Ura në mjegull, një rrëfim i fuqishëm

September 14, 2018 14:34

Ura në mjegull, një rrëfim i fuqishëm

Një rrëfim i fuqishëm vjen nga autorja Muriel Barbery nën titullin Ura në mjegull.

Justin Theroux së fundmi është distancuar nga Instagrami. Gjatë kësaj kohe mungese ai dhe Jennifer Aniston shpallën ndarjen pas dy vitesh martesë, por…rënie tamburësh, Theroux është kthyer dhe e shoqërojnë disa këlyshë të vegjël.

Dje, aktori postoi një varg fotosh me disa këlyshë shumë të vegjël dhe qenusha… një prej tyre madje e ka kafshuar në hundë, me një diçiturë për Austin Pets Alive, një organizatë që funksionon për të ulur numrin e kafshëve të vrarë në streha. “Një vizitë tjetër frymëzuese pranë njerëzve fantastikë dhe qenushave. Nuk mund ta besoj sesi bëjnë çfarë bëjnë, çdo ditë, me kaq qëndrueshmëri dhe dashuri për të shpëtuar qenushët dhe macet. Rekomandoj fort të shkoni atje dhe ta lini hundën t’jua kafshojë një pitbull i vogël pa dhëmbë. Këta të dy nuk janë gati për të ikur, por kur të jenë, shkoni t’i merrni…

Më pas ai ka shfaqur aftësitë e tij si përdorues Instagrami duke shtuar disa shënime për të adoptuar kafshët, por dhe me emrin e Selena Gomez për të marrë sa më shumë vizibilitet duke u treguar i sinqertë për arsyen dhe duke shprehur dhe bindjen që Selena do bënte gjithçka do mundte po t’i shihte këta tipat.

Ky ishte postimi i parë i tij që kur u mësua që ishte ndarë nga Aniston, në 15 shkurt. Çifti publikoi një deklaratë që vendimi “ishte i dyanshëm dhe i marrë me shumë dashuri në fund të vitit të kaluar” dhe që njoftimi ishte bërë publik “në përpjekje për të ulur spekulimet e mëtejshme”. Pak kohë më parë, Jennifer u fotografua në rrugë, por dukej shumë e mërzitur, ndryshe nga Justin. Ndoshta edhe ajo duhet të takojë ca këlyshë…

M.H/ Dita

September 14, 2018 14:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*