Arrestohet Florenc Hoxha, urdhër i papritur arresti për Zyhdi Dajtin

June 20, 2014 10:57

Arrestohet Florenc Hoxha, urdhër i papritur arresti për Zyhdi Dajtin

Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës, Florenc Hoxha, arrestohet për shpërdorim detyre dhe dyshime për mitmarrje. Agjentët e Njësisë Operacionale të policisë së kryeqytetit e kanë shoqëruar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme zyrtarin e lartë të Bashkisë së Tiranës për në ambientet e drejtorisë së policisë, ku edhe më pas i është komunikuar arrestimi. Rreth gjysëm ore më pas është konfirmuar edhe urdhër-arresti me vendim gjykate për Zyhdi Dajtin, kreun e INUK, po për shpërdorim detyre dhe i është kërkuar policisë që ta zbatojë. Dajti është denoncuar një muaj më parë nga dy kompani private ndërtimi se u ka pezulluar punimet në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Arrestimi i Hoxhës

Gjykata e Tiranës ka aprovuar ditën e djeshme kërkesën për “arrest në burg” ndaj Florenc Hoxhës, pas një hetimi që kishte nisur që prej shtatorit të vitit të kaluar. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria, konfirmuan operacionin e ndalimit me urdhër të gjykatës, ndërsa bënë me dije se në dëm të Hoxhës ka pasur 4 kallëzime që janë gjetur me shkelje penale. Tre nga këto denoncime janë bërë direkt në prokurori vitin e kaluar dhe të tjerat në Zyrën e Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës. Të katra dosjet janë bashkuar nga Njësia Task-Forcë e Prokurorisë së Tiranës dhe kjo e fundit pas dhjetë muajsh hetime ka vendosur që të dërgojë në gjykatë kërkesën për arrestim me akuzën “shpërdorim të detyrës”. Hoxha nuk ka bërë rezistencë dhe i është bindur thirrjes së ish-kolegëve të tij, ndërsa mbahet në dhomat e paraburgimit të drejtorisë.

Dosjet

Burime zyrtare nga organi i akuzës bënë me dije mbrëmjen e djeshme se ka qenë një hetim i nisur prej vitit 2013 në ngarkim të kreut të INU, Florenc Hoxha. Kanë qenë 3 kallëzime në ngarkim të tij nga qytetarë të ndryshëm, që e akuzonin zyrtarin për shkelje të rënda. Bëhet me dije se ankesat kanë qenë me objekt të ndryshëm. Qytetarë që ankoheshin se u ishin shembur ndërtime me leje dhe ata që ankoheshin për ndërtime pa leje të lejuara nga Hoxha. Pra bëhet fjalë për veprim dhe mosveprim nga ana e kreut të Inspektoriatit Urbanistik, që klasifikohen si “shpërdorim i detyrës”. Zyrtari akuzohet se mund të jetë përfshirë edhe në mitmarrje. Denoncimet janë depozituar në muajin shtator të vitit 2013, por ankesa dhe kallëzime në ngarkim të Hoxhës ka pasur edhe te Njësia Operacionale e Policisë së Tiranës, ndryshe Task-Forca. Mësohet se janë regjistruar edhe 6 denoncime të tjera qytetarësh në polici për anashkalim të veprimeve ligjore nga Hoxha.

Hetimet

Policia e Tiranës, pasi ka grumbulluar të gjitha ankesat, dosjen ia ka përcjellë Njësisë së Task-Forcës Tiranë. Kjo e fundit e ka bashkuar me 3 dosjet e mëparshme të Hoxhës. Janë grumbulluar të gjitha dokumentacionet që kanë provuar mosveprimin nga ana e Inspektoriatit në objektet që ishin ngritur pa leje të autoriteteve, ose që nuk shembeshin. Pas aksionit të fundit në Tiranë në shembjen e këtyre ndërtimeve nga INUK, është provuar më tej se kishte shkelje. Me këto 4 dosje, dje Prokuroria e Tiranës i është adresuar Gjykatës së Shkallës së Parë, ku i ka kërkuar masën “arrest me burg” në ngarkim të Hoxhës.

Gjyqtari i gatshëm ka aprovuar kërkesën dhe menjëherë urdhri i ka kaluar Policisë së Tiranës, Njësisë Operacionale. Kjo e fundit ka dërguar një patrullë në banesën e Hoxhës dhe ka kryer mbrëmë shoqërimin e tij. Atij i është komunikuar të pajtojë edhe një avokat për mbrojtje, në pritje të konfirmimit të masës së sigurisë që duhet të kryhet brenda 48 orëve të ardhshme.

dajtiDosja e Dajtit

Ndërkohë që shumë shpejt është përhapur lajmi se paralelisht me urdhrin e arrestit të Florenc Hoxhës është lëshuar edhe urdhri për ndalimin e Zyhdi Dajtit, Kreut të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Pritet që policia të sqarojë veprimet e kryera ditën e sotme. Por bëhet me dije se është po urdhër gjykate “arrest me burg” për shpërdorim detyre. Dajti deklaroi mbrëmë në një teledonatë me DITA se gjendet në krye të detyrës dhe nuk ka dijeni për këtë urdhër gjykate. Nga burime zyrtare bëhet me dije se denoncimi ndaj tij është depozituar vetëm një muaj më parë nga dy kompani private ndërtimi, që e akuzojnë se u ka pezulluar punimet, në kundërshtim me urdhrin e Gjykatës që u ka dhënë të drejtë të punojnë në objekte.

Arrestim për …kompensim?!

Është e çuditshme pse dy dosje që nuk përputhen në kohë kanë “pjellë” dy urdhër arreste kaq pranë njëri tjetrit. Duket se dikush është përpjekur që ti bëj arrestet të duken “jopolitike”, por në fakt efekti pritet të jetë pikërisht i kundërti.

Hoxha është “njeriu në terren” i Bashës, kurse Dajti është “njeriu në terren” i Ramës. Hoxha ka qenë një nga të denoncuarit për dhunë të 21 janarit, Dajti është një nga njerëzit më aktivë në 21 janar në shoqërimin e viktimave dhe të plagosurve në spitale.

 

Nga ankesat për dhunë më 21 janar, deri tek ndërtimet pa leje

Florenc Hoxha ka punuar më parë si oficer policie në sektorin e Krimit Ekonomik në disa rrethe dhe më pas në Tiranë gjatë vitit 2010 si shef i Komisariatit nr. 3 në Tiranë. Emri i tij u lakua së tepërmi edhe gjatë protestës së 21 Janarit, ku u akuzua si një prej drejtuesve të policisë të përfshirë në dhunën ndaj protestuesve. Pas zgjedhjeve të 8 majit 2011, kryebashkiaku Lulzim Basha e emëron kreun e Policisë Bashkiake të Tiranës. Pati edhe denoncim në prokurori për dhunën fizike. Pas ankesave të përsëritura ndaj tij në këtë institucion, Basha e shkarkon nga posti një vit më parë dhe e emëron si drejtor të Inspektoriatit Urbanistik të Tiranës, po nën varësi të Bashkisë. Por edhe në këtë post ankesat e qytetarëve ishin të shumta, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të kaluar, se kishte lejuar shumë ndërtime pa leje.

 

AnilaArrestimi i Hoxhës, reagon punonjësja e Bashkisë që u dhunua prej tij

Në vitin 2011, me fitoren e bashkisë nga ana e Lulzim Bashës, kreu i policisë bashkiake u vendos Florenc Hoxha. Ai u bë i njohur që në ditët e para sepse dhunoi disa punonjës të bashkisë që nuk pranonin të largoheshin nga puna. Konkretisht ai rrahu punonjëset Anila Çobani dhe Eva Duraj, të cilat ndodheshin në vendin e tyre të punës kur Hoxha u kërkoi të iknin sepse nuk do të ishin më pjesë e administratës Basha. Pas lajmit të djeshëm për arrestimin e Hoxhës, ishte pikërisht një prej zonjave që bëri reagimin e parë. Anila Çobani bëri një status në Facebook ku hodhi momentin e dhunës që ushtrohej mbi të prej ish kreut të policisë bashkiake, me diçiturën: “Eva, Aurel, ky është fundi i doracit”.

June 20, 2014 10:57
Komento

20 Komente

  1. edi June 19, 23:00

    nuk besoj se do i bejne gje eshte thjesht show per mediat kam pershtypjen: http://goo.gl/iGlLyd

    Reply to this comment
  2. gogle June 19, 23:07

    e hengri Zydiu shkrete. Dil po deshe ne balle te gjerave dhe hidh lokalet ne ere me tritol.
    Ja si ngelesh o “heroi” yne i pastrimit te bregdetit

    Reply to this comment
  3. Rrethi June 19, 23:44

    C’jane keto gomarlleqe more….? Ky Zyhdiu eshte nje hajvan i lindur,por njekohesisht edhe nje matrapaz i vogel qe i merr hallexhinjve nga 100 eu dhe sipas punes leshon zagaret e tij si Gys boli qe bejne pazzare te tjera. Dili burgut zot o Zydo se e ke hak.

    Reply to this comment
    • mesopotam June 20, 00:26

      O Rrethi nuk eshte puna kush eshte zyhdiu se sa per ate pune, asnjeri ne Shqiperi nuk eshte pa mekate.
      Problemi eshte qe keto dy arreste kaq afer njeri tjetrit, Florenci si krahu i djathte i Bashes dhe Zydiu si krahu i djathte i Rames, nuk duken serioze.
      Bejne muuu qe jane bere per tu dukur arrestet si “apolitike”, por ne fakt me kete perkitje i bejne me “politike” se kurre, madje e bejne te sigurte mosndeshkimin

      Reply to this comment
  4. jani June 20, 00:09

    zidi dajti dhe fatmir meta ketu ne dhermi kan mar reth 4. milio euro duke na vene gjoba te renda na kan rjep keta qene I lutemi qeverise fatmir meten ta denoj me burgim te perjetshem
    me vdiq gruaja nga presioni i fatmir metes na mori parat ki zagar
    pershendetje jani

    Reply to this comment
    • hasani June 20, 00:27

      o jani ty mire ta ka bere.
      Meso te shkruash shqip, ose shko ne Greqi dhe bej vila atje se ata te lene ti besh ashtu ne breg tedetit me kanalet e mutit qe derdhen mes miletit ne plazh

      Reply to this comment
      • red June 20, 00:39

        Te likan ne Greqi me bo vila ne buz te detit me kanalet qe derdhen ne rere si ne Dhermi??? Kush ta paska thene kete o Hasan palikari?

        Reply to this comment
  5. Naci June 20, 07:21

    Pse merziti keta dalin se keshtu e kerkon partia….shume zhurem per asgje….e shikuat se gati sa nuke plasem nga qefi, bile vendosem dhe baste per Xhelal Mziun & Shpetim Gjiken ku jane sot? Per deri sa Berisha…Llalla… Nishani….gjenden ne kolltuqet e tyre shqipetaret vetem shikojne show live.

    Reply to this comment
  6. dajti June 20, 08:04

    Pa lidhje dhe e papranueshme qe te leshohet urdher arresti per zyhdi dajtin. Ai po pastron bregdetin dhe vendin nga ndertimet pa leje te kohes se sundimit te shpellareve te pd-se per 8 vjet.
    Nuk ka lidhje me florencin qe e mbushi Tiranen me ndertime pa leje dhe ju merr gjoba. Nuk ka trotuar te lire as neper lagje se i kane zene lokalet te cilet i kane privatizuar si edhe rruget afer tyre. Ti ke shtepine ne ate pallat, lokali ta ka zene edhe trotuarin edhe rrugen per parkim mjeti, te cilin ke 20 vjet qe e parkon aty. Ky eshte basha me vota te vjedhura ne krye te bashkise.

    Reply to this comment
  7. Edi le June 20, 08:23

    Korrupsioni nuk eshte as i majte e as i djathte prandaj nje brravo te madhe rilindjes kush ben matrapazlliqe ne burg. Basta

    Reply to this comment
  8. Vladimir June 20, 09:08

    Kujdes.
    “Te fortet”, mbasi kane zaptuar gjithçka ne kete vend, plazhe, parqe, rruge e koridore te shqiptareve, jane te bashkuar te ndalojne shtetin te veproje. Nuk i di bemat e Dajtit, ndoshta ka ngrene edhe ndonje luge çorbe te prishur dhe me thene te drejten nuk kam ndonje konsiderate te veçante per te, por mbrapa gishtit une shoh malin.
    Ata qe kercenojne me burg INUK-un jane shume, kane me vete fuqine ekonomike, kane me vete pjesen me te korruptuar te politikes shqiptare dhe jane te vendosur me çdo kusht, gjoja ne emer te ligjit, te pengojne vendosjen e shtetit ligjor ne krejt territorin, te ndalojne lirimin e mjediseve publike te cilat i kane pushtuar, te mos lejojne kthimin e shqiptareve ne zot te vendit te vet te pushtuar nga “te fortet”.
    “Njeres ju kam dashur, jini vigjilente” – Julius Fuçik

    Reply to this comment
  9. Pëllumb zaimi June 20, 11:47

    Mund të komentosh dhe të hamendësosh kot sepse nuk kemi asnjë fakt rreth arrestimit ose korruptimit te zyhdi dajtit !?

    Reply to this comment
  10. I004 June 20, 13:42

    Urdhri per Dajtin ka ardh nga strukturat e pd …si pergjigje per arrestin e Florencit .
    Lufta shum shpejt do pergjendrohet ne bastionin e fundit te pd , Sistemi gjygjsor shqipetar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*