“Uragani” Kane ka shënuar më shumë se 6 ekipe

September 27, 2017 14:25

“Uragani” Kane ka shënuar më shumë se 6 ekipe

Harry Kane ka qenë një nga protagonistët e mbrëmjes së djeshme të Champions League.

Sulmuesi anglez e ka nisur keq sezonin e ri, duke mos arritur të shënojë asnjë gol gjatë gjithë muajit të gushtit. Por kjo situatë ka ndryshuar në muajin shtator. Kështu, pas tre golave të shënuar kundër APOEL, totali i realizimeve të tij në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet gjatë këtij muaji ka shkuar në 9.

Ecuria e tij në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube është mbresëlënëse: 5 gola në 2 ndeshje, që bëhen 7 në 5 ndeshje, nëse llogarisim edhe ndeshjet e luajtura në sezonin e kaluar të Champions. Në 2017-ën Kane ka realizuar 37 gola në total, më shumë se gjashtë ekipe angleze, si Burnely, Swansea, Crystal Palace, Stoke dhe Ëatford… një “hurricane” (uragan) i vërtetë.

Mes protagonistëve të tjerë të mbrëmjes së martë (përveç të zakonshmit Cristiano Ronaldo dhe Aboubakar i Porto-s), ka qenë edhe Wissam Ben yedder, sulmuesi 27-vjeçar francez me origjinë nga Tunizia. Rendimenti i lojtarit të Sevilla-s në Champions, i cili realizoi tre gola, është i jashtëzakonshëm. Ka shënuar në të gjitha ndeshjet e luajtura deri tani: në dy ndeshjet e luajtura në “play off” kundër Basaksehir, në takimin e parë të grupit kundër Liverpool dhe dje, kundër sllovenëve. Vitet kalojnë, por klubi spanjoll arrin të gjejë gjithmonë golashënues të nivelit të lartë.

September 27, 2017 14:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*