“Universiteti” ku studioi elita e Dibrës

September 14, 2018 11:43

“Universiteti” ku studioi elita e Dibrës

 

70 vjet më parë – Pedagogjikja që përgatiti mësuesit e shkollave të  Verilindjes

Nga Halil Rama

Nga ky “universitet” nisën rrugëtimin e tyre drejt majave të shkencës, jurisprudencës, kulturës e publicistikës: prof.dr. Shaban Sinani, prof.dr. Myqerem Tafaj, prof.dr. Fehmi Abdiu, prof.dr. Shefqet Hoxha, prof.dr. Arian Kadiu, shkrimtari Lutfi Hanku, gjeneral Kudusi Lama, gazetarët Kamber Farruku e Defrim Methasani, etj

Shtatëdhjetë vjet më parë, në shtator 1948, në qytetin verilindor të Peshkopisë u hap e para shkollë pedagogjike, e cila për vetë “produktin” e saj (qindra personalitete, deri ministra, gjuhëtarë e profesorë, poetë e shkrimtarë, artistë, diplomatë e gazetarë), me të drejtë njihet si “Universiteti i Dibrës”. Një bilanc mbresëlënës për faktin se ajo nxori rreth 2200 kuadro, djem e vajza, që çuan dritën e kulturën në gjithë krahinat e fshatrat e zonës verilindore të Shqipërisë.

Historikun e kësaj shkolle e rrëfen më së miri njëri nga mësuesit e parë të saj, shkrimtari Lutfi Hanku – një nga korifenjtë e vërtetë të kulturës dhe arsimit kombëtar në Dibër, “Qytetar Nderi” i dy bashkive të Dibrës dhe Bulqizës. Ai sjell në memorie shtatorin e vitit 1948, kur u hap shkolla pedagogjike e Dibrës, që e gjeti këtë rreth me afro 90% të popullsisë analfabete, vetëm me 14 mësues me arsim të mesëm pedagogjik. Shkolla pedagogjike Peshkopi u hap në shtator të 1948; u mbyll në vitin 1967, pas 19 vitesh, u rihap në vitin 1972 e kështu me radhë, u mbyll më 1976-ën, u rihap më 1984-ën, u mbyll përsëri më 1990-ën, u rihap më 1998-ën, një klasë e atashuar pranë shkollës bujqësore dhe u mbyll përfundimisht në vitin 2008. Në analet e historisë së saj ka arritje, por dhe fakte e ngjarje tronditëse…..

Koha kur vuanim urinë e “komunizmit të luftës”

Në memorien e Prof. Lutfi Hankut ruhet e freskët vjeshta e vitit 1945, kur në Peshkopi u ndez drita e diturisë. U çel Shkolla Unike në shtëpinë e Rushdi Shehut. Skllavëria e analfabetizmit u trondit. Në vitin e dytë shkollor erdhën nga Normalja e Elbasanit tre nxënës: Zejnel Sula, Lutfi Hanku, Adem Sollaku dhe nga Shkolla Teknike e Tiranës, Mois Cami. Kontigjenti i ardhur në Unike qe rezultat i kërkesës këmbëngulëse të intelektualit demokrat, Edip Tërshana, për të hapur pas dy vitesh Shkollën Pedagogjike. Shkolla me konvikt kaloi në Dobrovë në shtëpinë e Abdulla Mehmetit. Uniken e vazhduan dibranët: Avni Agolli, Adem Sollaku, Emin Jashari, Halit Doçi, Ismail Hoxha, Ilir Ramizi, Ismail Erebara, Jashar Kaci, Lutfi Hanku, Mois Cami, Mefat Shehu, Nehat Tërshana, Rushdi Ndreu, Selaudin Trepça, Fehmi Ndreu, Vera Nura, Zejnel Sula, Zyber Ndreu. Drejtonte shkollën Edip Tërshana që jepte lëndët shkencore, ndërsa lëndët humanitare i jepte mësuesi Hysni Alimerko nga Vlora. Në dritë-hijet e asaj kohe L. Hanku veçon vërtetësinë, sakrificat e mbijetesës për të fituar dije që të varrosej errësira e padijes me atë mentalitet, dëshirë e botë të asaj moshe. Ulej konviktori i mërdhifur nga të ftohtit pranë fenerit ose dritës së mekur të qiririt, duke nxjerrë sytë mbi dispencat e shkruara me ciklostil. Pa zjarr. Këmbët akull dhe të enjtura, të lagura në opinga të grisura.“Në kohën e lirë ne vraponim tek ndërtesat, që po ngriheshin për zyra në bulevardin e qytetit. Prisnim të kapim ndonjë thes bosh çimentoje. I bënim fletore për shënime dhe për detyra mësimore. Ky refren me zor kapërcehej edhe pse shkollarët në netët e ditët e uritura mbanin shpirtin me 250 gram bukë misri në 24 orë. Ne vuanim urinë e “komunizmit të luftës”, -kujton Prof. Lutfiu, i cili në botën e nxënësit ka mbledhur copëza të jetës si më tipike të asaj kohe. Edip Tërshana dhe Hysni Alimerko kanë mbetur të zgjuar si personalitete me plagë dhembjeje në vetësinë e Lutfiut e të disa shokëve të tij. Diktatura nuk e la drejtorin Tërshana të ndezë i pari dritën e ëndrrës më të bukur të patriotizmit: – Hapjen e Shkollës së Mesme Pedagogjike! Akoma krismat e “sharrësit” që derdhi plumba mbi jetën e mësuesit demokrat, zhurmojnë në lëngatën e asaj nate të trishtuar të qytetit të Peshkopisë e të Lutfiut…E vranë burrin e diturisë që formoi të parën Parti Demokratike në Shqipëri!

Kur qyteti ndrydhej nën kërcënimin e terrorit të kuq

Ambienti i sajuar për shkollën Pedagogjike ishte një shtëpi me oborr të ngushtë me dhoma studimi e fjetje si kotec. Mesnatat mbyteshin në terror. Sharrësit korrnin jetë njerëzish. Ndërsa mëngjeset e ngrira zgjonin Peshkopinë me këngët e konviktorëve, nën presionin e zërit të çjerrë të sekretarit të Partisë,Nuri Prrenjasit, një refren i detyruar. Por tek ura e qytetit mekeshin zërat e trembur të rreshtit. Në mes të sheshit të pazarit vazhdonte trekëmbëshi i vdekjeve me litar për kundërshtarët e komunizmit. Kënga shuhej nën mërmërima zërash. Qyteti ndrydhej nën kërcënimin e terrorit të kuq. Edhe mes klithmës së terrorit, unikasit u bënë promotorë të zhvillimit arsimor e kulturor të qytetit. Ata derdhnin vullnetet rinore përmes kulturës, artit e sportit si: Ismail Hoxha, Zejnel Sula, Vera Nura, Ismail Erëbara, Moisi Cami, Lutfi Hanku, Nuri Abdiu, Shemsi Manjani, Skënder Sharku. Nehat Tërshana, Mefat Shehu etj. Lutfiu i përmend me nostalgji prindërit e shokëve të shkollës, si: Nëna e Selaudin Trepçës, Netën e Vera Nurës, nënën e Halit Doçit që vinte mes dimrit nga Lura, nënën e Skënder Sharkut dhe të Selaudin Trepçës, etj.

Kalvari i mësuesit e shkrimtarit disident/ Mbështetja që i dha ish-ministri i arsimit Bedri Spahiu

Viti i dytë solli mësues indiferentë, të ftohtë me drejtorin, autoritarë e fashistë në karakter, si Pandi Cicin. Lutfiu nuk u bindej urdhrave të mbrapshta të filozofisë të tij të spiunit. Ai nuk harron profesor Sinjarin me “profecitë” e tij. Por nuk harron as “lugatin” N. Prrenjasin, sekretarin e partisë në shkollë. Ai mblodhi rreth vetes nxënës, “aristokratë” me rolin e hetuesve që raportonin çdo “mëkat” të shokëve. Pedagogjikasi Hanku nuk i përballoi trysnitë amorale të shpifjeve të “shokëve” të tij. Një ditë atë e larguan nga shkolla. Por më vonë ishte Ministri i Arsimit, Bedri Spahiu, që i dha të drejtën e vazhdimit të pedagogjikes në Shkodër. Ngrohtësia shoqërore, takti pedagogjik, veçanërisht i drejtorit Shaban Arra, e mësueses së gjuhës shqipe e letërsisë, Arsinoi Bino, korrektesa dhe respektimi i nxënësit si individ i lirë e me personalitet, ndërgjegjësimi i vetëgjyqësimit, nxitën premisat e dhuntive të përgjumura e melankolike të nxënësit dibran Lutfi Hankut, ashtu si dhe të kuksianit Havzi Nela, shokut të ngushtë. Më 1952 mbaroi pedagogjiken dhe u emërua mësues në Fushë Bulqizë dhe në 7-vjeçare nate drejtor i shkollës së qytetit Bulqizë. Pas një muaji transferohet në shkollën 7-vjeçare të Kastriotit. Në Konferencën Kombëtare të Arsimit u cilësua “Mësues i dalluar”.Më 28 Nëntor 1953 krijoi familje me të bijën e “armikut të popullit”, Z. Shehu. Pas një viti shkon në 7-vjeçaren e Zerqanit dhe më 1954 Inspektor i Arsimit. Më 1960 Lutfi Hanku mbaroi Universitetin Shtetëror të Tiranës, duke plotësuar kështu ambiciet arsimore, dëshirat e pasionet e të riut për dije dhe me përkujdesjen e heshtur të pakursyer të Rrahman Hankut të paharruar – ish-Ministër i Ndërtimit.

Pedagogjikja që u shndërrua në “Universitet të Dibrës”

Porta e hapur e dashurisë së parë, – shkolla pedagogjike e priti dhe nxënësin e fillimit të saj më 1948, tani mësues. Aty gjeti Zenelin, Moisin, Ismailin dhe Shemsiun, të cilët mbaruan studimet e larta më parë.

– Mirë se erdhe Lutfi Hanku! – uroi Ismaili.

– Ikëm prej këtu nxënës dhe u kthyem mësues,-tha Zeneli, drejtor. Këta mësues, e të tjerë pas tyre pasuruan me vlera shkencore dhe rritën emrin e pedagogjikes, sa e quajtën “Universiteti i Dibrës”. Mësuesi e shkrimtari brilant nuk ndan nga vetja shokun e universitetit, Osmanin merakli në përgatitje, Shemsiun, Munirin, Oruçin, Tahirin, Semiun etj. Kujton gjallërinë e Ismailit që hynte në Këshillin Pedagogjik me xhaketën e bërë bardhë me pluhur shkumësi, lëvizjet nga pasioni para tabelës së zezë që e mbushte me ekuacione, mes qetësisë e vëmendjes së nxënësve. Fol, shkruaj dhe fshij, i futur në magjinë e numrave me plus minuse deri sa t’ua regjistronte në mëndje nxënësve. Ndodhte kur në fanatizmin e ligjit të numrave “ikte” harmonia shkencore, atëherë nervoziteti “hante” mësuesin Ismail, por ai nuk “dorëzohej”, derisa t’u pjesëtonte shpirtin human e t’ua ndante secilit mësues të ardhshëm. Atëherë nxënësit e ndjenin se rriteshin dhe dilnin nga klasa të fituar e të kalitur me vullnet si mësues. Në albumin e kujtesës së mësuesit Hanku gjelbëron emri i Nevrezit. Atë nuk mund ta fshehë mjegulla e harresës, as ta tresë mermeri i bardhë. Ajo rrezaton në jetësinë shkollore të nxënësve dhe kolegëve.

Si shpëtoi mësuesi nga një “incident politik”

Kujton mësuesi edhe një datë: mëngjesin e gushtit 1967. Ai hipi shkallëve të ngushta të Degës së Punëve të Brendshme, i shoqëruar nga polici. E kishte thirrur kryetari, Zija Kambo për një “incident politik”.

Një “Dacibao” (Fletë – rrufe) fajësonte policinë pse nuk vriste qentë rrugaçë që prishnin qetësinë e qytetit. Ajo mbante firmën e mësuesit L. Hanku.

– “Ti ke fyer policinë e popullit! Policia nuk vret qen, por armiq e diversantë”,-bërtiti me ton të ashpër kryetari, sa hyri mësuesi në zyrën e tij.

– “Nuk e paskam ditur që policia nuk vraka qen”,u përgjigj mësuesi me indiferencë.”

– “Ti ke nxjerrë mllefin për pushkatimin e vjehrrit tënd.”

– “Mos më paragjykoni shoku kryetar.”

Si u qetësua pakëz, duke zhbiruar fytyrën e mësuesit, vazhdoi:

– “Ti vjen nga një familje shumë e mirë. Por e ke mbyllur rrugën e avenirit. A kishe pak femra që të krijoje familje?!”

Mësuesi u kthjellua dhe e kuptoi hallin e tij.

– “Faleminderit shoku kryetar! Me atë grua më lidhi fati. Ajo sot lindi vajzë…”.

Heshtja e kryetarit ishte e lexueshme. Por prapë e ngacmoi mësuesin:

– “Përse nuk të mbajti Universiteti?!”

– “Paragjykimi….Biografia…Telefoni…”

…Mësuesi u kthye nga materniteti. Ndjeu të qarën e vajzës së sapolindur. Një jetë tjetër i gëzoi shpirtin për herë të parë, më 20 Gusht 1967, Kozeta, pas 15-vitesh martesë me Hazbie Shehun!

Mësuesi që “nxinte” punën e Partisë nxori profesorët, ministrat e artistët ardhshëm

Në vitet ‘’60-të u shtua gramatura e bukës së konviktorëve. Disa filluan të gjuanin mbi njëri-tjetrin me saçme buke. Ky veprim ra në vesh të Komitetit të Partisë. Sekretari i Parë mblodhi kionviktorët. Ngriti të flasë ish konviktorin e vitit 1948 për vështirësitë e asaj kohe, Lutfi Hankun. Ai u kujtoi: “konviktori hante 250 gram bukë misri në ditë. Mbetej gjithnjë i uritur. Me drita feneri mësonim, të palarë e pa zjarr, e të tjera!?…”.

Mbledhja mbaroi në heshtje. Duke dalë sekretari i foli ish konviktorit Hanku:

– Ti e nxive fare punën e Partisë!

–Unë nuk i thashtë të gjitha,- u përgjigj i ndrojtur mësuesi.

Pas pak ditësh mësuesi u ndodh përballë me sekretarin e parë.

–“Shoku sekretar!” – guxoi mësuesi.

–Ç’deshe? u përgjigj i vrejtur e mospërfillës.

–“Konviktorët nuk lujnë më me bukë”.

–Heu, vërtetë?!,-u përgjigj i çuditur sekretari i parë.

Por sekretari nuk e harroi se mësuesi L.H e kishte nxirë punën e Partisë. E hoqi ca vite nga shkolla pedagogjike. I ndërgjegjësuar për misionin fisnik të mësuesit, Lutfiu, veç njohurive të programuara shkencore, mundohej që nxënësit të dilnin sa më të kompletuar e të pjekur, dhe me kulturë artistike.

Mësuesi që dikur u përjashtua nga “Pedagogjikja” pse “nxinte” punën e Partisë nxori profesorët, ministrat e artistët ardhshëm. I ndërgjegjësuar për misionin fisnik të mësuesit, Lutfiu, veç njohurive të programuara shkencore, mundohej që nxënësit të dilnin sa më të kompletuar e të pjekur, dhe me kulturë artistike. Dramat e vëna në skenë me nxënësit aktorë nga mësuesi regjisor, si “Përmbysja”, “Cuca e Maleve”, “Përmbytja e Madhe”, “Duke gdhirë viti ’45”, “Shtëpia në bulevard”, disa numra estrade dhe ansamblet në shkollën pedagogjike e bujqësore e rritën emrin dhe vlerat në konkurrimet me shkollat e mesme të Republikës si në Elbasan, Shkodër, Rrëshen, Berat, Bulqizë e Peshkopi dhe pothuajse në gjithë zonat e Dibrës gjatë pushimeve të verës, duke sjellë çmime kombëtare, medalje e dëshmi të sukseseve artistike. Profesor Lutfiu i mban në mendje pedagogjikasit, bujqësorët e gjimnazistët, ish-nxënësit e tij: Kudusi Lama, Myqerem Tafaj, Fehmi Abdiu, Nexhmi Dumani, Qani Përtafi, Shaban Sinani, Agim Basha, Zymbyle Zeneli, Arian Kadiu, Lumturie Rexha, Enver Hysa, Lirie Rexha, Natasha Shehu, Përparim Sinani, Fiqiri Novaku, Alie Zhulali, Sali Onuzi, Alleta Martini, Kamber Farruku, Faik Xhani, Reshat Kola, Gëzim Shatku, Vangjel Petri, Latif Okshtuni, Fiqiri Duriçi, Hysen Uka, Baftjar Gazidede, Ramazan Ilnica, Bujar Pata, Bujar Shehu, Agim Shehu, Musa Riçku, Lavdrim Shehu, Syrja Stafa, Kujtim Leka, Shpresa Agolli, Defrim Methasani, Hasije Deva, Nexhmije Cani e shumë të tjerë, emra të spikatur të elitës intelektuale dibrane e kombëtare.

September 14, 2018 11:43
Komento

16 Komente

  1. Tironsi September 14, 21:40

    U noe halil Rama

    Po kete “Universitet” a e kish pas dibra para 1944 apo u hap e u ndertua ne kohen e terrorist te kuqe, rriti breza te Tere qe punuan e jetuan e ndertuan e sakrifikuan Öse dhe jo, ne kohen e terrorit te kuqe, qe ishin lart ne majat e piramides se kuqe????

    Po ne kohen e “madherishme” te gjithe paraardhesve te terrorit te kuqe a kishdi Ra keto shkolla e KEte “Universitet”, Po ne kohen e mender madherise se tij qe e kishit dhe nga anet tuja, ai I kish dibra keto “Universitet”?
    Po ky Abdiu e tafaj e gazidede e shabani Kur e Ben njat shkolle mor tej dibran, KU punuan mor tej halil?
    Po Mos ish ai “terrori” I kuqe do kishin ose no nje shkolle fillore ose do ishin gerxheve me dhi.

    Po at shtepine kush ja u ndertua prape mor tej halil Rama, Kur Ra termeti i 68?
    A e man mend apo skishe le akoma.

    E pra Po Mos kish qene ai “terror ” I kuqe dibra do ish akoma mush me morracake, te zbathur e barkbosh, analfabet qe do kishin qen re gxum me arrit moshen 39 vjec.
    Sic kish gjithe kohen e histories se vet.
    Po Mos kish qene so “terrori” i kuqe, ata qe u persekutun (qe thua to) do kishin jetu dhe CA vite sa tu bojshin 40 vjec , Po gjithe pjesa tjeter e popullsise se dibres do kishin jetu nen bajrakun e tyre, nen kanun, te varfer e analfabete, te ngujum, te vrare nga hasmi e te vdekur nga semundje.
    Ne mes tyre dhe keta te shkolluarit qe permend ti halil

    Ah halil. Uro te Mos I bier dibres nonj termeti se pastaj do I falesh zotit dhe allahut te kthehet prape ai I ashtuquajtur “terror I kuqe”.

    malok der Pis e mosmirenjohes, spiun maqedonas

    Reply to this comment
  2. Tironsi September 14, 21:43

    U noe halil Rama

    Po kete “Universitet” a e kish pas dibra para 1944 apo u hap e u ndertua ne kohen e terrorit te kuqe, rriti breza te Tere qe punuan e jetuan e ndertuan e sakrifikuan Öse dhe jo, ne kohen e terrorit te kuqe, qe ishin lart ne majat e piramides se kuqe????

    Po ne kohen e “madherishme” te gjithe paraardhesve te terrorit te kuqe a kish dibrai keto shkolla e KEte “Universitet”, Po ne kohen e mender madherise se tij qe e kishit dhe nga anet tuja, ai I kish dibra keto “Universitet”?
    Po ky Abdiu e tafaj e gazidede e shabani Kur e Ben njat shkolle mor tej dibran, KU punuan mor tej halil?
    Po Mos ish ai “terrori” I kuqe do kishin ose jo nje shkolle fillore ose do ishin gerxheve me dhi.

    Po at shtepine kush ja u ndertoi prape mor tej halil Rama, Kur Ra termeti i 68?
    A e man mend apo skishe le akoma.

    E pra Po Mos kish qene ai “terror ” I kuqe dibra do ish akoma mush me morracake, te zbathur e barkbosh, analfabet qe do kishin qen te gxum me arrit moshen 39 vjec.
    Sic kish gjithe kohen e histories se vet.
    Po Mos kish qene ai “terrori” i kuqe, ata qe u persekutun (qe thua to) do kishin jetu dhe CA vite sa tu bojshin 40 vjec , Po gjithe pjesa tjeter e popullsise se dibres do kishin jetu nen bajrakun e tyre, nen kanun, te varfer e analfabete, te ngujum, te vrare nga hasmi e te vdekur nga semundje.
    Ne mes tyre dhe keta te shkolluarit qe permend ti halil

    Ah halil. Uro te Mos I bier dibres nonj termeti se pastaj do I falesh zotit dhe allahut te kthehet prape ai I ashtuquajtur “terror I kuqe”.

    malok der Pis e mosmirenjohes, spiun maqedonas

    Reply to this comment
  3. Elbasansia September 14, 21:54

    Uh mor halil Rama

    Po kete “Universitet” a e kish pas dibra para 1944 apo u hap e u ndertua ne kohen e terrorit te kuqe, rriti breza te Tere qe punuan e jetuan e ndertuan e sakrifikuan Öse dhe jo, ne kohen e terrorit te kuqe, qe ishin lart ne majat e piramides se kuqe???? U Po Rahman Hanky (njeri e familje e nderuar, I njoh personalisht) minister I kujt qeverie ish mo halil qe u halilofsh.

    Po ne kohen e “madherishme” te gjithe paraardhesve te terrorit te kuqe a kish dibrai keto shkolla e KEte “Universitet”, Po ne kohen e mender madherise se tij qe e kishit dhe nga anet tuja, ai I kish dibra keto “Universitet”?
    Po ky Abdiu e tafaj e gazidede e shabani Kur e Ben njat shkolle mor tej dibran, KU punuan mor tej halil?
    Po Mos ish ai “terrori” I kuqe do kishin ose jo nje shkolle fillore ose do ishin gerxheve me dhi.

    Po at shtepine kush ja u ndertoi prape mor tej halil Rama, Kur Ra termeti i 68?
    A e man mend apo skishe le akoma.

    E pra Po Mos kish qene ai “terror ” I kuqe dibra do ish akoma mush me morracake, te zbathur e barkbosh, analfabet qe do kishin qen te gxum me arrit moshen 39 vjec.
    Sic kish gjithe kohen e histories se vet.
    Po Mos kish qene ai “terrori” i kuqe, ata qe u persekutun (qe thua to) do kishin jetu dhe CA vite sa tu bojshin 40 vjec , Po gjithe pjesa tjeter e popullsise se dibres do kishin jetu nen bajrakun e tyre, nen kanun, te varfer e analfabete, te ngujum, te vrare nga hasmi e te vdekur nga semundje.
    Ne mes tyre dhe keta te shkolluarit qe permend ti halil

    Ah halil. Uro te Mos I bier dibres nonj termeti se pastaj do I falesh zotit dhe allahut te kthehet prape ai I ashtuquajtur “terror I kuqe”.

    malok der Pis e mosmirenjohes, spiun maqedonas
    Po qenke fare I trashe o lumemadh,.
    Gjithe artikullin mush me politike e Shan “terrori e kuqe” dhe nga Ana tjeter ngre e mbur sistemin arsimor, kulturor, mburr gjykatesit e minstrat e Prof e Universitet te tiranes, prof e gjuhes shqipe ne Paris,, ambasadoret perfaqesues te regjimit te “terrorit te kuqe”.

    Shko mener …. Me artikullin tat derr katnar

    Reply to this comment
  4. Dhimiter M Xhoga.(Guri Naimit D.) September 14, 22:16

    Halit Rame me vjen keq qe e keni njollosur ate figur mesuesi sa drejtuesi Lutfi Hanku,sa nonjohur une,deri familen e tij. Ai veret ka luftuar per eleminimin e mangesive apo te metave te kohes,po jo keshtu si shkruani Ju.Nuk e di si do ta presin kete shkrim shumica e emrave qe ju permendni ne kete shkrim, ne jane gjalle.E di qe i ndieri Rahman Hanku,njohur nga vite 50t-ai drjtor i Hidrocentarli Selites, une “Koriri tuneleve” njeheres nxenes shkolle mes Tirane.), po te ishte gjalle jo qe sdo e panonte kete shrkim,po dhe vete Luanin, do ta qortonte per nonje te thene jo reale. Te nderuar ish mesues pse jo dhe ish nxenes, lexojeni dhe me qortoni persa them une.Ate kuader arresimi njohur ne Tirane,po jo te tille,perkundrazi.
    Me konsiderata per ata ish nxenes dale muesues nga pedagogjikia e peshkopise,njohur si me te pregatiturit.
    *83 Vjecari mesues e drejtor shkollash ne Tirane sa na fshat e ne Qytet.28 vite pesionist,aktiv, Nuk besoj se nuk e kam njohur lete person.
    Dhimiter Xhoga.Aktualisht ne Toronto.”derguar”vitet qe na drejtojne pseudodemokratet e pas 90tes, -fatkeqesisht akoma neper kembe.
    U realizofte nisia,per “pastrimin” e figurave…qe po pret e perjeton vendi yne.
    Ju qe shkruani mos harroni:”gjella me kripe”po “kripa” me karar.
    Me ndieni te nderuar miq e kolege,shkruaj nga tej oqeani.me divizen:”Opozitare po vellezer”.

    83 vjecari ne mergim;
    Dhimiter M Xhoga.

    Reply to this comment
  5. hysa September 15, 12:20

    Nje ekstremist ne politike, i cilit krah qofte, sic e tregon vehten halil rama, nuk mundet kurre te shkruaje histori te paanshme e te vertete.

    Reply to this comment
  6. Turpi eshte i Dites per kete pacavure.. September 16, 01:25

    Lexova keto dite nje mbledhje perkujtimore te 50 vjetorit te MATURES SE GJIMNAZIT TE Kucoves dhe u mallengjeva pasi jam ne nje moshe te tille.(KJO FOTOGRAFI ESHTE DHE TE FOTOT E KUCOVES TE GAZETA TEMA.. # 5)
    .
    Lexoj sot kete Halel Ramen (H.R) dhe mund te them se kam lexuar artikullin me te zi pas 1991-ish.qe dhe serbi me antishqiptar do cuditej.
    .
    Nuk e kuptoj pse e bejne “hero” Avzi Nelen ..dhe thone se e varen ne litar si poet..
    .
    Ai eshte denuar konforme sipas ligjeve te kohes me burgim ne menyre korrekte per fajet e tij..DHE U VAR NE LITAR ne menyre te turpeshme “nga ca enveriste fanatike” qe pas 1991 u bene demokrate..Havziu u var ne litar se vrau per vdekje policin e shtetit qe dhe ne Amerike egzekutohet..
    .
    I lutem gazetes Dita per hir te respekti qe ka fituar ta heqe nga qarkullimi kete qenef-hone
    .
    Ve bast me jeten time qe ky Halel Rama ka qene nje sume ferkues i sisemit…le te na tregoje dikush cfare ka hequr nga sistemi Enverit ky Pellumbkulla i Dibres..
    .
    Per fat shoket me te mire i ka patur nga Dibra por ky eshte “nje delete” ..ku fjale “delete ” le te perdoret fjala me ndyre shqip..sepse nese ka nje gje madheshtore te sistemit Enver Hoxhes ai ishte Arsimi dhe kete nuk ka zog kurve ne bote ta mohoje me perjashtim te Haletit..

    turp HR.. e felliqe Dibren e nderit & beses !!

    Reply to this comment
  7. geg hyseni September 16, 16:06

    Ky krymbi i gjirizit H.Rama, me ket shkrim pervers kerkon te perbalte ket tempull te dijes dhe drites, PEDAGOGJIKEN e Peshkopise, pikerisht ne 70 vjetorin e vitnisjes se saj…Por aq sa mund te shembet Korabi, aq mund te erresohet puna dhe vepra titanike e komisarve te maleve,qe pa e hequr akoma pushken nga krahu, ngriten vatrat e dijes ane e kend Shqiperise…ne lufte me erresiren, obskurantizmin dhe mjerimin ekonomik te trasheguar nga para ardhesit e ketij sojit H.Rammmm…Sot ne ket feste jubilare duhet te perurohej shtatorja e komisarve te drites, qe linden dhe u rriten pikerisht ne ket fidanishte te arsimit tone kombetar, dhe jo shtatoret e kriminelve te tipit Halil Alia me shoket e tij antishqiptar!

    Reply to this comment
  8. Guri Naimit D. September 16, 22:28

    Faleminderit Komentues te nderuar qe me plotesuat mangesite e mia.per kete shkrim te inicialeve HR. Komente tuaja :”geg hysen.”.Hysa” sa komenti”turpi elites “Dites”,,( per kete me vjen keq fansar i saj une gjysh),me qetuan. Keto komente na duhen…Vetem per ARRESIMI dhe kulture per ato vite, nuk mund te flitet se jane MONUMENTE TE GJALLA vepra e asaj kohe per To.
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  9. ml September 17, 09:29

    Ky Hale Rama vetem pislleqe paska zhgarravitur.Ne e dime se e kemi perjetu ate periudhe ,turpe te te vije..

    Reply to this comment
  10. Dodona mbi Tomorr September 17, 17:43

    Nuk e di se c’moshe ka ky Rama , autor i ketij shkrimi , ‘por ne “48 ishte akoma sistemi i trisketimit si ne te gjitha vendet e Europes te sapo dale nga lufta :Keshtu qe ai nuk thote asgje te re.Eshte vendosmeria e atij sistemi qe brenda me pak se nji cerek shekulli arriti te pergatise nji armate te tere specialiste e kuadro intelktualesh te afte qe e fuqizuan ekonomin e vendit , ndertuan fabrika e kombinate , e rimekemben bujqesine e shkaterruar te sistemit
    feudal”dhe siguruan e plotesuan me se miri nevojat e vendit.Kane kaluar “30vjet nga 1990 dhe ekonomia jone nuk po e mer vehten ; te mos flasim per bujqesine sepse ajo pothuajse nuk ka peshe ne ekonomin e vendit ne ate formen e coptuar qe nuk ploteson as nevojat e vet familjes fshatare “apo fermere”sic kane filluar ta quajne tashti!

    Reply to this comment
  11. DIBRANI September 19, 13:35

    Lexova komentet e mesiperme dhe ndjeva neveri nga keta shpifes ordinere.
    Te shpifesh ndaj nje gazetari me pervoje 30 vjeçare, kryeredaktor i dy gazetave dinjitoze dhe autor i 12 librave, sic eshte Halil Rama, do te thote te jesh ne pozita mjerane. Vetem ai qe s’ka argumente kalon ne fyerje. Keshtu ndodh me komentuesit e mesiperm, te cilet, duket fare qarte qe nuk e kane lexuar fare reportazhin Universiteti ku studioi elita e Dibrës, ne te cilin autori nuk ben histori, por pasqyron rrefimet brilante te mesuesit e shkrimtarit te shquar Lutfi Hanku, ish themelues dhe bashkekohes me themeluesit e Shkolles Pedagogjike, Peshkopi, qe nxorri mbi 220 kuadro per arsimin, per gjithe Verilindjen, e deri ministra, gjuhetare e profesore te nderuar.
    Sa per aludimin e ndonjerit se çberi per arsimin ne Diber ish Mbreti Zog, atij mjafton t’i kujtojme te famshmin Internat te Kastriotit, nga ku dolen ekonomiste e financiere mjafte te zote.
    Si perfundim, reportazhi i gazetarit te mirenjohur Halil Rama, jo vetem qe nuk e injoron por e pasqyron realisht historikun e shkolles Pedagogjike Peshkopi, ne 70 vjetorin e saj

    Reply to this comment
  12. Masllan Meći September 19, 14:56

    Lutfi Hanko nje profesor i mire . Ne shkollen bujqesore Peshkopi ka pas dhene gjuhe , letersi . Ne vitin 1966 kur Zojo Themeli erdhi sekretar i pare nehttps://www.facebook.com/trtrtryuyu7yu7yu12235 Diber , vellau im Sadiku me urdher te ministrit te arsimit Thoma Deljana vazhdoi shkollen bujqesore ne Peshkopi . Me kerkes te organizates baze te partis Zall Reć , Sadikut ju pre e drejta e studimit . Ne ate.moment ishte ne oren.e letersis.me pr .Lutfi Hankun kur profesori i komunikoi se me urdher te sekretarit te pare i pritej e drejta.e.studimit .

    Reply to this comment
  13. Selman Meziu September 19, 22:39

    Te shkruash per historine e shkolles pedagogjike Peshkopi nuk eshte e lehet, sepse ajo ka kaperdredhjet e saj si çdo ngjarje historike apo institucion shteteror e privat.
    Por guximi i i Autorit te shume librave dhe te gazetarit te mirenjuhur Hali Rama mbeshtet ne biseden me njerin nga korifejt dibrane te mesuesise dhe te letersise dibrane LUTFI HANKUT, gjithashtu edhe ne shume materiale burimore, gje te cilat hedhin fashe drite mbi ngjarje te reja, te ish nxenesve apo mesuesve te ketij prodhuesi edukatoresh te rinise shqiptare.
    Prandaj kushdo qe me emra te rreme , hedh balte mbi artikull shkruesin ende e shikon boten shqiptare dhe ate boterore vetem me dy ngjyra bardhe e zi gje e cila nuk eshte as reale, as edukative, as njohese historike e institucionit ne fjale dhe e gjithe çkaje.
    Gjithashtu ne reagimet duhet te ruajm gjakeftohtesine, etiken morale dhe te sjelljes, por edhe duhet te shkruajm ne baze te nje llogjike e duke njohur ne brendesi materialin dhe historine e shkolles.
    Mendoi se tema qe trajton gazetari tanima i mirenjohur Hali Rama ka hapur nje dritare te re, ka hapur nje trase te re per te njohur me ish mesusit e nxenesit e asj shkolje dhe historine e saj me llogjiken e fakteve dhe duke perdorur kujtimet e profesor Lutfi Hanku. flm.

    Reply to this comment
  14. Selman Meziu September 19, 23:04

    Hollsite e dhena mbi disa personazhe e ngjarje te shkolles se Mesme Pedagogjike Peshkopi, jane pjese e historise se kesaj shkolle ku Gazetari mirenjohur Halil Rama dhe njekohesisht autor i mbi 12 librave i ka dhene nepermjet buimeve te shkrojtuar dhe rrefimeve te njerit prej profesoreve me te shquar te kesaj shkolle LUTFI HANKU njekohesisht shkrimtar dibrane.
    Kur shkruan apo reagon ndaj nje artikull, veprimi i pare eshte qe duhet te analizosh me kujdes artikullin e artikullshkruesin e te njohesh historine e ketij institucioni shkollor mjaft te reandesishem.
    Gjithashtu eshte jashte normave etike e edukative te perdoren fjale fyese ndaj autorit te shkrimit i cili per te shkruajtur ate ka kaluar nete te tana pa gjume duke germuar mbi dokumenta e shenimet e tija. Si dhe eshte e pamoralshme kur nuk shkruajn me emrin e vertet por me pseudonime, gje e cila i largohesh pergjegjesise direkte.
    Gjithastu perdorimi i fjaleve fyese e denigruese eshte mungese kulture e kuptimi te gjere e demokratik te problemit. Sepse disa autor reagimesh jane te manget nga kultura se i shohin gjerat vetem bardhe e zi dhi si ju intereson atyre, si dhe bien ne prehrin e nje gjykymi naiv e pedant pa anlize reale te atyre qe kane ndodhur. Historia eshte historie vertet ku shkruhen te gjitha ngjarjet sido qe te kene dodhur ato pa zbukurime e ngjyrime. flm

    Reply to this comment
  15. Bashkimi September 20, 07:44

    Njerez qe japin opinione duke share e ofenduar, te fshehur pas nje pseudonimi, thjeshte jane njerez me personalitet negativ, qe shoqerise nuk i vlejne. Aq me keq nuancat nostalgjike ne opinione, per diktaturen qe e vuajti populli shqiptar, nuk mund te jene pjese e vlerave pozitive per nje shoqeri te emancipuar e te demokratizuar. Ne shkrimin ““Universiteti” ku studioi elita e Dibrës” z.Halil Rama shpreh me realizem grimca te jetes se personazheve qe jeten e tyre e kane te lidhur me shkollen pedagogjike te Peshkopise dhe me kete shkrim ai rikujton vlerat e punes se nxenesve e te mesuesve ne kete shkolle qe ai e quan bukur “universitet”. Dibra ka pase “universitet”, “oden e burrave”, “internatin e Kastriotit” dhe “shkollen pedagogjike” qe jane e do te mbeten vlera te rralla te treves, qe ruhen ne kujtesen e dibraneve me dashuri e respekt. Natyrisht qe keto vlera jane shume me teper se sa mund te thuhen ne nje shkrim dhe gjithashtu edhe personazhet me kontribute te paharruara jane me shumice. Ju urojme perzemersisht pedagogjikasve “Gezuar 70-vjetorin e hapjes se kesaj shkolle! Festofshi edhe shume pervjetore te tjere!

    Reply to this comment
  16. Agim September 20, 09:36

    E pergezoj sinqerisht autorin gazetarin e njohur Halil Rama per kete artikull me shume vlere perkujtues te nje shkolle me vlera kombetare si pedagogjikja e Dibres .Kjo pune e vkefshme e tij eshte ne vazhden e ounes qe oo ben ky gazetar me oervoje disavjecare dhe shume i njohur per vlera te medha qe ja pasur dhe ka Dibra .Nepermjet kujtimeve te njerit prej pjesemarresve me te pare tevkesaj shkolle ai jep disa caste kujtimesh ne kete shkolle .Keto kane vlere per pjesemarresitcqe jane akoma gjalle dhe per gjithe krahinen e Dibres per vlerat qe ma pasur . ..Posacerisht per mua ka vlera kujtimi i trajtimit intekektual te mesuesit z.LHanku nga segmente re diktatures qe ne vend qe te merrnin masa oer te ndrequr problemet per te cilat kritikoheshin quanin kritiken me vlera armiqesore …sepse pikerisht per kere gje kam ne dore nje roman “Nje dosje armiku’ku paraqes nje mesues qe peson kalvarin e denimeve oikerisht per keto arsye…Ka rendesi te kujtohen me paraqitje kujtimesh te ketyre kujtimeve ;me romane e tj.keto gjera me qellim qe re mos perseriten me sepse me sa shoh nder te tjera edhe nga komentet ka akoma njerez me mendesi si te asaj kohe…Ka vlera te tjera :Ne njerezit qe permenden ne artikull kam pasur fatin te njoh disa prej tyre:N.Abdiu -nje nder psikologet me re pare bashkautor dhe redaktor kryesor te tekstit te pare te psikologjise per shkollat e larta -ae e kam pasur pedagog nje njeri me vlera te larta edhe si njeri edhe si studiues, F.Novakun nje intekektual tjeter me shume vlera qe e kam oasur mesues dhe shume te tjere .Kam oasur fatin te punoj me disa te tjere si F.Durici ,LDuva,D.Gega e tj .shume te perkushtuar per te cilat kam shkruar ne romanin tim te pare “Njeriu me maske”
    Kam verejtur komentet dhe pjese me kane kene shije te hidhur. .Une nuk e di cfare kane keto autore anonime me gazetarin me shume pervoje dhe shume te perkushtuar e te palodhur z.Halil Rama po me kete east nje gje mund re them
    Ne vitin 1988kam qene drejtor shkolle ne Fushe-Bulqize dhe ne kete cilesi kam marre pjese si i ftuar ne festimin e 40-vjetorit te kesaj shkolle dhe vertet kam oare me sy atje pikerisht eliten e Dibres qe kane punuar dhe ka pergatitur kjo shkolle saktesisht sic i pershkruan artikulli ;pedagoge te shquar dhe perfaqesues te shkences qe jane pernendur dhe te tjere qe mund te shtoja si Sh.Osmani hartues i fjalorit fe pedagogjise ;Veli Bici nje studiues tjeter me shume vlera oer gjuhesine si dhe shume te tjere.Kam oare gjithashtu ne kete rast muzeun e kesaj shkolle me shume enra te shquar qe kane kaluar ne kete shkolle.
    Duhet te jete akoma ky muze me mjaft vlera po gazetari i mirenjohur ben nje artikull ne kujtim te kesaj shkolle dhe te kesaj elite me mjaft vlera…Per te gjitha keto seshiroj ta falenderoj perzemersisht autorin per kenaqesine qe me dha dhe t’i uroj suksese ne shkrime te tjera kaq te vlefshme oer Dibren me kaq shume vlera dhe qe oresin pena te tilla per t’i pasqyruar.
    FALEMINDERIT!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*