Urgjenca e administrimit të pallateve

Fatmir Shehu March 22, 2016 11:36

Urgjenca e administrimit të pallateve

E nderuar DITA! Kalimi nga jetesa në bashkësi familjare, në jetesë në bashkësi kolektive (kur kolektivat e formuara pothuajse rishtas sidomos në Tiranë, kanë diversitet kulturor, tradite etj) sjell shumë probleme që duhen zgjidhur sipas nevojës. Një pallat sot ka rreth 100 hyrje, ndërsa një grup pallatesh që janë afër njeri-tjetrit shumë herë më tepër. Po të llogarisim që në çdo hyrje ka mbi 4-5 banorë, rezulton që një pallat ka shumë probleme jetese. Pra jetesa në bashkësi ka mjaft probleme si:

Pastrimin dhe higjienën. Lihen plehrat dhe materiale të tjera në ambiente të përbashkëta, shkunden qilimat dhe rrobat e tjera nëpër ballkone dhe pluhurat ose futen nëpër ballkonet fqinje ose u bien në kokë kalimtarëve në rastet kur ballkonet janë mbi rrugë; pinë duhan në ashensor dhe po të futet edhe një njeri normal mbytet, pa le një fëmijë apo një azmatik etj; lejojnë fëmijët që të zhgarravisin në mure sidomos në murin afër hyrjes së ashensorit, ka pisllëqe nëpër shkallë, në oborr etj. Po kështu rëndësi duhet t’i kushtohet higjienës së vaskave të ujit – të cilat duhen kontrolluar dhe pastruar sipas një rregulloreje të posaçme. Një problem i madh del dhe nderja e rrobave të pashtrydhura nëpër telat e ballkonit dhe kur nuk e ke mendjen “të bie pika në kokë”. Në Athinë, për shembull, nuk lejohej nderja e rrobave nëpër ballkone por edhe në vende të tjera po ashtu.

Ndotjen akustike aq më tepër që ndërtimet janë jashtë standardit të mbrojtjes akustike. Me stresin që ka sot njeriu, mund të dalë jashtë faze kur një fqinj i tij pa pikë kujdesi e çon zërin e radios apo televizorit në kupë të qiellit, apo bërtet dhe këlthet sikur është në mal etj. Po kështu edhe gjatë sistemimit të makinave në afërsi të shtëpive edhe në mesin e natës përdoren boritë. Është fatkeqësi që nuk shikon as një sinjalistikë në vendet e duhura që ndalojnë rënien e borisë.

Mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta dhe mjeteve të përbashkëta. Ashensori, pompat e ujit dhe gjithë sistemi hidraulik, elektrik, telefonik e kabllor etj., dyert e jashtme, citofonët, shkallët, mjetet zjarrfikëse, ngrohja qendrore, muret e korridoreve etj, duhet që të mirëmbahen dhe në rast nevoje të riparohen urgjentisht.

Problemet e tjera të bashkëjetesës në përgjithësi në një pallat apo grup pallatesh sepse ka të moshuar, ka të sëmurë, ka të vegjël që lozin, bëjnë dëme apo sillen keq, është problem parkimi i mjeteve  apo mirëmbajtja e hapësirave të gjelbra që ka një pallat apo grup pallatesh etj.

Të gjitha këto probleme dhe të tjera patjetër që ka, duhet të menaxhohen siç duhet duke marrë eksperiencën e të tjerëve, apo duke përdorur dhe traditën tonë. Mendoj që gjithë këto probleme në radhë të parë duhet që të kenë një njeri të posaçëm që të përgjigjet, i cili do emëruar “Administrator i pallatit apo pallateve”. Me sa di kjo aplikohet në vendet e tjera, sepse tani një pallat apo grup pallatesh ka aq njerëz sa ka një fshat. Edhe ne kemi miratuar një ligj. Po ku është? Për këtë çështje dalin kryesisht disa kërkesa: Në radhë të parë si do  zgjidhet ky njeri dhe së dyti kush do e paguajë dhe si do përgjigjet. Mendojmë se këta njerëz duhet të punësohen nga njësia administrative sipas një strukture të përcaktuar minimale dhe jo të rënduar, dhe pagesa e tyre të përcaktohet dhe të jepet sipas rregullit po nga njësia administrative. Për pagesat që do marrin administratorët e pallateve do të vilen nga vetë banorët e pallatit apo pallateve sipas një kuotë të caktuar mujore që do të bashkohet si zë më vete tek korrenti apo uji. Kjo sepse deri më sot, këto para i jepen një vullnetari apo të vetëmëruari që paratë i merr, por llogari nuk jep! Sigurisht që duke e organizuar këtë punë – që të rezultojë një kuotë mundësisht sa më e vogël mund të repartizohen disa pallate që janë afër dhe administrimi mund të bëhet nga një administrator, dhe pastrimi dhe mirëmbajtja do kushtojnë më pak. Sigurisht që kjo pagesë do të grumbullohet nga njësia administrative  në një llogari më vete dhe kjo njësi administrative do të përgjigjet: Për pagesat e administratorëve të pallatit, pagesat e pastrueseve të pallatit apo pallateve, të riparimeve për defektet e ndryshme të ndriçimeve të ambienteve të përbashkëta, të pompës së ujit , apo për mirëmbajtjen sidomos të ashensorit që është një pajisje delikate dhe me përgjegjësi jete, për lyerje të ambienteve të përbashkëta etj. Për të kontrolluar sasinë e parave që mblidhen nga banorët dhe sasinë e parave të shpenzuara njësia administrative apo dhe vetë Bashkia duhet të ketë kontrollorët e saj organikë. Veç këtyre kontrollorëve  edhe vetë komuniteti i pallatit apo pallateve duhet të zgjedhë  dy njerëz që të shohin cilësinë e zgjidhjes së problemeve si dhe  të verifikojnë kuotat që caktohen për t’u derdhur nga banorët dhe të kontrollojnë kur ta shohin të arsyeshme, dhe mënyrën e shpenzimeve të parave që  janë derdhur. Në këtë mënyrë mendojmë se hapen shumë vende pune sidomos për invalidë, për pensionistë që kompensojnë pensionet minimale, etj si dhe kryhet një punë që duhet kryer e organizuar dhe me përgjegjësi. Po kështu është e nevojshme që çdo pjesëtar i komunitetit duhet të ketë një numër kontakti me njësinë administrative dhe me administratorin e pallatit.

Meqenëse Z.Veliaj duke qenë një njeri i gjezdisur, i kulturuar dhe i apasionuar për punë, po i trajton disa çështje të kësaj natyre – dhe këto nuk do konsideruar çështje të parëndësishme, sepse kanë të bëjnë me komunitetin dhe kanë shpeshtësinë e shfaqjes shumë të lartë, besojmë se si në çdo drejtim, edhe problemet e komunitetit që të zgjidhen, duhet organizim dhe nuk do lënë vetëm me zgjidhje të pjesshme. Apo me ligje që mbeten të vdekura.

Fatmir Shehu March 22, 2016 11:36
Komento

8 Komente

  1. Qytetari dixhital, jo si ai i Sales March 22, 11:59

    Ne Rajonin nr 1 nuk te pranojne denoncime per prishje te ambienteve te perbashketa.
    Investigoni rastin e nje polici me mbiemrin Karaj qe ka zaptuar siperfaqe te perbashketa dhe i ka bere parkingje. Shikoni cbehet me hapesirat e lulishtet ne rajonin qe mbulon ky policit bastard. Te gjitha parkingje.

    Reply to this comment
  2. "Horri i Bulevardit" March 22, 13:33

    Ne shqiptaret kemi nje problem te madh, kujtojme se jemi me te mencurit dhe duartrokasim mikrofonistin e rradhes, por me vone, bejme sipas radakes tone.
    Troc muhabeti, skemi mendere te bejme shtet demokratik, ose e kemi kuptuar demokracine me formimin dhe legalizimin e shoqatave te homoseksualeve, vetem si homoseksuale, kemi hyre ne mentalitetin “demokratik”europiane, se per kulture, jemi anadollake.
    Ka vetem nje zgjidhje, ti kerkojme falje Enver Hoxhes, tja ngrejme bustin edhe me te larte se ce ka patur dhe te gjejme me kodoshin qe kemi dhe ti themi, bej cfare te duash, vetem mos na lej te mendojme sic duam vete se mund te jemi 4 miljone shqiptare dhe kemi 4 miljone menje, qe eshte e veshtire ti besh bashke.
    Prandaj zoti artikullshkrues, vertet shqetesimi jot qendron, por qe te realizohet deshira jote dhe e shumices, duhet te rivendosim rregjimin stalinist te Enver Hoxhes.
    Ai rregjim ne na ben pula e dele, na con ne qiell, sa te mendojme se jemi fanari ndricues ne bote dhe jemi te pathyeshem ushtarakisht.

    Reply to this comment
    • eranda March 22, 14:03

      Administratoret e pallatiti sidomos pensionistet behen pale me vjedhesit e energjise dhe vjedhin dhe ca energji vete dhe kjo eshte puna qe bejne. Shteti ti administroj vete si dikur komunalja sepse me adminstratore ketu nuk merret vesh dhe akoma me keq kur jane pensioniste. Njerezit e ndershem dhe qe bejne punen askund si duan , keshtu qe te paguash hajdutet eshte krim dhe cdo gje shkon me keq.

      Reply to this comment
  3. gjermani i fundit March 22, 14:17

    Kjo ceshtje eshte themelore ne bashkjetese, quhet sistem kondominio.Troc fare, ketu behen para pa hesap dhe ad-ministra-tori eshte ekonomist.Por, hahahaaa, do ta shikoni e provoni qe te mallkoni 100 here sistemin kondominio, se do paguash ne paradhenie edhe kur nuk harxhon.Administratoret hapin pune pa pune, se e kane biznes.Erjoni ka thene se do e aplikoje, Rama po ashtu do hape vende te reja pune… Pervecse e ka hobby sektorin e llac-tullave, sic kishte Sala tregtine miliardere te municioneve qe nga ’93 Do ju dhembi njecik si shume xhepi megjithate.

    Reply to this comment
  4. Beniku March 22, 17:13

    Artikull shkryesi ka te drejte ne problemet qe shtron. Ne pallate banojne njerez qe nuk e kane njohur njeri tjetrin e sejcili hiqet si mbreti I dijes ,I rregullave,apo i te fortit. Nuk u heq asnje presje shqetesimeve qe ngrihen ne shkrim. Bashkia e njesite vendore duhet t’a marrin seriozishte kete pune. Administratoret duhet te zgjidhen njerez serioz,duke marr edhe pelqimin e banoreve te pallateve . Linjat e pompave apo edhe e shkalles jane burimi me kryesor I vjedhjes se energjise elektrike ,apo edhe spekullimi i faturisteve duke shtuar kot sasine e kilovateve . Mendoj se pompat e ujit duhet te perqendrohen nga ujesjellesi ,duke vendosur pompa me fuqi te madhe qe te furnizoje disa pallate, te vihen ne pune e te lihen ne pune 24 ore. Te shikohet sa energji harxhohet per 24 ore dhe llogaria per nje muaj, pjestohet per familjet e pallateve duke u vendosur me komision….. mendoj se do jet me e leverdishmesi ne mos vjedhjen e energjise,te cilen e paguanin po qytetaret e jo hajduti qe evidhte. Jam plotsjisht dakort per heqjen e depozitave . Jane tyrpi I botes.

    Reply to this comment
  5. Dn March 22, 22:30

    Po pse nuk behen nje here te mençem? Merrni ligje e te tjereve bile aty ku funksionojne: administratori ne disa vende zgidhet nga asembleja e pronareve,te Cilet Kane te drejte vote sipas % te pallatit qe zoterojne,edhe paguajne shpenzimet po ashtu sikur % qe zoterojne.Shteti fixon me ligje cka eshte e detyrueshme njesoj per te gjithe,apo sipas % te met rêve katrore,administratori merr lene cdo 3 muaj per shpenzimet nga kjo asembleje,edhe propozon asemblese nje % cdo muaj si pare réserve per meremetime e me ha qe nje dite do te duhen.paret e mbledhura fut en ne nje konto ne emer te gjithe pronareve edhe nuk munden me u terheqe pa pelqimin e shumices.administratori ose Paguhet,ose kur Jane pa late me pak pronare,pronaret e bejne vete punen e administratorit vulnetarisht…etj etj
    Ketu pos qe duhet administratori asgje tjeter nuk eshte vend os nga ligji!

    Reply to this comment
  6. Arben March 23, 14:58

    KU PROCES FILLON ME NDERGJEGJESIMIN E NJEREZVE SE DUHET PAGUAR KUOTA MUJORE PER MIREMBAJTJE.

    NUK I MIREMBAN NJERI PALLATET PER BAMIRESI.

    TE PAGUHEN PARATE DHE SHIKONI SE SI ECEN PUNA.

    Reply to this comment
  7. rajubi March 24, 09:14

    Kam qene 4.5 vjet ne sherbimin administrativ te pallatit,por disa ish pronare tokee nuk e pelqyen punen time perfekte ,kemi nje ish pronar toke nuk jep llogari se ku shkojne parate dhe ky lloj njeriu duhet hequr.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*