Urdhri: Policët e burgjeve nuk transferohen më larg se 45 km nga vendbanimi

January 8, 2019 13:45

Urdhri: Policët e burgjeve nuk transferohen më larg se 45 km nga vendbanimi

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka nisur 2019 me një udhëzim, që ju vjen në ndihmë punonjësve të policisë së burgjeve në të gjithë vendin.

Udhëzimi përcakton modalitetet e reja për transferimin e punonjësve të burgjeve nga një burg në burgun tjetër, duke shmangur në këtë mënyrë çdo mundësi për abuzim nga drejtuesit me transferimin e punonjësve.

Tashmë me rregullat e reja punonjësit e Policisë së Burgjeve, të rolit bazë dhe të mesëm, nuk mund të transferohen në një vend pune më larg se 45 km nga vendbanimi i tyre, me përjashtim të rastit kur japin pëlqimin me shkrim për këtë transferim.

Po ashtu me modalitetet e reja kërkohet që në çdo rast, transferimi të jetë i motivuar, me vlerësim të rezultateve individuale të punës, ndërkohë që i komunikohet edhe personit të transferuar. Punonjësi i Policisë së Burgjeve, në çdo rast jep pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve për nevoja urgjente të shërbimit.

Në udhëzim është përcaktuar qartë se kohëzgjatja e transferimit nuk mund të jetë më shumë se 6 muaj brenda një periudhe 2 vjeçare.

o.j/dita

January 8, 2019 13:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim