Urdhëri: Arta Marku ndërpret komandimet e prokurorëve

January 20, 2018 10:21

Urdhëri: Arta Marku ndërpret komandimet e prokurorëve

Kryeprokurorja Arta Marku vijon rokadën në Prokurorinë e Përgjithshme.

Arta Marku ka firmosur një urdhër për të ndërprerë të gjitha komandimet e prokurorëve në Tiranë dhe në rrethe.

Brenda muajit janar parashikohet që komandimet e prokurorëve të ndërpriten të gjitha, ndërsa burime nga organi i akuzës pohojnë se urdhri prek rreth 30 prokurorë. Deri tani Arta Marku ka ndërprerë komandimet për 6 drejtues.

Kryeprokurorja pak ditë më parë firmosi lirimin e drejtuesve të Elbasanit, Kukësit, Fierit, Tiranës dhe dy prokurorëve pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

January 20, 2018 10:21
Komento

1 Koment

  1. spartaku January 20, 13:56

    Te lumt zonja Marku,mos ki meshire ndaj njerzeve te drejtesise dhe politikaneve, qe e kane torturuar popullin.Kemi besim ke juve si kryeprokurore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*