Urgjencat janë në gjendje skandaloze

August 23, 2014 17:15

Urgjencat janë në gjendje skandaloze

Përshëndetje Dita. Sigurisht që shëndetësia kërkon reforma të thella që duan edhe kohën e tyre dhe financa të mëdha. Por disa reforma emergjente nuk kanë nevojë për kohë e financa por vetëm përkushtim, dashuri për profesionin dhe njerëzit dhe inisiativë.

Urgjencat janë në gjendje skandaloze. Kjo e Vlorës është ekzemplare. Me mjekë pisanjosë, me bluzat që u qelben era djersë e goja era alkool (te ambulanca në qendër të qytetit ku ndodhet edhe urgjenca e vetme përveç asaj të spitalit, ka edhe një lokal brenda ambulancës që nxjerr karriget jashtë në darkë dhe mjekun dhe infermierin që kanë turnin e natës i gjen ulur aty duke pirë birra në pritje të ndonjë hallexhiu).

Sjellja e tyre vazhdon të jetë bastarde duke i vënë në siklet hallexhinjtë që të japin bakshish. Nuk duhet lejuar që njerëzit të ikin nga kjo botë për shkak të shkërdhatllëkut, paaftësisë ‎e shpirtakullsisë së atyre që duhet të rikthenin njerëzit në jetë e jo t’u japin shkelmin për t’i çuar në botën tjetër.

 

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

August 23, 2014 17:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*