Urdhëroi vrasjen e Komisarit, Greqia kundër ekstradimit

June 12, 2019 13:39

Urdhëroi vrasjen e Komisarit, Greqia kundër ekstradimit

Greqia nuk do ta ekstradojë në Shqipëri urdhëruesin e vrasjes së komisar Artan Cukut. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Lartë në Greqi, e cila ka vendosur të mos e ekstradojë Bledar Jambellin në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë për akuzën e rëndë të “Vrasjes së punonjësit të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 të Kodit Penal.

Autoritetet shqiptare janë njoftuar për vendimin e gjykatës greke.

Bledar Jambelli alias Rikardo Muho, 38 vjeç u arrestua në dhjetor në Greqi, rreth 20 muaj pas vrasjes së komisar Artan Cukut. Kryekomisari u vra duke hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë natën e 8 Prillit të vitit 2017. Ai u qëllua me 5 plumba, katër në gjoks dhe një në kokë.

Po nga hetimi rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e tij kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë.

Jambelli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ana e Policisë më datë 13.06.2017, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr. 292, datë 12.06.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 të Kodit Penal. Arrestimi i tij në Greqi është kryer me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Më 18 tetor 2018 Gjykata pezulloi gjyqin për Jambellin, i cili gjykohej në mungesë, me qëllim njoftimin e të pandehurit. Për vrasjen e Artan Cukut, vuan dënimin ekzekutori Mikel Shallari. Në kërkim mbetet ende Kristian Leci.

Jambelli akuzohet si urdhërues i vrasjes së Artan Cukut, ndërsa Leci si ndërmjetës. Ky i fundit është kushëri me ekzekutuesin real, Mikel Shallari, i cili është dënuar me 10 vite për vrasjen.

j.l./ dita

June 12, 2019 13:39
Komento

4 Komente

  1. Popullore June 12, 14:37

    Mikel Shallari, i dënuar me 10 vite për vrasjen????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!.

    Reply to this comment
    • Juristi June 12, 16:35

      Sepse bashkepunoi me Drejtesine duke nxjerre emrin e Urdheruesit te vrasjes dhe kerkoi gjykim te shkurtuar nga i cili perfiton uljen e denimit me 1/3. Pretenca u dha 25 vjet burg. Ulet 1/3 nga gjykimi I shkurtuar (8 vite) dhe pjesa tjeter ju ul si bashkepuntor i drejtesise(6 vjet)

      Reply to this comment
  2. Burimi June 12, 16:01

    A e di njeri kush e nxorri kete Bledar Jambellin pasi e arrestoi policia dhe u prangos???
    kush ishte gjykata qe kishte ” mungese provash”???

    Reply to this comment
  3. R.S June 13, 08:44

    Lind pyetja :Perse Greqia nuk e ekstradon?C’fare interesash perfaqeson mos ekstradimi i tij?Pse Greqia nuk i permbahet rregullores per ekstradimin?Shume pyetje qe gazetaret e kane per detyre t’i zbardhin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*