Urdhrat e Safet Zhulalit dhe roli i Edip Ohrit për bombardimin e Jugut

February 9, 2019 09:43

Urdhrat e Safet Zhulalit dhe roli i Edip Ohrit për bombardimin e Jugut

Në këtë pjesë të dytë të analizës që bën kolonel Astrit Jaupi jepen për herë të parë fakte tronditëse nga tragjedia e vitit 1997. Që këto gjëra kanë ndodhur dihen nga të gjithë. Ashtus sikurse dihet se kush ishin shkaktarët e tragjedisë. Por jo në përmasa të tilla llahtarisëse.

Ndokush mund të ketë ushqyer iluzione për emra të përveçëm që në atë kohë mbanin poste të rëndësishme, por ky raport i nxjerr krejtësisht zbuluar si ish-ministrin e Mbrojtjes Safet Zhulalin, ish-shefin e Shtabit Adem Çopani e të tjerët pas e poshtë tyre. Përfshi edhe Edip Ohrin, një nga krerët e aviacionit shqiptar.

Të gjithë, me përjashtime shumë të rralla ishin kamikazë të Sali Berishës, i cili ishte urdhërdhënësi kryesor i tragjedisë. Të vetmit që duhet të veçohen në këtë histori janë ushtarakët pilotë që bënë sikur zbatuan urdhrat luftarakë dhe i hodhën bombat nëpër male e zona të pabanuara. Ata meritojnë mirënjohjen e madhe për shmangien e një tragjedie shumë më të madhe, na thotë deputeti Spartak Braho.

E, të mendosh se autori kryesor i 97-s përgatitet për tragjedi të reja nëkëtë vend! Le të shërbejë botimi i kësaj analize si një kujtesë për pjesëmarrësit e protestës së 16 shkurtit dhe për ngjarjet e paralajmëruara nga opozita aktuale. 

Kolonel Astrit Jaupi*

 Vijon nga numri i kaluar -Lexo KETU

Dërgimi i këtyre urdhrave dhe e fonogrameve të tjerë prej tij nuk mbështeteshin në asnjë akt ligjor e nënligjor apo vendim të Këshillit të Mbrojtjes, por në mënyrë të hapur merreshin kompetencat e Shefit të Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë. Ndaj këtij fenomeni, pavarësisht nga ndonjë reflektim sporadik për mungesë kurajoje nga ish-Komandianti, Zv/komandanti e shefi i Shtabit FMA—së, përkatësisht Gjeneral- major Agim Baruti, ish—Gjeneral-Brigade Ylli Dimraj e Kolonel Syrja Gjoka, nuk u ndërmor asnjë veprim për ta kundërshtuar a reflektuar ndaj fenomeneve të tilla.

Urdhri i parë i dhënë nga ish Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali me telefon për bombardimin e Urës së Mifolit me avion luftarak me datën 02,03,1997 ishte tepër shokues për Komandën e FMA-së. E gjendur përpara këtij urdhri të pakuptueshëm për të, si dhe e vënë përpara presionit të Ministrit të Mbrojtjes nëpërmjet kërcënimeve se “Do t’ju çoj në gjyq”, “Do t’ju shkarkoj s arrestoj”, komandanti Gjeneral Agim Baruti dha urdhër që të përgatitej efektivi për kryerjen e kësaj detyre.

Duke patur parasysh karakterin e detyrës, pasojat që lindnin nga efektet s saj, si  dhe mungesat e theksuara në gjenden e teknikës fluturuese e kushteve meteorologjike, kjo detyrë, si e tillë u zvarrit deri në moszbatimin e saj nga efektivi i Regjimentit te Rinasit.

Për zbatimin e “planit të operacionit” nga ana e Safet Zhulalit dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Adem Çopani, Komandantit të FMA, ju dhanë 32 urdhra për fluturimin e aviacionit reaktiv me detyra zbulimi, presioni psikologjik, për bombardim objektesh, hapje zjarri demonstrativ, goditje tankesh e mjetesh transporti, si dhe hapje zjarri në afërsi të grumbullimit të njerëzve me topa e raketa ajër-tokë si në rajonet Ura e Mifolit, mbi qytetin e Vlorës, Fierit e Përmetit, në rajonin e Burgut të Bënçës, në urën e Memaliajt, përgjatë rrugës nacionale Tepelenë-Vlorë e Përmet-Delvinë etj.

Nga ish Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali për përdorimin e aviacionit në detyra të tilla janë dhënë 22 urdhra, prej të cilëve dy për bombardim dhe 3 për goditjen e tankeve e të mjeteve të transportit; kurse 17 urdhra për detyra të tjera.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Adem Çopani ka dhënë 10 urdhra nga të cilët 1 për goditjen e tankeve e rrugës nacionale Përmet-Delvinë, 3 për hapjen e zjarrit paralajmërues dhe 6 për kryerjen e detyrave të tjera.

Nga zbatimi i këtyre urdhrave, jo vetëm është bërë terror psikologjik ndaj popullsisë së jugut, por është goditur me zjarrin e topave e raketave të avionëve në afërsi të qendrave të banuara e të turmave të njerëzve, duke krijuar premisa edhe për dëmtime. Kështu, nga FMA Kuçovë janë lëshuar 32 raketa 57 mm ajër-tokë, si dhe është goditur me 20 predha topash 30 dhe 37mm. Nga avionët e RAGJB Rinas është qëlluar me 21 predha topash 30mm.

Urdhrat për goditje janë dhënë tërësisht me telefon, e cila tregon se nga një veprim i tillë është tentuar për shmangien e përgjegjësisë ligjore, nga ana tjetër nuk u është Iënë kohë e mjaftueshme komandave për të përpunuar përmbajtjen apo për të kundërshtuar urdhrat nga ana e tyre.

Vetë ish komandanti i FMA-së Gjeneral Agim Baruti, zëvendësi i tij dhe shefi i shtabit nuk arritën dot si duhet të analizonin urdhrat e dhënë në përputhje me gjendjen konkrete të efektivit fluturues e të teknikës ajrore, me kërkesat a rregulloreve, me misionin e ngarkuar, si dhe ballafaqimin e tyre me përmbajtjen e ligjeve e të vendimeve në një shtet demokratik.

Presionet e bëra nga lidershipi i Ministrisë së Mbrojtjes, mungesa e kurajos per t’i kondërshtuar ata, duke u mjaftuar vetëm me modifikimln e urdhrave të marra, me porositë dhe udhëzimet e dhëna për shmangien e goditjeve ndaj turmave, përfshi këtu reagimin e menjëhershëm të efektivave pilote, bëri që pjesa më e madhe e këtyre urdhrave të zbatoheshin duke mos marrë jetë njerëzish.

Dhënia dhe zbatimi i këtyre urdhrave jo vetëm që nuk ishin të mbështetur ligjërisht, por binin ndesh edhe me rregulloret e aviacionit për nivelin e stërvitjes së efektivit fluturues, mungesës së sigurimit të kushteve teknike për fluturim, si mosfunksionimi i sistemit të ndriçimit në aerodrome, kalimi i afatit te përdorimit të pirofishekëve të hedhjes avari, kalimi i afateve kohore për fluturim natën, ku efektivi pilot i BHA Kuçove kishte mbi 7 muaj pa kryer asnje fluturim natën, kurse ata të Rinasit më shumë se 9 muaj dhe mjaft probleme të tjera tekniko-organizative e logjistike, të cilat binin në kundërshtim të hapur me rregulloren e Zhvillimit të Fluturimeve e atë të Shërbimit Ing-teknik, duke krijuar kështu premisa të rënda për ngjarje të jashtëzakonshme. Për këto përgjegjësi, përveç ish komandantit të FMA-së Gjeneral Agim Barutit, mbajnë edhe ish shefi i shtabit Kolonel Syrja Gjoka e shefi i degës së fluturimit kolonel Petrit Dashi, të cilët jo vetëm që nuk këmbëngulën për të mos lejuar thyerjen e këtyre  kërkesave të rregullores, por u angazhuan edhe vetë në kryerjen e fluturimeve të imponuara nga ish-ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali.  Jo pak përgjegjësi për shkeljen e këtyre kërkesave mbajnë edhe komandantët e njësive të aviacionit Kolonelët Agim Matraku, Petrit Liçaj e Lulash Marku, të cilët verbërisht iu nënshtruan zbatimit të urdhrave duke shkelur në flagrancë rregulloret në përdorim.

Duke mos qenë vete të bindur për legjitimitetin e urdhrave të dhënë nga eprorët dhe për ato që jepnin vetë, nga komanda nuk u organizuan konsulta të rregullta me shtabin e FMA për marrjen e vendimeve, për rrjedhojë u injorua mendimi dhe gjykimi i kuadrove për detyrat e marra dhe shkallën e zbatimit të tyre.

Kjo praktikë pune në zbatimin e urdhrave u ndoq edhe nga komandat e njësive si në Kuçovë, Rinas, Farkë etj, që u ngarkuan për kryerjen e këtyre detyrave ku edhe këta në marrjen e vendimeve bënë një punë të mbyllur dhe një grup të vogël kuadrosh. Kundërshtimi nga ana e këtyre komandave duhet të ishte më i ashpër qysh në fillim, jo vetëm për karakterin e detyrave të marra, por në radhë të parë për zbatimin e kërkesave të rregulloreve, që lidhen me parrezikshmërinë e fluturimit dhe sigurimin e jetës së efektivit fluturues.

Reagimi që në fillim i efektivit fluturues e teknik dhe rritja shkallë-shkallë e këtij reagimi deri në kundërshtimin e urdhrave, jo vetëm që penguan realizimin e qëllimit të planit famëkeq të miratuar nga ish Komandanti i Përgjithshëm Sail Berisha dhe të zbatuar me fanatizëm prej krerëve të Ministrisë së Mbrojtjes, por u dhanë mundësi komandantëve të reflektonin për zbatimin e mëtejshëm të urdhrave në vijim. Të gjitha këto bënë të mundur, moszbatimin e urdhrave për bombardimin e Urës së Mifolit, çiftit të gatshëm të BMA Kuçovë dhe të kolonës së tankeve në Përmet, të katër urdhrave për goditjen e automjeteve e tankeve si dhe të dy ngritjeve të avionëve për patrullim, nga frika se mos aviacioni i Kuçovës do të ndërmerrte veprime kundër selisë së Presidencës. Paniku ishte aq i madh, sa ish Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali pas veprimit të turmës së njerëzve në Bazën e Kuçovës arriti kulmin me dhënien e urdhrit për kalimin në gatishmëri zjarri Nr.1 te Brigadës së Raketave për të asgjësuar çdo avion që mund të vinte nga Kuçova mbi Tiranë, Zbatimi i këtij urdhri si dhe ai për ndërprerjen e fluturimeve të aviacionit civil ishin në kundërshtim me ligjin për aviacionin e transportit civil dhe me vetë ligjin për situatën e jashtëzakonshme, kompetencë të cilën e ka Këshilli i Ministrave. Zbatimi i këtyre urdhrave tregon se komanda e FMA Gjeneral Agim Baruti, Ylli Dimraj dhe Kolonel Syrja Gjoka dhe Komandanti i Brigadës së Raketave Kolonel Pëllumb Gjondeda nuk patën kurajon për të kundërshtuar zbatimin e urdhrit duke ditur se kjo detyrë nuk lidhej me shkeljen e hapësirës ajrore, apo të një sulmi ajror nga kufijtë shtetërorë, kritere këto të përcaktuara në rregullore e vendime përkatëse.

Vendosmëria dhe përpjekjet a Safet Zhulalit, ishin aq të mëdha sa ai, duke qenë në qytetin e Përmetit, i bën presion me telefon e dhe radio komandantit të BMA Kuçove, Kolonel Agim Matrakut, që pilotët të zbatonin detyrat, në të kundërt karshi tyre do merreshin masa ligjore të ashpra.

Në interes të zbatimit me çdo kusht të detyrave, nga ish-Shefi i Shtabit të Perajithshem Gjeneral Adem Çopani u dërgua pranë Komandantit të FMA-së, ish-komandanti i Aviacionit, pensionisti 70-vjeçar Edip Ohri, i cili ndërhynte tek Komandanti i FMA dhe dega e fluturimevepër realizimin patjetër të detyrave që viheshin nga lart, Kjo detyrë e Edip Ohrit mbetet një mister, por që e vulos me turp figurën e tij prej veterani te aviacionit./ Përgatiti botimin Xh. Shehu

*Zv.Komandant i repartit ushtarak 3400

(Vijon)

February 9, 2019 09:43
Komento

22 Komente

  1. Ilir N. February 9, 13:05

    Dhe të gjallët, shkaktarë, nxitës e urdhërdhënës vazhdojnë të sorollaten lirshëm?!
    Pos këtyre duhet arrestuar, gjykuar e dënuar, pos këtyre edhe të gjithë ata që i neglizhojnë këto krime të turpshme e nuk i gjykojnë duhet të nxirren para gjyqit.
    Nëse kjo harrohet dhe falet, ka rrezik të përsërit përsëri nga njëra apo pala tjetër.

    Reply to this comment
  2. Zorro February 9, 13:23

    Dhe te gjitha oficeret qe ishin ne detyra te rendesishme ne ate kohe ne vend qe te coheshin ne gjyq ,u graduan gjenerale.

    Reply to this comment
  3. Belgu February 9, 15:18

    INuk ma topa me kaliber30mm

    Reply to this comment
  4. KOZi February 9, 15:29

    Ore perseri juve. Po me thoni nje vend qe mund te djegesh ndertesen e Bashkise, mund te shperthejsh depot e armeve, mund te vriten dy punojes te SHIK si ne Vlore dhe qeveria te rrije ne pozita mbrojtje.?
    Edhe une jam dakord qe te denohen fajtoret, ato qe nuk e mbrojten shtetin, ato qe lejuan te digjen institucionet gjer tek arshivat e gjykatave dhe hipotekave. Te denohen ato qe nuk zbatuan urdherat per mbrojtjen e shtetit ose mbase nuk kishte nevoje per urdhra se ishte ligji e ato nuk e zbatuan. Jozefina ka deklaruar ne TV- Berisha eshte fajtor qe nuk jua dha plumbin ballit- dhe per kete duhet denuar Berisha……tung

    Reply to this comment
    • mirel February 9, 16:36

      Dogjen PDne o Kozi,,, e dogjen PDne, godinen e PDse,, I vune flaken dhe donin ta digjnin me gjithe Shikun brenda.
      Ca I dogjen jashte neper makina. Kjo ishte restua e Vlores per PDne dhe SHikun e fashisteve dhe krimineleve.
      Kjo ishte bileta per “Ne Te Semes” qe iu dha Berishes, PDse dhe Shikut.
      I ka ardhur koha ta marri dhe Karteli Ramut, dhe duhet ta marri, por jo nga Berisha..
      Okkk..?
      Pse nuk u fut pa na thuaj pak? Pse nuk ja mbajti, apo te vjedhesh Shqwiperine e ta besh prone private e piramide dashke te te mbroje dhe masa e gjere e ushtarakeve? Po ata nuk kishin leke ne Piramidat? Po ata nuk humben si te gjithe?
      Cfare priste Berisha, ti perdorte si bande personale?
      Jo, ka kosto o Kozi,,dhe ajo kosto ushte zjarri. Ne tuure druve e kishin vendin, ashtu si keta te Kartelit sot.

      Reply to this comment
  5. Klodi February 9, 16:09

    Kjo eshte pjesa kryesore e dosjes se zeze qe pat deklaruar S.Zhulali,e qe duhet te hapet,mos te mbahet e mbyllur.
    Ushtria nuk ka per detyre te bej veprime luftarake ndaj popullit te vet,ajo pergatitet per mbrojtjen e vendit na agresioni i jashtem.
    Keto urdhera e veprime jane antikushtetuese dhe cilsohen si “krime kunder njerzimit”.
    Pera ligjit duhet te dalin te gjalle e te vdekur qe ka urdheruar,pergatitur. E zbatuar nje masaker te tille.
    Drejtesia e re duhet ti marre ne dore,ti trajtoj e ti jap denimin qe e meritojne sejcili deri tek ish Komandanti i Pergjithshem S.B ne ate kohe,

    Reply to this comment
  6. fteri February 9, 16:15

    Saliu është personazhi më i zi ,organizator i vetëm dhe njëkohësisht autori i krimeve më të rënda të luftës të djegëjes .vjedhjes dhe shkatrrimit total të shqipërisë dhe vlorës në veçanti.Vetëm një nuremberg shqiptar do ta groposte Sali Katastrofën për së gjalli në burgun e përjetshëm,kjo është drejtësi ,çdo zvarritje çshtë krim.

    Reply to this comment
  7. fteri February 9, 16:16

    Saliu është personazhi më i zi ,organizator i vetëm dhe njëkohësisht autori i krimeve më të rënda të luftës të djegëjes .vjedhjes dhe shkatrrimit total të shqipërisë dhe vlorës në veçanti.Vetëm një nuremberg shqiptar do ta groposte Sali Katastrofën për së gjalli në burgun e përjetshëm,kjo është drejtësi ,çdo zvarritje është krim.

    Reply to this comment
  8. Kuq e Zi February 9, 16:42

    Dikush duhet te kujtoje rolin e Genc Pollos qe ishte I angazhuar personalisht ne Operacionin kunder Jugut.
    Pervecse ka asistuar me trupat qe u futen dhe bene maskara ne Permet dhe Gjirokaster, trupa qe ishin rekrute kriminele, Pollo shkoi ne Kucove me keto trupa per te rrembyer dhe ekzekutuar efektivin qe nuk zbatonte urdherat per bombardim ne Vlore.
    Helikopteri dhe rekrutet e Pollos u rrethuan nga efektivi dhe ushtaret e thjeshte te Kucoves me armet gati per zjarr. Pollo iku me bishtin nder shale per te mos u kthyer me. Por e mori prej dore Fatos Nano dhe e ktheu ne politike dhe Parlament, bashke me Berishen.
    Ja, keta jane maskarenjte e politikes shqiptare. Ne dac Berisha, ne dac Nano apo Rama, jane te gjithe shushunja per te pire gjak nga populli.
    Mosdenimi I ketij krimi nga Nano dhe Ramuti tregojne kompromisin e rende historic te PS me PD.

    Reply to this comment
  9. fteri February 9, 18:17

    Vjedhja me arka në krahë te votave me SHIK e polici të Gazidedes në 96 nga Sali Katastrofa dhe shprehja e këtijë tradhëtari se pas meje të bohet kjameti qoj në krimet e mëvonshme te :
    -te vjedhja me firmat piramidale që zhvati xhepat e shqiptarve.
    –te trazirat gjat v. 1997 -tës te djegëja e zjarrëvënja Vlorës dhe tërë shqipërisë ,vazhdoi vullkani zingjir dhe përplasja grushtit

    dhe zemrimit popullor kundër S.Berishës dhe k/ firmave piramidale,erdhi marsi i zi i v.1997 me vrasje çdo ditë ,zjarri ,vrasja dhe pushka që kërciste nga të katër anët e shqipërisë gjat gjithë v, 97-të ,djegëja e komisarjateve dhe hapja e depove të ushtrisë shqipëtare ,urdhri dhe sulmi ushtarak që bëri :

    S.Katastrofa të sulmojë jugun dhe vlorën me gjeneralët e tijë elifmatrak kundër tërë popullit veçanti tërë jugut të shqipërisë,ato mbetën krim i rëndë dhe turpi dhe plagë , njollë e zezë në histori të kombit ,plagë të pa shërueshme edhe sot.

    Vrasja e qindra shqipëtarve ishin krime të rënda që detyruan emigrimin e qindra shqipërarve jasht vendit e trojeve të veta .

    Por ajo që goditi themelet e palcën e shtetit ishte grushti shtetit v.1998 -tës,me arkivol të A.Hajdarit në krahë ,nxjerrja e tankeve në rrugë dhe sulmi nga S.Berisha kundër institucioneve shtetërore e kryeministrisë ,marrja televizionit shtetëror solli rënjen e shtetit shqipëtar ,afrimin e forcave greke drejt kufirit jugor -shqipëtar për të marrë ashtu të quajturën “Voroepirin” ,korçë gjirokastër (falë kërcënimit e frikës SHBA-as dhe Turqisë,grekët e ndaluan këtë sulmë ),por jo kërcënimin e dhëmbëve e incidentet e më vonshme në minoritet e kufi mbrapa .

    Kanë kaluar mbi20 vjet që nga përfundimi i Luftës v. 1997-1998 , por gjurmët e saj kanë vazhduar të ndjehen në shqipëri për thuajse dy dekada askush nuk ka dalë para gjykatave për këto krime.

    Kaosi dhe shkatërrimi i pas-konfliktit krijuan terren për ideologji të ekstremistit S.Berishës i cili diktoi zhvillimet politike të mëvonshme që pengoi rëndë zhvillimin e shqipërisë në rrugën e demokracisë, përhapi kriminë ,vjedhjen dhe pandëshkueshmërinë dhe ,pasurimin prrallor të politikanve . Nga ana tjetër varfërimin e pjesës madhe të popullit .

    Kjo la gjurmë negatve dhe dëmëtoi dhe sakatoi rëndë ekonomikisht shqipëtarët duke i lënënë skamje e varfëri ,konfliktë vrasje edhe sot.Kur kjo klasë e re politike shqipëtare për dy dekada me radhë vran,prenë vodhën dhe varfëruan rëndë ,gjurmët e konfliktit ndihen edhe tani në v. 2019 duket hija e luftës dhe grushtit të shtetit të v. 1997-1998-tës.!….

    Përsëri hija e luftës 97-98 -tës duket në sfond, PD-ja bënë thirrje për luftë përsëri për protestën e 16 shkurtit të hedhim në lanë kryeministrin aktual që po punon.,nga i njëti njeri që vrau e shkatrroi shqiprinë ky quhet S.Katastrofa dhe L.Basha ,Ilir Meta e Munika K!

    Reply to this comment
    • LILOLABJA February 9, 20:59

      Fteri,
      Ben thirrje per lufte ,por kete here nuk eshte me President dhe shume bashkpuntor te tij pervers hane dhe sot (i zuri haka e popullit ).Kete here eshte ne pozitat e nje derri te plagosur ne grahamat e fundit.
      Populli ,e hengri kur ai kishte gjithe pushtetet ,tani na merr te keqen .
      Ai ,asnjehere ska fituar as me lufte e as me vote !
      Po te doje le ta provoje pergjigjja do jene me e forte! Ikem ne emigracion te tradhtuar nga Robert Cumçakizi , se sa per Salen, ne, e hengrem me buke.
      Jemi ne nje pritje te gjate prej 22 vjetesh per hapjen e dosjes te viti 97-tes dhe besoj se ky vit do jet dhe fundi i pritjes sone ,do jete nje fund i tmerrit qe mori peng 27 vjet kete komb .

      Reply to this comment
  10. Syri February 9, 18:38

    Te bente analize ndonje burre me mend do ta besonim por nje burre si Astrit Jaupi nuk vlen . Nuk e di ce ka shtyre Brahon tani te kujtohet e te nxjerr kete analize por nuk ka llogjike e aq me teper e bere nga Jaupi , nje ish gjeneral imoral qe mbijetoj vite te tera ne ushtri pa dhene asnje kontribut , nje gjeneral qe e mori graden me llotari nga Moza . Ri o gjeneral ne pension . Te kane vene e ne krye te shoqates se aviatoreve . Turp ti se meriton aspak . Sahanlepires i Brahos

    Reply to this comment
    • FIX316 February 9, 19:40

      Mire Astrit Jaupi eshte sahanlepires i Brahos,sic thoni ju,….po ju vete mos jeni gje sahanlepires i Berishes?!!!….Se e mira eshte qe te flitet mbi faktet,e jo mbi njerezit.

      Reply to this comment
  11. demo February 9, 19:09

    Keta klyshte e kuqos,koloneleve te andarteve greke te 1918 te Stefanaq Pollos,ju del emri ne te gjitha pritat,vrasjet,kasaphanet e organizuara nga 1991 e deri sot.Poolos i del emri ne pregatitjen e masakres se SShkodres bashke me Azem Hajdarin.Polo eshte planhartuesi i rrahjes masive te liderve te opozites politike bashke me Agim Shehun ne Demostraten e madhe kunder vjedhjes se votave ne 1996.Nje Polo tjeter u godit bashke me Azem Hajdarin ne Tropoje,kur shkonin per biznesin e tyre te kontrabandes se armeve.
    Genc Pollo eshte personi qe komunikoi direkt me Hajdarin ne emer te Berishes per ta derguar ne priten e pergatitur per Berishen.
    Rolin e tij si komisar i larte Politiko-ushtarak ne Vllavrasjen kunder Jugut nuk e dinim,por e zbardhin ushtaraket.Nuk ka Intrige,Prite,Puc i armatosur,masaker,ku nuk eshte dora e zeze e Polos.
    Bej piktura Edi Rama,futi dhe ndonje Chak Fap 200 miljone,se nga populli i shumedurueshem nuk te gjen gje,po ruhu ne 16 shkurt se Pollo ngre kurthe jo vetem per derra si Hajdari,por edhe per qelbsa si puna jote.

    Reply to this comment
  12. Piro February 9, 19:22

    I lumte popullsise trime te zones ne jug te Vjoses qe nuk u thyen para kercenimeve me grumbullime te forcave te armatosura, desanteve mercenare, tankeve dhe aerofluturimeve per te ngjallur panik (edhe mercenaret nga rrethet e veriut te paguar nga Saliu per te filluar nje lufte vellavrasese Veri-Jug.
    I lumte atij populli qe shporri Kryekrimenelin Sali Sheqere Berisha ne 1997.
    Sali krimineli e ka te sigurt bileten per ferrin e Dantes.

    Reply to this comment
  13. Opgj February 9, 19:44

    Me perverse shuraqe manjake si Berisha Meksi Pollo Zhulali Cobani Gazidede e CO.Do shtypnin jugun?Ju hengren mutin.Por atyre ju lumtë shpëtuan sepse provat u administruar dhe bllokuan nga Ngjela dhe superbatakciu Spartak Braho qe nuk dine ku kane koqet.e tyre.Kur e pyet ku i ka, ve dorën tek sqetullat per ti treguar.Heronjte e vërtetë jane Pilotët të cilëve asnjëri nuk i njeh e di emrat Atyre nuk u kane dhene asnje flete lavderim jo me dekoraten e Heroit
    Edhe sr qëllimisht batakcinjte e kategorise BRAHO nuk lënë rast pa i sfumuar e nxjerr figurën e tyre të neveritshme që e ka.vendin para prokurorit.Sa për Edi Ofron e ka mare medaljen qe metitonte në 1975.

    Reply to this comment
  14. Shkodrani-Belgjike February 9, 20:27

    Saliu duhet te ishte ne burg qe nga viti 98, po shtet rrapalle kan dasht me la se aushtu u ka interesu 2 paleve, deri tash qe usa dhe eu e kan shtergu punt, do futen brenda.

    Reply to this comment
  15. Tani February 10, 00:16

    Safet zhulali si kelysh vdiq ne vermi. I eshte harruar emri. Madje i mallkohet emri.

    Reply to this comment
  16. Epiriot me Shpirt e me Zemer February 10, 15:01

    Kush ra ne lufte me Epiriotet u turperua perjete.Njejte edhe puna e ketyre kelyshavete serbise.Vajten u kapardisen si trima ,eehe u rrahen ne mes te pazarit si gomari ne duhan.
    edhe keta kurvat qe kercelliten dhembet kunder jugut ,edhe kerkellisin akoma kujtojne se jane me trima se gjysherit edhe stergjysherit e tyre.
    E provuan te futeshin ne jug edhe e pesuan me keq se gjysh stergjyshet e tyre.
    edhe keta qe kerkellasin dhembet tashi e shajne Jugun ,e shpifin edhe spiunojne jugoret.Sahere te bini ne lufte me gjakun Epiriot ,do te turperoheni.Keshtu ka qene e keshtu eshte e keshtu do te jete.
    Jugu i ka dhene karakterin edhe personalitetin etnokombetar ketij vendi qe quhet Shqiperi.Te tjerat jane rrjedhoje.

    Reply to this comment
  17. Doktor Mortja February 10, 15:31

    Vetem kur ti q… nana ne vorr Prostitutes Kombetare,
    Atehere ndoshta mund te ndertojme shtet!

    Reply to this comment
  18. Doktor Mortja February 10, 15:42

    Eshte interesant se:
    Safet Zhulali, Gramoz Pashko , Bashkim Gazidede kane vdek te gjithe para kohe…!
    Pa permend disa deputete te tjere, te cilet dolen hapur kunder Prostikurves Sali qe ne fillim te viteve 90!

    Reply to this comment
  19. Astrit Triumftari May 3, 12:47

    Ti i dashu Z. Astrit, qellove me fat se tu dhurua nje ‘burse’ qe ishe per qejf ne Turqi, edhe e ke sh te lehte te shkruash artikuj tani, se patjeter do ‘favore’ edhe ne pension. Ben mire te flisje po te ishe vet ne detyre ne ato momente edhe te shikonin burrnine tende, kur jepeshin urdherat ne ato kohe te erreta te Shqiperise. Po rri e me mire shijo rakine e kafete qe te takojne per moshen e mos fol shume.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*