Uragani Dorian, ky “përbindësh i vërtetë” po i afrohet Floridës

August 30, 2019 23:56

Uragani Dorian, ky “përbindësh i vërtetë” po i afrohet Floridës

Qendra Kombëtare e Stuhive amerikane, ka paraplajmëruar se Uragani Dorian pritet të arrijë në nivelin e stuhive “jashtëzakonisht të rrezikshme” teksa po i afrohet tokës amerikane.

Dorian pritet të godasë Floridan dhe Georgian jugore, ditën e diel. Deri atëherë, shpejtësia e erërave të këtij uragani pritet të kapin 209 kilometra në orë.

Stuhitë zakonisht forcohen më shumë teksa barten afër ujërave të ngrohtë, siç janë edhe temperaturat e ujrave në brigjet e Floridës.

Disa sinoptikanë e krahasua Dorian me uraganin Andrew, që më 1992 pati arritur në kategorinë e pestë dhe pati rezultuar shkatërrimtar për Floridën.

Edhe presidenti amerikan, Donald Trump është prej atyre që e kanë pranuar këtë hipoteze, duke shtuar se Dorian “mund të jetë përbindësh i vërtetë”.

Si pasojë e këtyre paralajmërimeve ai ka anuluar një udhëtim në Poloni.

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, ka shpallur gjendje të jashzakonshme për gjithë shtetin. Ai, gjithashtu, i ka kërkuar banorëve që të jenë të vëmendshëm dhe të sigurojë ushqim për të paktën shtatë ditë.

August 30, 2019 23:56
Komento

1 Koment

  1. MH August 31, 16:56

    As mos u merakoseni.Jane marre masat mbrojtese.Do ta gjuaj Presidenti i USA me gjyle berthamore e ta shuaj fare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim