URDHRI / Shefat e policisë llogari para qytetarëve, takime të përmuajshme me komunitetin

December 25, 2017 19:51

URDHRI / Shefat e policisë llogari para qytetarëve, takime të përmuajshme me komunitetin

Shefat dhe drejtorët e Policisë do të japin llogari para qytetarëve për sa i përket situatës së kriminalitetit në çdo zonë. Burime të Report TV nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se u është dhënë urdhër shefave të komisariateve që çdo 1 muaj të zhvillojnë takime me qytetarët për të diskutuar për situatën e kriminalitetit dhe problemet që kanë banorët. Takimet do të zhvillohen në lagje ose në salla të mbyllura, ku qytetarët do ftohen të marrin pjesë.

Edhe drejtorët e Policisë në qarqe do të japin shpjegime 1 herë në 6 muaj. Drejtorët do të zhvillojnë takime me qytetarët në kinema ose salla të mëdha. Shefat e komisariateve dhe drejtorët do ti përgjigjen pyetjeve të qytetarëve, por edhe do të tregojnë para tyre për situatën e kriminalitetit. Drejtorët dhe shefat e policisë do të raportojnë për veprat penale dhe do tregojnë me emra cilët janë grupet kriminale në qytet dhe çfarë është bërë për ndalimin e këtyre grupeve.

Urdhri për takimet e shefave të policisë do fillojë të zbatohet nga muaji janar 2018. Modeli i takimeve të drejtuesve të policisë me komunitetin është marrë si shembull nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimet e hapura të shefave të policisë me komunitetin, pritet ti shërbejnë uniformave blu edhe për të marrë informacione nga qytetarët për krimet në çdo zonë, por edhe për t’ju përgjigjur shqetësimeve të çdo banori.

Urdhri parashikon që të gjithë shefat e komisariateve dhe drejtorët e Policisë në qarqe të fillojnë planifikimet për takimet me komunitetin në muajin janar, ndërkohë që në muajin shkurt 2018 pritet të zhvillohen bashkëbisedimet e para me qytetarët e çdo lagjeje në kryeqytet, por edhe në qytet e tjerë. Pjesë e takimeve me qytetarët do të jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Cako. /ReportTV

December 25, 2017 19:51
Komento

4 Komente

  1. Feniks December 25, 20:53

    Ne se do nte jete e vertete mky lajm duhet bpershendetur,por veshtire cse behet vrealitet!
    Kete ve them se administrata shteterore eshte aq e kalbur dhe burokratizuar sa nuk pret qytetaret per hallet e vtyre apo te jape zgjidhje per letrat qe dergojne zyrtareve!
    Sot nuk ka asnje vend ku te ankohesh dhe te marresh pergjigje te sakte ligjore!
    Kam 12 muaj qe ankohem ne UKT,Bashkine e Tiranes(tek keyetari i Basdhkise),ne kryeministri(tek kryeministri),per shkelje te ligjeve nga UKT dhe asd sot nuk kam marre zgjidhje bligjore!
    Te gjithe tev percjellin me fjale boshe se jane te pa afte te njohin e interpreto9jne ligjet!
    Kryetari ni Basdhkise Erion Veliaj nuk pret njeri ne zyre dhe nuk ka nje orar pritjeje pervec gazetareve qe i bejne reklame punes se tij!
    As drejtoret e Bashkise nuk bejne pritje,bile kur i drejtohgesh me ankesa per vartesit e vtyre,ata ia percjellin keto ankesa atyre qe jane fajtore!
    Pra ne vend qe t’u kerkojne llogari,luajne rolin e postjerit!
    As ne kryeministri nhuk ben njeri pritje,bile as drejtoria e Maredhenieve me Publikun nuk ben pritje dhe as nuk heton e nuk kerkon llogari per ata kuadro ndaj te cileve qytetaret ankohen!
    E gjitha eshte nje loje e ndyre sa ne e urrejme kete lloj administrate te kalbur!
    Une i8 drejtohem me leter ankese kryetarit te Bashkise apo kryeministrit,ne vend te tij jep pergjigje perckjellese nje njeri tjeter qe as vete nuk e di se cfare duhet vte beje!
    Keshtu takimet me qytetaret qe beri kryeministri pas zgjedhjeve dolen nje bllof i madh se administrata as qe do t’ia dije per keto spektakle kryeministrore demagogjike!

    Reply to this comment
  2. Arber I December 25, 21:55

    Sipas shembullit te shtetit demokratik te SHBA se, jo vetem te japin llogari, por edhe te zgjidhen nga komuniteti ku veprojne. Te zgjedhurit japin llogari, jo te emeruarit nga ministrat dhe kryeministrat.

    Reply to this comment
  3. shtetas emigrant December 25, 23:33

    seriozisht e kane? si lajthitje nga revolucioni kinez ngjan, sa gjynaf policia a thua nuk mjaftojne abuzimet e shqiptareve harbuter mbi djemte e policise

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic December 26, 01:28

    Kush me thote mua Enveri ka marre eksperiencen Amerikane per dhenjen llogari para mases, apo Amerika ka marre eksperiencen e Enverit.?
    Une them qe Enveri ka marre eksperiec Amerokane.! Ju jepni mendimin tuaj.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*