Uragani Harvey kërcënon Teksasin
Nga Arkiva
Banorët e shtetit të Teksasit në SHBA kërcënohen nga uragani më i rrezikshëm në 12 vitet e fundit.
Autostradat në Teksas u mbushën me makina të enjten në mbrëmje, ndërsa banorët bregdetarë po i drejtohen veriut pas stuhisë për të cilën meteorologet thonë se do të sjelle sasi shiu “kërcenuese për jetën”.
Në disa zona, reshjet mund të arrijne deri në 90 cm dhe erëra me shpejtësi 160 km për orë. Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se deri tani Harvey është forcuar në një stuhi të kategorisë 2.
Por në fundjavë urgani pritet të bëhet edhe më i fuqishëm duke kaluar në kategorinë 3.
Me qindra banorë të jugut të Teksasit kanë lënë shtëpitë. Të tjerët që nuk kanë mundësinë të largohen po marrin masat, përfshirë furnizimet me ushqime dhe izolimin e banesave.
Shirat e rrezikshëm janë parashikuar të vijojnë edhe në ditët e para të javës së ardhshme.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento