“Urdhri i Lirisë” për Gramoz Ruçin, Thaçi: Duhet të jemi bashkë për qytetarët tanë

November 6, 2017 13:14

“Urdhri i Lirisë” për Gramoz Ruçin, Thaçi: Duhet të jemi bashkë për qytetarët tanë

Presidenti i Kosovës i jep dekoratën “Urdhri i Lirisë” Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Motivacioni ka qenë “për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Pas marrjes së dekoratës, kryetari i Kuvendit tha se “kontributi për lirinë e Kosovës nuk i përket asnjë individi”.

“Ndjehem shumë i vlerësuar për medaljen e lartë të shtetit të Kosovës. Vlerësimi që më dedikohet e ndaj dhe ua dedikoj të gjithë bashkatdhetarëve të mijë në Shqipëri. Këtë vlerësim do ia përcjell të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Pavarësia e Kosovës ka qenë gjithmonë një ëndërr e të gjithë shqiptarëve”, u shpreh ai.

Ndërkohë, përmes rrjeteve sociale, Presidenti i Kosovës njoftoi shkurtimisht edhe bisedën me Gramoz Ruçin.

“Me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, sot biseduam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për përfaqësimin sa më të mirë të shqiptarëve kudo në botë. Si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, për pushtet gjithmonë ka garë. Por, për shtetet tona, për qytetarët tanë, ne gjithmonë duhet të jemi bashkë”, shkruan ai.

November 6, 2017 13:14
Komento

6 Komente

  1. Arber I November 6, 13:22

    Dekorim plotesisht i merituar per nje politikan me dinjitet dhe integritet si Gramoz Ruci!

    Reply to this comment
  2. KAVAJOTI November 6, 15:22

    cudirat e presileshit thacit!cfar ka ber gramoz ruci per tu dekuruar me urdhin e lirise.

    Reply to this comment
  3. KAVAJOTI November 6, 16:58

    dekorim politik!

    Reply to this comment
  4. Gjeneral Telini November 6, 23:27

    Gramoz Ruci, politikan Patriot, jo dredharak, ka burreri, nga te paktet politikan me taban qe ka vendi.

    Reply to this comment
  5. luli nga Puka November 7, 03:48

    ministri i diktatures mori urdhrin e lirise ? ?
    moralisht nuk i takon!!

    Reply to this comment
  6. Memedheu November 7, 09:00

    Patriot vetem SKENDERBEU njihet historikisht!Te tjeret pa vlere!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*