në materiale të ngurta shkon mbi 1000 ms!!
        pra llogarite se sa kohë i duhet të përshkojë distancën prej 200 km!!
        nëse ndodh aq thellë!!shpesh këto që ne i ndjejmë të fuqishme janë shumë më afër sipërfaqes!!
        pra është e pamundur në këtë drejtim!!
        një variant që kanë provuar është dalja e disa gazeve nga hapsirat që krijohen!por prapë nuk ka pasur rezultat!!
        unë nuk kam shumë besim në një gjë të tillë,por nuk është e thënë që të gjendet ndonjë gjë që ne sot e injorojmë,nuk ja kemi idenë fare se egziston!!
        dhe deri atë ditë,ne duhet të bëjmë atë që mund të bëjmë!!
        1-të ndërtojmë mirë që të përballojnë sa më shumë që të munden
        2-të kërkohet për njëzgjidhje paralajmërimi!!
        3-të zbatohen kushtet teknike dhe jo para nën dorë dhe kutinë e kartonit e quajmë pallat beroni!!

        Reply to this comment
        • Raimond vlonjati December 6, 06:01

          Po rreshqitje e pllakava kundrejt njera tjetres jep termetin,

          Por temretin e jep edhe kur pllaka kalon siper tjetres , dhe nga ky proces biles krijohen malet

          Ne Google e thote keshtu: ” Earthquakes are caused by tectonic movements in the Earth’s crust. The main causeb(SHKAKU KRYESOR) is when tectonic plates ride one over the other.
          Pra kur njera nga pllakat ja hypen cike tjetres, lopthi lol , krijohet ajo qe quher OROGENY, e cila eshte procesi i formimit te maleve per shkak te temretit

          Ky termeti jone ne Durres dhe ne gjithe vijen bregdetare te Shqiperise ndodh vetem per shkak te ferkimit te pllakave tektonike,
          Keto pllaka jane 200 km poshte –Dhe te gjitha termetet tona ne bregdetin tone ndodhin ne kete thellesi–Jane peralla ato qe thone se termeti ne kete rast mund te ndodhte edhe me lart

          Jane termete te tjera ato qe ndodhin me siper
          Termeti me lart ndodh per shkak te defekteve shkembore ne thellesi te tokes, vullkaneve, Bankers Petrolum i Kanadase qe po shkaterron Ballshin me termete te vogla lol etj etj — Historia tregon , se shumica e termeteve tona kane ndodhur ne vijen bregdetare, pra ne carjen ku ferkohen dy pllakat tektonike ne buze te bregdetit tone

          Nqs ato pllaka do largoheshin nga njera tjetra aty ose do dilte ndonje vullkan ose do hapej toka dhe do krijohej ndonje carje , si ne Islande ,

          Ne bregun tone qenka kufiri midis dy pllakave dhe eshte nje si pune carje qe shkon pergjate bregedtit tone–Duket sikur na ka rene tersi aty tek ajo carja

          Ndersa ne lidhje me cpimin me sonde , nuk shkrihet sonda, se nxehtesia eshte shume poshte ..Sonda po te harije te shkoje ne 150km poshte nuk e gjen gje , sepse
          Nxehtesia eshte tek afer 200 km –dhe tutje

          Megjithate , sipas meje menyra e vetme per te kapur impaktin e vales goditese , eshte te kesh mundesi te jesh me aparatura sa me afer vatres ku ndodh goditja midis pllakave
          ,Dhe kjo behet vetem nepermjet sondes, tjeter mundesi nuk ka.Sonda te jep mundesine te jesh sa me afer vendit te “Krimit te pllakave tektonike”

          Pastaj nepermjet percjelljes me sonogram apo me reze x ,apo me percjelles elektrik, electronic etj e trasmeton ate goditje lart ne toke me shpejt , se sa koha qe i duhet vales goditese per ardhur lart, e transmetuar nepermjet materialit te tokes

          Por kete do e marrim vesh pasi izraelitet ta eksperimentojne shpikjen e tyre , se ne tani bejme hipoteza

          Reply to this comment
      • Berati December 5, 22:11

        Pllakat tektonike nuk jane te shkeputura nga siperfaqja e tokes. Pllakat jane vete korja e tokes e copetuar e cila “pluskon” mbi mantelin. Korja e tokes nuk eshte me e thelle se 80 km. Manteli edhe pse per temperaturat 1500 grade duhej te ishte i shkrire per shkak te presionit te larte nuk eshte dhe sillet me teper si nje material plastik brenda te cilit levizin rryma konvektive qe shtyjne pllakat ne drejtime te” papercaktuara”. Por meqe levizja e rrymmave ne mantel eshte shume e ngadalte dhe dryshimi i drejtimit te tyre kerkon milliona vjet praktikisht ne dime sesi levizin pllakat. Ne rastin tone pllaka gjigande afrikane e cila vazhdon poshte Mesdheut shtyn pllaken e Adriatikut e cila rreshqet poshte asaj ta Ballkanit. Shpimet me te thella nuk i kalojne 12 km. Dhe valet zizmike levizin me 2000km/s. Sidoqofte per artikullin sdi cte them sepse nuk jep asnje element mbi parimin ku mbeshtetet kjo metode.

        Reply to this comment
        • Raimond vlonjati December 6, 06:23

          Ne nje studim shkencor , thuhet se shkenceataret akoma nuk jane te sigurte se sa thelle poshte ne toke jane pllakat tektonike , megjithse tani pretendojne se e kane gjetur thellesine e tyre ku gjenden:

          Ato jane thelle midis 80 Milje deri ne 120 mlije –Pra maximumi ato jane pothuaj 194 KM poshte , pothuaj 200 km

          Ja ca thote ky studimi i nje reviste shkencore ketu ne google :

          And—until recently—they couldn’t confidently answer the question: How deep is a continental plate?

          A new study, released last week in Science, may put that final debate to rest. Using seismological data taken from every continent in the world, the paper finds that continental plates begin between 80 and 120 miles below the surface

          Valet siqmike me te shpejta ecin me shpejtesi 7 KM ne sekonde , jo aq sa thua ti

          Porse shkencetaret izraleite per te marre sinjalin sa me shpjet mund te perdorin ne paisjen e tyre , Driten e cila leviz me shpejtesi 300,000 KM /sek.

          Dmth nqs izraelitet harijne te cojne nje sonde reht 100 km poshte atje bejne lidhjen e goditjes me ndezjen e nje drite –Dhe ndezja e drites sinjalizon lart aparaturat ne siperfaqe te tokes,
          shume here me shpejte se vala sizmike te ngjitet lart ne toke

          Natyrisht ajo eshte e vertete qe thua ti se sondat deri 12 km shkojne poshte

          Porse pikerisht ketu eshte zgjidhja e shkencetareve izraelite qe te shkojne me thelle se sa kane shkuar sondat deri tani.

          Kjo ngelet per tu pare

          Ketu poshte jepet vala sizmike me e shpejte qe quhet vala Primare ,qe quhen P -waves,
          dhe shpjegohet se si deperton kjo valenepermjet shkembinjve :

          …P-waves are faster. They travel at about 6 to 7 kilometers (about 4 miles) per second. Primary waves are so named because they are the first waves to reach a seismometer. P-waves squeeze and release rocks as they travel. The material returns to its original size and shape after the P-wave goes by. For this reason, P-waves are not the most damaging earthquake waves. P-waves travel through solids, liquids, and gases

          Reply to this comment
  2. MH December 3, 17:33

    Po te rrealizohet kjo nisem ne njohjen e goditjes se termetit 4 ore para.Asht nji NGA arritjet ma te medha qe ka zbulue shkenca qe nga zanafillja si shkence e deri me sot.Kjo asht e barazvlefshme me vete mendjen e krijuesit te njerezimit dhe botes i ashtuquejturi ZOT,Perendi.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 4, 09:15

      “Kjo asht e barazvlefshme me vete mendjen e krijuesit te njerezimit dhe botes i ashtuquejturi ZOT,Perendi.”
      këtu më ke pëlqyer jashtëzakonisht shumë,MH!!
      ironi e fortë!!

      Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 December 4, 09:30

    booooooooo,
    më duket më shumë si fantashkencë se si një mundësi zbulimi!!
    ajo që njohim nga tëmetet,mendoj se nuk të jep mundësinë të parashikosh me një saktësi të tillë një lëvizje të pllakës tektonike që është në thellësira që ne nuk i kemi arritur!përveç se teorikisht!!
    nuk njohim me saktësi shkakun që të kemi mundësi të përllogarisim,përfytyro të parashikojmë!!
    duke qënë se “nuk jam ai” që di gjithçka,shpresoj që të dalë ndonjë gjë e re!!
    do të ishte gjëja më e madhe që mund të ketë bërë,shpikur njeriu!!
    “Teknologjia aktuale ka arritur të parashikojë 2 deri 3 minuta para.”!?!?!?
    unë nuk do të thosha,quaja “parashikim”kohën prej 2,3 minutash!!do të thosha se duke qënë se lëvizjet e pllakave tektonike nuk kanë një lëvizje të njëtrajtëshme në kohë,por janë me hope në bazë të rezistencës që gjejnë,ne nuk mund të themi se çdo lëvizje e sizmografit është “paralajmërim”!sizmografi tregon momentin dhe jo çfar do të ndodhë pas tij,pra të ardhmen,qoftë dhe sekonda!
    drridhje kemi edhe kur është 2 ball,dhe kur është 9 ball!!2 ballë mund të fillojnë e mbarojnë aty,9 ballshi mund të fillojë me 2 ballë e të vazhdojë me 9 ballë!
    atëherë i vjen që si për 2 ballashin fiks dhe për 2 ballashin paralajmërues të 9 ballëshit të kemi të njëjtin fillim!!
    pra nuk kemi “paralajmërim”,por vetëm ndodhje!!

    Reply to this comment
  4. MH December 4, 12:51

    Kur ti fute ne thojza vlersimin e trunit don te thote te kunderten.

    duke qënë se “nuk jam ai” që di gjithçka,shpresoj që të dalë ndonjë gjë e re!!rehja,ne shkrimin tend:

    “”duke qënë se “nuk jam ai” që di gjithçka,shpresoj që të dalë ndonjë gjë e re!!””

    Shkurt: Ti je dituria e botes.
    Dhe si minje qenefesh fut hundet kudo.
    Meqe te kam pelqyer banu shkues per tek jote eme,te rritet pelqimi.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 4, 14:26

      kollaj o laço!!
      nuk ka nevoj me u bo shkus!!
      të çoj pa e kuptuar ti fare!!
      vetëm thuaj ku të të gjej(vetëm në p të satëme nuk vi)!!
      thonjëzat janë gjithnjë e kundërta,në raste të tilla!!
      MH,ndoshta të kam keqkuptuar,e ke pas me të vërtetë ironi,APO thjesht budallallëkun e rradhës??

      Reply to this comment
  5. Morfeusi pa piluat December 5, 16:49

    Mbase tek ne s’eshte levizur e gjithe pllaka tektonike. ..do ishte ndjer nga Saranda deri ne Slovenia dhe nga italia deri ne Turqi… Thatesira eshte treguesi i pare qe do te kete termet… Beharin tjeter nuk i dihet ca thatsire mund te bej…Mesa di une u dugjen mijra hektare ne Amazona dhe Siberi,ishin zjarre apokaliptike qe thyen rekordin ne historine e njerezimit… se ca ndikimi do te kete nuk e di…Ka satellit qe perceptojne gazrat e mbledhur nentoke nga nxehtesia e djellit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim