Uragani “Florence” do të jetë si një grusht i Tyson-it

September 12, 2018 19:38

Uragani “Florence” do të jetë si një grusht i Tyson-it

 

Autostrada të bllokuara, lagje të tëra me pamje nga shkretëtirat e detit, thasë më rërë pranë shtëpive.

Qindra mijëra njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po largohen nga zonat bregdetare të Karolinës Veriore dhe Jugore, ndërsa stuhia monstruoze “Florence”, kategoria 4, po afrohet e shoqëruar nga erërat në mbi 200 kilometra në orë.

Një fuqi, që “Fema”, Agjencia Amerikane për Emergjenca, e përshkruan si “një goditje të Mike Tyson-it”(boksier) ndaj bregut e Karolinës së Veriut”.

Në azhornimin më të fundit mbi situatën, agjencia theksoi se është e domosdoshme që banorët e zonave të rrezikuara të largohen menjëherë nga zona, përpara se goditjet të forcohen.

Përfaqësuesit e FEMA-s, gjithashtu siguruan se ata kanë të gjitha burimet e nevojshme për të reaguar ndaj katastrofës natyrore.

l.h/ dita

September 12, 2018 19:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*