Zbulohet një tjetër urdhër i Nishanit në 2005: Shkarkoni ata që mbështetën kandidatin e PS

Redaksia Online October 18, 2013 08:52

Zbulohet një tjetër urdhër i Nishanit në 2005: Shkarkoni ata që mbështetën kandidatin e PS

Deputeti socialist, Taulant Balla, ka denoncuar dje në Parlament një rast të pushimit nga puna të disa punonjësve të administratës për arsye politike. Rasti në fjalë ka ndodhur pas zgjedhjeve të vitit 2005, dhe ajo që e bën akoma më të rëndë është fakti se kërkesa për shkarkimin e punonjësve është bërë nga presidenti Bujar Nishani, në atë kohë deputet i Partisë Demokratike dhe sekretar i degës së Tiranës.

Shkresa në fjalë është i drejtohet ministrit të Financave, Ritvan Bode, të cilit i kërkohet shkarkimi i 9 punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, me justifikimin se ishin aktivizuar në fushatë, duke mbështetur kandidatin socialist, Anastas Angjeli.

Pas publikimit të dokumenteve dje gjatë seancës parlamentare, presidenti Nishani ka reaguar duke e cilësuar të pavërtetë dhe sulm politik deklaratën e Ballës.

 

Redaksia Online October 18, 2013 08:52
Komento

7 Komente

  1. Rilindja October 18, 08:59

    Me e pakta, duhet te jape doreheqjen e parevokueshme. Por……….nuk eshte burrre, por bure.

    Reply to this comment
  2. gozhda October 18, 09:05

    o jaro kjo shkrese e paraqitur ne gazete eshte nenshkruar nga ana e juaj.

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi October 18, 11:13

    Kujdes! Sëmundje ngjitëse! Epidemia shfaqet në presidencë? Këta jarët janë aq të familjarizuar me gënjeshtren saqë gënjejnë edhe kur nuk ka asnje mundësi për të gënjyer!? Sëmundje pd-iste ngjitur nga ish-kryetari kryegënjeshtar! Kryetari i shtetit gënjen publikisht? Imagjinoni ç’m.t shteti mund të ndertohet nga kjo rracë!?

    Reply to this comment
  4. lisdushku October 18, 12:02

    E ke bere Jari,Jari,Jari,e ke bere!Kendoi gjeli tre here

    Reply to this comment
  5. Bocari October 18, 12:40

    Me pelqen shume veprimtaria e PS ne kerkim te se vertetes. Do isha teper e lehtsuar nqs ky investigim do te shtrihej per te gjitha figurat politike. P.sh. Anastas Angjeli figure e perfolur dhe e lyer me korrupsionin. Zoti Caci ka shitur pronen publike ne zonen bregdetare konkretisht asfalto -betonin ne Jonuer te Vlores, ku nuk ka studim dhe megjithate Bosi i betonit, Sulo shehu megjithese toka kish pronare e bleu, shkaterroi bregdetin per te ngritur veprat e tija pa leje dhe jashte planit. Anastasi eshte nje burre ezmer, i dhjamur, dhe ka nje vend ne parlament si deputet i PS. Cudi mgjithese PS ka zgjedhur shume te rinj ne moshe ca deputet kane zene rrenje, sidomos ata te dhjamurit. Mund te na zbuloje Z.Balla sa ka marre Caci per kete shitje nga Sulo Shehu?Po te doje le ta shtrije investigimin ke plehra tjeter e Vlores, kryetari i bashkise, Shpetim Gjika, qe kur te mbaroje gjyqi Saliut duhet te filloje i llojit te tij. Pale sikur qeverisja te hapte dosjet! Kjo do te ishte rilindja e vertete per Shqiperine. Qe Nishani ka pushuar keta njerez se kane marre pjese ne fushate eshte e denueshme, por qe ata kane bere fushate per Anastasin eshte shume mire se ky person i korruptuar me siguri i ka paguar ne nje fare menyre.

    Reply to this comment
  6. MALI October 18, 15:17

    Zoti e denoj , por ti denoj dhe pjesetaret e tjere te familjes se nuk ka vene mend.Flet per kushtetut dhe ligj , po ato familje qe ngelen pa pune me nje urdher dhe kerkes te ketij miu halesh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*