Uollfarth: Të shmangen veprimet që politizojnë punën e administratës zgjedhore

Redaksia Online February 5, 2013 14:02

Uollfarth: Të shmangen veprimet që politizojnë punën e administratës zgjedhore

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Uolfarth, mblodhi sot në një takim përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Tiranë, me qëllim bashkërendimin e qëndrimeve lidhur me zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Në takim morën pjesë edhe  kryetarja dhe zëvendëskryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Anëtarët e Grupit Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet i shprehën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbështetje të vijueshme për zbatimin e paanshëm të kornizës zgjedhore. Ndërsa ambasadori Uollfarth kërkoi shmangien e veprimeve që politizojnë punën e administratës zgjedhore.
“Detyra e administratës së zgjedhjeve është të vërë në zbatim legjislacionin dhe procedurat përkatëse, në kohën e duhur dhe në mënyrë të paanshme, për të siguruar që zgjedhësit të kenë mundësinë që ta shprehin lirisht dhe me vërtetësi vullnetin e tyre në ditën e zgjedhjeve. Veprimet dhe deklaratat që mund të çojnë në politizimin e punës së administratës zgjedhore janë të kundërfrytshme dhe duhen shmangur. Të gjitha palët duhet të dëshmojnë vullnetin e duhur politik për zgjedhjet që po vijnë”, theksoi Uollfarth.
 

 

 

Redaksia Online February 5, 2013 14:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*