FOTO – VIDEO – KOMENT: Shqipëri Serbi 0-2

October 8, 2015 23:54

FOTO – VIDEO – KOMENT: Shqipëri Serbi 0-2

Ne nuk jemi si ata, dhe kjo u provua kur të gjitha frikërat mbi sjelljen e tifozerisë u shkrinë në momentin e himnit serb, pati ndonjë vërshëllimë, por gjëra të tilla ndodhin kudo dhe këto pamjet është e pamundur ti krahasosh me ato të Beogradit.

Emocionet e vërteta padyshim në momentin e Himnit tonë Kombëtar, të gjithë në këmbë, të gjithë jemi një.

De Biasi konfirmoi ndryshimet në formacion, me Gjimshitin në qendër të mbrojtjes krah Canës nga një fanellë titullari për Lilën, Memushajn e Bashën dhe Balajn në sulm në të vend të Cikalleshit.

Rëndësia e ndeshjes kuptohet dhe në tensionin në sytë e një njeriu zakonisht gjakftohtë si De Biasi.

FUTBOLL SHQIPERI SERBI - Tifozet Kuq e Zi, ne fillim te ndeshjes e futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Serbi, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit./r/n/r/nSOCCER ALBANIA VS SERBIA - Albanian fans, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Serbia, at the Elbasan Arena Stadium.

Tifozet Kuq e Zi, ne fillim te ndeshjes e futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Serbi

Padyshim tension ka dhe te serbët me Milivojevic që merr të verdhin e parë që në minutën e 3. Shqipëria e nis në sulm, në minutën e 9 krosim i Lenjanit nga e majta gjuan me kokë Lila para portë po pa forcën dhe saktësinë e duhur. Shqipëria luan para ndërsa Serbia kërkon të përfitojë nga kundërsulmi dhe në të 22-n rrezikon me skemën nga goditja e këndit por për fat topi i Ivanovic për fat shkon mbi tranversë.

Fantastikë tifozët shqiptarë në tribunën e stadiumit, madje ka dhe duartrokitje për Ivanovic, kur largon topin pasi Xhaka është i shtrirë në tokë.

Vërtet fantastikë.

Në fushë aksion i bukur i kuqezinjve në të 34-t, i cili përfundon me Lilën që provon nga jashtë zonës por topi shkon goxha lart.

Episod moviole në minutën e 36-të. Aksion i serbëve nga e djathta Tosic shkon dhe përplaset me Berishën dhe Ljajic me portierin e shtrirë në tokë çon topin në rrjetë por Ricoli anulon golin. Në futboll ka një rregull portieri nuk preket.

Etrit Berisha, gjate nje dyluftimi Aleksandar Kolarov ne ndeshjen e futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Serbi, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit./r/n/r/nEtrit Berisha, fights for the ball, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Serbia, at the Elbasan Arena Stadium.

Etrit Berisha, gjate nje dyluftimi Aleksandar Kolarov

Vetëm tre minuta më pas rasti është në krahun tjetër me pasimin e Lilës që është e pamundur të arrihet nga Lenjani para portierit. Në minutën e 44 dëmtohet Andi Lila dhe e ka të pamundur të vazhdojë, pjesa e dytë nis me Kaçen në vend të tij.

Sfida vijon intensive Milivojevic gjuan jashtë nga kufijtë e zonës në të 47 ndërsa 3 minuta më pas për tu harruar edhe goditja e Lenjanit.

Shqipëria ka në krahun e saj kontrollin dhe iniciativën në minutën e 60-të krosim i Agollit, Lenjani nuk arrin por aty pas është Xhaka që godet por topi devijohet në këndore. Ja vlen të mos humbet edhe ole-ja e tifozëve në Elbasan Arena, vërtet fantastikë edhe kur duartrokasin kapitenin e Serbisë Ivanovic kur del i dëmtuar, leksion i pastër qytetarie për serbët që kanë ndjekur ndeshjen.

Lajmi i mirë nga Braga ndez më tepër stadiumin, Moutinho i ka bërë gol Danimarkës, një fitore kualifikim Shqipërinë dhe mesazhi kalon nga tifozët në fushë.

Në minutën e 68-të De Biasi fut në fushë Cikalleshin në vend të Balajt, dhe kavajasi i jep tjetër ritëm sulmit, i jashtëzakonshëm në minutën e 76-të vallëzon në driblim mes kundërshtarëve dhe lëshon një goditje që vetëm një supergrushtim i portierit Stojkoviç i mohon golin.

Lojtaret e Serbise, duke festuar shenimin e golit te dyte ne ndeshjen e futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Serbi, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit./r/n/r/nSerbian players, celebrate after scoring, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Serbia, at the Elbasan Arena Stadium.

Lojtaret e Serbise, duke festuar shenimin e golit te dyte ne ndeshjen e futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Serbi

Në minutën e 89-të Miralem Sulejmani përparon i vetëm por është Berisha që del për ti rrëmbyer topin, ishte kambana e alarmit pasi kur të gjithë mendonin se të paktën barazimi ishte në xhep, mbrojtja e Shqipërisë gënjehet në pozicionimin për kundërshtarët që janë jashtë loje, pasi Kolarov është në rregull dhe avancon për të kaluar Berishën.

1-0 për Serbinë, në “Elbasan Arena” pllakos heshtja, në fushë kuqezinjtë hidhen të gjithë para duke bërë gabimin më klasik në raste të tilla, pasi me hapësirën e krijuar kundërsulmi i serbëve është fatal me Canën që është jashtë kohe në ndërhyrjen ndaj Ljajic i cili përparon për golin e 2-0.

Vërtet shokuese, dhimbje dhe lot në Elbasan Arena, lajmi i mirë është se Danimarka është mundur dhe me një fitore në Armeni Shqipëria kualifikohet por ka kohë për llogaritë, më parë të gjithë duhet të marrin veten.

 

Z.Vuçiç, kot u trembe!

Alqi Koçiko

E tepërt të themi se humbja 0-2 me Serbinë dje në Elbasan Arena na mërziti. Shumëkënd edhe e zhgënjeu. Jo sepse ne kemi qenë ndonjëherë superiorë ndaj futbollit jugosllav e serb, por sepse rrethanat e këtij edicioni të Europianit erdhën të atilla që të kishim, dhe kemi akoma, shpresa reale për kualifikimin e parë në Kombëtares në një kompeticion të këtij niveli. Cilat ishin këto rrethana?

Serbia pa asnjë interes pikësh për kualifikim, kombëtarja jonë e formatuar nga De Biazi me një përmirësim të dukshëm cilësor dhe një trepikësh ose më troç, një gol fatlum, sado i shëmtuar, i zakonshëm apo i bukur, që mbrëmjen e djeshme do ta çonte në Francë 2016. Një përjetim emocional i pazakontë ai i minutave të fundit kur ende nuk kishim pësuar gol, e kur nga ndeshja tjetër Portugali-Danimarkë erdhi lajmi i humbjes së rivales direkte daneze. Dhe një topitje po kaq e pazakontë kur pësuam të parin, pastaj golin e dytë…

Por për mua personalisht, dhe besoj për shumë të tjerë, gjendja shpirtërore e pasndeshjes ishte më shumë një kthim në esëll, sepse zhgënjim. Humbëm sepse bëmë gabime, sepse aq e kemi takatin, sepse përmirësimi që solli De Biazi nuk mjafton, por duhen vite e vite të tëra punë, humbje e fitore, që të ngremë nivelin e një sporti që e duam aq shumë.

Në fakt, për këtë kthim “me këmbë në tokë”, ndikoi jo aq ndërgjegjësimi se po, tek e fundit nuk jemi ende gati për të qenë të fundit mes elitës së futbollit, edhe pse po trokasim në atë derë më fort se më parë; por ndjesia e çaktivizimit të një ankthi të akumuluar prej kohësh. U ngritëm në atë lartësi që pretendojmë se e meritojmë, për të organizuar një ndeshje sportive dhe jo politike.

Dhe ky është një motiv për t’u ndjerë të kënaqur; dhe në një lartësi morale për t’u ëndërruar nga mysafirët serbë. Të cilët ndeshjen e parë, si zot shtëpie, është e kotë të ripërmendim sesi i trajtuan tifozët tanë, gazetarët e deri stafin e kombëtares.

10Ishin gati edhe dje, mediat dhe politika serbe, për të gjetur qimen e tyre në qullin tonë. Vendi me tifozërinë më vandale në Europë, diplomatikisht lëvizi me një notë absurde proteste për një guralec në xhamin e autobusit të ekipit, nga një adoleshent jetim. Thuhet se kanë “ngrirë” ambasadorin tonë në Beograd për 6 muaj, pse nuk pranoi të merrte notën qesharake. Panë letrat e fatit dhe gjetën një komplot vrasës ndaj kryeministrit Vuçiç nëse do vinte në Tiranë e mandej në Elbasan. Zbuluan një amerikan të dyshimtë në hotelin ku do qëndronin, dhe nuk pranuan të hynin në dhoma. Ishte fjala për zotin Majkëll Granoff, kreun e Fondit Amerikan të Ndërmarrjeve! Deklaruan se “po vazhdoi kështu kjo punë, nuk do luajmë fare!”

Vaj halli nëse do gjendej atypari dhe ambasadori Lu. Atëherë do bërtisnin, “këtu ka tradhti, burra!”

Thënë shkurt, dje treguam se jemi “më pak ballkanikë” se serbët. A kanë vend në këtë histori togfjalëshat “një humbje e bukur” etj etj.? Nuk e besoj. Djemtë na mërzitën, ta marrë e mira. Ej Xhani, ose Gani më saktë, pse nuk fute Roshin gjysmë orën e fundit? A e pe Lenjanin që nuk pasonte fare? Më mirë të guxonim dhe ta hanim gol në minutën e 60-të, sesa në të 90-tën!

Po, këto janë emocionet e futbollit, pozitive dhe negative, që Aleksandër Vuçiç mund t’i kishte përjetuar në stadium. Dhe mund të kishte duartrokitur i ekzaltuar për dy golat. Por mesa duket, kësaj i druhej, dhe kjo do kishte qenë humbja reale për “mikun tim Aleksandër”, siç i drejtohet shpesh homologu shqiptar Rama. Një poshtërim i dytë, sado bizare të tingëllojë kjo, pas ndeshjes së Beogradit. Sepse do t’i tregonte se shqiptarët kur duan, janë në gjendje t’i mposhtin djajtë e tyre. Edhe pse munden me meritë të plotë të kundërshtarit në fushën e lojës. Diçka që Vuçiç ende nuk mund ta thotë për palën e vet.

Megjithatë, kohën e kemi përpara. Kot u trembe dhe nuk erdhe, Z.Vuçiç…

October 8, 2015 23:54
Komento

45 Komente

  1. samir October 8, 21:41

    Fatkeqesisht, loja k zgjat 90 minuta!

    Reply to this comment
    • XIKE PAZARI October 9, 04:05

      A me thote kush se sa ka qene kuota e basteve per ndeshjen Shqiperi-Serbi?

      Reply to this comment
      • Meta B October 9, 04:09

        Tamam usta Xike! Mos u shit kjo ndeshje? Se kur historia perseritet minuten e fundit, ndeshja me shume gjasa eshte shitur. Jane lojtare te pabese! Dhe nje Cikallesh qe merr kot si hajvan neper fushe, duke e nxjerre lojen nga skema taktike. Eurot, ato kane rendesi, se keta lojtare ngapak ikin per lesh, nuk lozin me dhe ju duhen paret. Mire e ke usta Xike, mbase aty fle lepuri, te bastet!

        Reply to this comment
        • intelektuali October 9, 07:57

          O Ilir Meta me B apo pa B nga prapa, i ka mesuar Like Floriri si fitohet LEKU keta futbolliste ca shqyptare dhe ca kosovare qe e shohin Shqypnine nje here ne vit me sy. Medet dhe gjynah per PATRIOTIZMIN enverist qe demonstroi politika jone kombetare me gjithe median amatore nga pas qe harroi fjalen e urte:

          LEKAT E NGRENE UJIN PERPJETE!

          Reply to this comment
      • Kariz Matik October 9, 09:33

        ULENI PAK RRITMIN… BINGO!

        Nje pyetje te ngjashme e bera dje menjehere pas ndeshjes, por me sa duket DITA e ka hedhur komentin ne kosh te plehrave. Nuk dua ta besoj se dhe kjo gazete mund te kete filluar censuren.

        Per te qendruar brenda temes, doja te shtoja, se dhjete minutat e fundit te takimit, po lutesha qe rezultati te qendronte te pakten i pandryshuar. Megjithese mendja me thoshte te kunderten per faktin, se jo vetem ne ndeshjen e fundit kunder Portugalise, por edhe ne disa takime te tjera nderkombetare, ka ndodhur qe kombetarja i ha petllat cuditerisht ne minutat e fundit.

        A mund ta shpjegoje njeri se pse? Dikur, dhe kete besoj s’ka mbetur njeri pa e degjuar, kur hanin dajak justifikoheshin se gjoja ishin “barkthare” dhe s’kishin takat per 90 minuta. Benim sikur e hanim, packa se e dinim qe gjate 5-orshit te detyruesjem as qe iu dukej surrati ne pune, dhe trajtimin e ushqimit e kishin te bollshem. Atehere lind pyetja se cfare u mungon “trimave” tane kuq e zinj, qe s’na dhane te pakten nje here shancin t’i shohim ne nje kampionat evropian, se per boterorin as qe behet fjale?

        Mendja ma thoshte tjeter. Dhe jo pa shkak. Ne kohen kur po vinte fundi i ndeshjes, nje parandjenje me thoshte se tani do hane golin dhe fillova te perqendrohesha ne levizjet e mesfushoreve, dhe sidomos te mbrojtesve. Ndryshe nga c’duhej bere per te ruajtur rezultatin meqe Danimarka ishte ne disavantazh, cuditerisht ajo filloi te percahej lehte dhe te lejonte korridore te hapura per kundershtarin. Pasoja s’vonoi. Dy tulluma si me nje te shtypur butoni! Bile dhe ne kohe shtese. Sikur ta dija – thashe me vete.

        Po pse “na e futen” dhe kesaj radhe? Nga pafuqia? Jo! Nga pregatitja me e dobet sportive? Edhe kjo jo, se po te ishte keshtu, serbet do ishin me mire ne renditje.

        A e perjashton njeri mundesine qe problemi mund te qendroje ke pazarlleqet e pista me bastet?

        Reply to this comment
    • tepo cobani October 9, 04:56

      ‘TE FALESH,

      APO

      TE DHUROSH,

      ESHTE

      SHUME HERE ME E BUKUR DHE E KENDSHME

      SE SA

      TE MARRESH DHUARATA’ ! ! ! ! !

      * * *
      MIRENJOHJE DHE RESPEKT

      TE POSAÇEM PER TE GJITHE ‘DJEMTE’

      E KOMETARES SONE,

      PER ‘TE URTET’,

      PRA TE MENÇURIT E KETIJ SHEKULLI TE RI

      PER BALLKANIN,

      I CILI DO TE JETE PASHMANGSHMERISHT

      ME ‘GJURME’ E ‘VULE’

      TE QARTE

      SHQIPTARE ! ! ! ! !

      Reply to this comment
    • ilir October 9, 08:54

      Hiqni bluzat o legena se na turperuat

      Reply to this comment
  2. tomsojeri October 8, 21:44

    Turp turp !E dyta her qe ham gol ne shtes pas Portugalis ! Tr pakten barazimin te kishin ruajtur ! Turp…….Te dh…………..De Biaz…..

    Reply to this comment
  3. Muçua I tanes October 8, 21:46

    djema! ruani kyçet e kembeve, se futboll nuk luani dot.

    Reply to this comment
  4. belo October 8, 21:47

    Na rrofte Droni dhe Ballist Morina(kokepalari)………………

    Reply to this comment
  5. LORA October 8, 22:05

    Lojtaret e Kombetares e pacin haram mbeshtetjen e pazakonshme te publikut.
    Per mua,ben nje loje pa nerv,nga fillimi deri ne fund
    Serbet e merituan fitoren.
    Tung.

    Reply to this comment
  6. Niko October 8, 22:12

    Humben ne gola po fituam ne te qenit te civilizuar. Bravo tivozeve dhe lojtareve ne fushe.

    Reply to this comment
  7. nje gjykues i drejte October 8, 22:15

    Ja , morri fund edhe kjo ender . Ku do vendoset kualifikimi , ne Erevan (Armeni) ? Edhe atje do te mundemi , ata do luajne te na eliminojne pa tjeter , sepse neve , ne Elbasan Arena , kenduam kore raciste ndaj Armenise , sa edhe FIFA na denoi me gjobe . Bytha jone raciste kunder armeneve . Sepse neve hame m.t per hater . Per shkak te genocidit turk ndaj 2 milion armeneve , me te drejte akuzohet turku prej tyre , ndersa neve , si vellezer te aziatikeve turq dhe jo si viktima qe kemi pesuar te njejtin fat me armenet prej turqve , bejme te kunderten , kendojme kore raciste kunder Armenise . Sa per ndeshjen e sotme , shif e shkruaj , losnin futboll njembedhjete shqiptare , pellazge , ilire , liliputer , nga nje meter e gjysem sejcili , qe 20 minutat e fundit i doli gjuha nga lodhja , me njembedhjete serbe azgane dy metroshe , qe perfituan nga lodhje jone dhe na ndeshkuan dy here . Keta serbe gjigande , i quajne kosovaret dhe gjithe shqiptaret jevgjer e te shemtuar ? Qesharake !

    Reply to this comment
    • Askushi October 8, 22:34

      te pallofshin azganet serb ty meqe i paske aq qejf

      Reply to this comment
      • Open your mind.. October 8, 22:58

        O gjykues i drejte,qetesohu or trim,se eshte thjeshte nje loje.Dikush do te fitonte. Serbet fituan,dhe bravo u qofte,po ti pse ke kaq mllef per racen tende? Ti ku kualifikohesh,tek shqiptaret,serbet,apo je i veçante? Turp te kesh ore pallosh qe shan racen tende,se çdo komb ka te miret e te keqinjte e vet. Fakti qe humbem nuk na ben me inferiore se serbet.

        Reply to this comment
    • Lleshi October 8, 22:36

      Te erdhi goja ty more majmun azie ?

      Reply to this comment
    • fenomeni October 8, 22:39

      Vetquhesh gjykues i drejte,por ke shume mllef mbrenda teje,jemi si jemi kto jemi, ske pse gjykon si Kau Peles

      Reply to this comment
    • mira October 8, 23:09

      o ti gjykues i drejte, ti qe flet per racizem , shkrimin e ke te mbushur me racizem. Nese shqiptaret jane te shkurter dhe raca e qelbesirave, azganeve te tu eshte e gjate kjo nuk eshte ndonje merite ore trutallash
      Sa per Armenine nuk e di nese e di apo jo, por sigurisht qe di por ben sikur nuk e di qe armenet qe jane me xhuxhmaxhuxh se shqiptaret (meqenese ti paske qejf te gjatin) jane shprehur kunder Kosoves Republike.

      MENDO NJE POPULL QE KA QENE I PRIVUAR NGA LIRIA, TE JETE KUNDER LIRISE SE NJE POPULLI TJETER-POPULL IDIOT

      Sa per ndeshjen futboll eshte dhe kane humbur ndeshjen skuadra shume here me prestigjioze dhe nuk eshte ndonje hata. Ruaj qetesine more bir se do te bjere damllaja.

      ps nuk e di sa cm i gjate je se te ka mbet mendja tek gjigandet serbe, na shkrive gazit

      Reply to this comment
    • Taip lala October 9, 01:20

      Je shume I sakert injoranca jone nuk ka te sosur.

      Reply to this comment
    • intelektuali October 9, 08:03

      PATRIOTIZMI ENVERIST FUTBOLLISTIK I EDI RAMES PERFUNDOI SI TAKSA E TIJ PROGRESIVE, SI KOKOSHI NE NJE THELE.

      Gjynah per enveristet patriote ne DITA qe kane vene kujen dhe nuk po duken gjekundi, sepse politika jone kombetare me deputetet vrastare dhe kusare menjehere e ka harruar menjehere humbjen e turpit dhe i eshte futur punes per te Rilindur eksportin e droges ne vendet imperialiste dhe kapitaliste qe Enver Hoxha, HEROI albanez i Kuvendit Popullor socialist i kishte kaq inat.

      Reply to this comment
    • erion October 9, 12:55

      serbet jane naive ne gen, dhe injorante arrogante ndersa si rrace dava palo sllave.. sidomos serbet jane pjesa me e degjeneruar e sllaveve, detyruan Naton tu bombardonte beogradin, neve as qe na vijne tek thembrat..si rrace, edhe serbet te keputur ishin ne fund te ndeshjes.. diference bene vetem portieret.. ky i yni i ka harruar me kohe reflekset.. me portugezet rrinte si hu tek rasti i golit priste te hante gol dhe te shtrihej ne porte… edhe tel goli i pare qe vendosi ndeshjen mbreme gjithe ajo porte dhe idioti serb ia dha topin tek kembet por ky yni.. nuk i mbyllte dot .. me kujton strakoshen pa pike refleksi kur kishim me vertet ekip te kompletuar dikur..

      Reply to this comment
  8. Niko October 8, 22:21

    De Biasi duhet te kishte marre kontrollin ne minuten e 89 dhe tu thoshte te rrinin ne mesfushe dhe mbrojtje per 4 minuta – SkandalP

    Nese nuk mund ti fituam te dyja. Besoj se do i kene dy para tru serbet dhe do turperohen nga vetja kur te krahasojne naten e Elbasanit me ate te beogradit

    Reply to this comment
  9. Diu October 8, 22:27

    Cuna futbolli do byth jo folklor te tipit mallist morina dhe te tjere

    Reply to this comment
  10. populli October 8, 22:32

    Shume llafe,pordh,endra,pallavra. Ju erdhi serbi ne shtepi dhe ju rrasi dy gola. Serbet s’kishin interes por luajten per dinjitet . Ne I varem karet lojes. Si gjithmon po ajo histori vari karet.

    Reply to this comment
  11. M A R K O October 8, 22:39

    Keshtu kur je pordhe e madhe….

    Reply to this comment
  12. gjermani i fundit October 8, 22:53

    me thene te drejten ne mundje dhe peshengritje kemi pasur rezultate.Dhe ne qitje. Kur nuk came me Perlat Musten, Cim Mucen, Kolen, Mingen, Kushten, nuk cajme asnjehere.Mos kini inat, nuk kane me futboll hungarezet e Pushkash, austriaket, belget, nuk eshte fundi i botes se nuk shkelqejme ne futboll.

    Reply to this comment
  13. tiron i vjeter October 8, 22:55

    Ekipi qe luajti me mire futboll gjate gjithe ndeshjes, qelloi dhe qe fitoi. Djemte tane u munduan, dhe deshire kishin, por ja qe aftesite teknike dhe taktike, per te mos thene fizike nuk i kishin te atilla as te rrezikonin, e jo me te benin gol. Nje gje qe u pa dhe kete here, si me pare, lojtaret tane nuk dine te mbajne topin, nuk jane te afte te organizojne lojen. Ky eshte realiteti. Sa per te tjerat, ata jane djemte tane, shqiptare, dhe ne do vazhdojme ti mbeshtesim. Gani Abazi ka akoma shume shume pune per te bere per ti permiresuar, nqs e lejne te vazhdoj si trajner. Hajt noten!

    Reply to this comment
  14. kultura para tenderxhinjeve October 8, 23:05

    fiton eksperienca,
    ne nuk dalim dot nga emocioni
    bravo tifoza kuq e zi
    jeni me kulture
    je europiane,te civilizuar,treguat vlera krenarie no racizem
    futbolli mbetet loje
    ne duhet te kalojme edhe shansin e fundit
    shpresojme,
    nuk kemi humbur, humbem 2 ndeshje………………………..

    Reply to this comment
  15. KingBardhyl October 8, 23:10

    I jepet Honoris Causa nje trainieri kot. Me mire keshtu per qorrat qe nuk kane sy te shohin dhe injorantet qe nuk duan te kuptojne. Nuk fitohet ndeshja duke luajtur per barazim dhe me 11 lojtare ne mbrojtje. Kemi gjuajtur vetem njehere ne porte me cikalleshin. Dhe kjo eshte ndeshja e trete radhazi qe gjuajme vetem nje here ne porte. Ky trainier qe nuk e ka idene me te vogel se qe te fitosh duhet te sulmosh dhe shenosh me shume gola se ekipi kundershtar. Shikoni kur te luaje edhe ne Armeni njesoj si ne keto 3 ndeshjet e fundit. Do luaje per barzim qe as na duhet fare. De Biazi ik.

    Reply to this comment
  16. LELEGU October 9, 00:55

    Futeni civilizimin ne by..hh hahahaaa jeni deshtakeeee… Urime serbeve e bravo Ram drogaxhiut qe e do civilizimin ne b…

    Reply to this comment
  17. fanol bardhi October 9, 01:37

    Pse ky mllef adoleshent ndaj vetes ? Loja ishte per barazim dhe perfundoj me humbje. Asgje e jashtzakonshem per futbollin. Brazili ne gjysemfinale ne shtetin e vet pesoi shkatrrim historik me 8 gola !! U shtangen 100 milion brazilian po nuk e fyn kombetaren e vet !!
    Kritika esht ne rregull edhe e lejueshme , po qka ka ndodh mrapsht ne jeten e dikujt qe fyn dhe vjell , helm e vnere kunder bashkombasve qe aq sa mujten dhan maksimumin. Kemi kohe fiks per 12 ore me u merzit se ma shum nuk na leverdis se do ngrihem prap ne kemb per lojen finale ne Armeni !
    Vetem perpara kombetarja jone !

    Reply to this comment
    • LORA October 9, 07:30

      Beju njehere si Brazili,e pastaj merr guximin te krahasosh humbjen.

      Reply to this comment
      • fanol bardhi October 9, 09:16

        Secila loje fillon me 0:0 , si per Brazilin si per Tanzanine . Dallimi esht si te sillesh me humbjen . Te maresh mesim prej saj apo rruga e preferuar drejt humneres e te qesim deri te Skenderbeu gjithqka ne pyetje .

        Reply to this comment
  18. Lili October 9, 05:04

    Allez,prape nje shiptar shenoj aty! Lajlic eshte bas shqiptar me origjin!

    Reply to this comment
  19. Arben October 9, 06:14

    DUHET TE PIQEMI ME SHUME SI EKIP.

    DE BIASIT I RA GOJA NGA FUNDI, KTHEHUNI MBRONI BARAZIMIN.

    MEGJITHESE OBJEKTIVI I BARAZIMIT (QE ISHTE EDHE ME REALISTI) DUHEJ PREGATITUR ME MIRE PSIKOLOGJIKISHT ME SKUADREN NE STERVITJE.

    Reply to this comment
  20. Asllani October 9, 07:54

    Kjo pune u mbyll ! Une nuk arrij ta spjegoj lojen e djeshme ! Apati , kaos , mungese bashkepunimi ne finalizim sulmi , mungese shpirti luftarak . Ndoshta plan taktik kaotik ! Nuk di cfare te them , sepse nuk jam specialist , por lloji i “zjarrit” duket megjithese nuk je piroteknik ! Pjesa e dyte me Portugaline ishte e mire , pavaresisht humbjes ! Nuk me pelqeu as De Biazi ne intervisten e tij ! Foli per “ekipe te medhenj” , per Portugaline dhe Serbine (??!!!) , term qe nuk ia kemi degjuar me pare ! Por harroi te na shpegonte se si keto ekipe u bene “te medhenj” , vetem 4 minutat e shteses !? Ndoshta ndonje gafe taktike e ekipit tone pikerisht keto minuta ?

    Reply to this comment
  21. DRENICA E KUQE October 9, 08:24

    Populli shqiptar eshte nje popull i mrekullueshem dhe ate e deshmoi ne ndeshjen e djeshme, kunder Serbise, ne “Elbasan Arena”. Dhe kjo deshmoi se njerezit e “tyre” qe u prijne jane muter e shkuar mutash, sepse edhe mutin kur e bejne – e bejne punen mut, me nder lexuesve. “Shqiptaret” ne pushtet, me politikat e tyre “patriotike dhe kombetare”, perdhosen çdo gje shqiptare, edhe shtetin, edhe kombin, edhe akademine, edhe kulturen, edhe ekonomine, edhe kulturen, edhe sportin…
    Nje Enver Hoxhe paten shqiptaret, te tjereve binju fshise!
    Ajo qe ndodhi dje eshte e turpshme, sepse i pa qe loja qe e shitur dhe e shpifur!… Turp i madh, moj fara e keqe e shqiptarise!…………

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  22. Benoni October 9, 08:35

    Kur te mos bejme eufori mediatike dhe sidomos, kur te bejme analize reale te gjendjes se skuadres dhe lojes se lojtareve tek e tek, vetem atehere mbase do mund te rregullojme dicka. Se ky ekipi i tanishem eshte shume larg super-ekipit te viteve “80 me : Musta, Zmijani, Hodja, Targaj ( kapiten ), Ocelli, Josa, Muca, Ragami, Demollari, Minga, Kola. Respekt ketij ekipi me te mire te gjithe kohrave!

    Reply to this comment
    • Kariz Matik October 9, 10:11

      Nostalgjia ben te sajen Benoni, por ne kete rast ke te drejte. Ka qene njera nga perfaqesueset me kompakte dhe me dinjitoze.

      Sidoqofte, s’duhet harruar fakti se deri me sot nuk kemi pare asnje ekip tjeter, qe te kete patur nje shans kaq te mire per t’u kualifikuar per ne finalet e nje Evropiani, sa ky qe kemi aktualisht. Nese ia arrijne qellimit, bravo! Nese jo, atehere nami i pisave (!) do i shoqeroje dhe keta me vete.

      Reply to this comment
  23. albania October 9, 08:44

    skandale do jete kure te na raj armenia qe do jete skandale qe i vetmi shanse do te jete per ata futbollista te tregojne qe e kane ariture vete deri ketu qe eshte merite e tyre jo merita e skedinave pra me sakte e dollarite dhe po se bene vejani vete emrin

    Reply to this comment
  24. inf October 9, 09:33

    ka vetem nji munci shpetimi te shkarkoket urrgjentisht urrgjentisht kok qypi kok muti hajduti psikopati katunari edepsezi soji i mafies armando mishel platini DUKA
    VETEM KY HARRAMSEZ E DIGJENEROI FUTBOLLIN E BERI PRONE PRIVATE
    pik muhabeti;;

    Reply to this comment
  25. demo October 9, 09:40

    Edhe Armenia do te na rrahe,se jane me te pergatitur,me c`pame ketu,.Bjeri gernetes me lodra,me zyle,oj medja katundare,si daullja e Zhelalit ne dasem,.Keni dy jave qe e bete kombetaren si dasem golllobordakesh.

    Reply to this comment
  26. Muçua I tanes October 9, 12:52

    Tung………………………………………………………………””……….”………………………………………………………………………………………tung.

    Reply to this comment
  27. asnjeanesi October 9, 13:22

    More Albania (me “a” te vogel) . Jo çdo fjale e gjuhes shqipe , perfundon me germen “ë” ne fund . Na e bastarduat gjuhen .

    Reply to this comment
  28. Arben October 9, 20:17

    SERBIA E MERITOI FITOREN NE FUSHE.

    ME KETE DUHET TI BEJME LLOGARITE, JO ME TALLAVA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*