Urdhër arresti, se tha: “1/3 e grave duan të tradhtojnë”

February 17, 2016 18:16

Urdhër arresti, se tha: “1/3 e grave duan të tradhtojnë”

Kryeprokurori i Egjiptit ka urdhëruar arrestin e një administratori faqeje në facebook, pasi komenti i tij në një shou të njohur televiziv se një e treta e grave në vendin konservator janë të gatshme për tradhti bashkëshortore, shkaktoi një protestë. Fillimisht në mediat sociale, pastaj në terren.

Urdhri i arrestit është lëshuar dje për Taymour el Sobky, nën akuzën e “ofendimit të femrave egjiptiane dhe dëmtimit të nderit të tyre”.

Sobky shkaktoi pakënaqësi në publik pasi dha disa konkluzione në shoun e mbrëmjes “Mumkin”, në shqip “Është e mundur”.

Faktikisht, komenti i tij është transmetuar dhjetorin e kaluar në kanalin privat CBC, por debati erdhi vetëm pasi një klip u postua këtë javë në mediat sociale, thotë Reuters. Si rezultat, edhe emisioni u pezullua për 15 ditë. “30 përqind e grave egjiptiane janë të gatshme për imoralitet, thjesht nuk gjejnë dikë që t’I inkurajojë në këtë drejtim”, tha Sobky, faqja ne FB e të cilit, “Ditarët e një burri që vuan” ka mbi një million ndjekës. Komenti i tij vazhdonte me arsyetimin se martesat me mblesëri e theksojnë edhe më problemin e tradhtisë bashkëshortore, pasi femrat përfundojnë me burra që nuk i njohin.

Një buurë me maskë u shfaq në një video në youtube me një armë në dorë, duke kërcënuar për vdekje Sobky-n. Sipas ligjit egjiptian të komentuar nga juristi Tarek Ismail, Sobky mund të dënohet deri në 3 vjet burg nëse gjendet fajtor.

February 17, 2016 18:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*