URGJENTE / Hetim shembullor se kush e nxorri dosjen që nuk po hetohej prej 2 vjetësh!

June 6, 2019 17:17

URGJENTE / Hetim shembullor se kush e nxorri dosjen që nuk po hetohej prej 2 vjetësh!

TIRANË – Në një kthesë dramatike të ngjarjeve të kronikës reformatore drejtësore, Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme e Përveçme e Përbashkët Publike-Private, e njohur ndryshe si Shtatë Pë-të, vendosi dje krijimin e një komisioni hetimor special, pohojnë burimet e Gojëve të Liga.

Komisioni në fjalë, ç’i do fjalët, do përbëhet nga prokurorët më të mirë të Ligës Superiore.

Të urdhëruar nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, ata do të fshijnë menjëherë sklepat nga sytë e buhavitur dhe do të investigojnë mbi rrjedhjen misterioze në mediat e gjermanit, të një dosjeje po kaq misterioze, serioziteti i së cilës ishte kaq i madh saqë për dy vjet nuk e kishte zënë njeri me dorë.

“Hetimi duhet të mbarojë brenda javës,” tha shefja e Shtatë Pë-ve, “për të zbuluar fajtorin që nxorri jashtë raftit dosjen që nuk po hetohej”.

Sipas shefes, problemi bëhej edhe më i rëndë për faktin se dosja në fjalë ra në dorë të gjermanit, i cili kishte deklaruar se ishte kalimtar në Shqipëri dhe nuk do përzihej në punët e brendshme të shqiptarëve, mjaft që këta të linin të lira rrugët e kalimit.

“Oficerët syleshë po e marrin në qafë perandorinë,” deklaroi Shtatë-Pëshja, “në repartin e xhenios prokuroriale ka humbur një dosje eksplozive, që kishte zënë dy gisht pluhur sepse askush nuk e prekte prej dy vjetësh. Ka humbur e thashë për delikatesë, sepse e kanë grabitun!!!”

Shefja këmbënguli që institucioni të zbulojë sa më shpejt fajtorët që prekin dosjet e paprekura të të paprekshmëve.

“Kapacitetet tona hetimore duhen mobilizuar deri në fund, për të hetuar se kush i nget dosjet që nuk hetohen. Le të na akuzojnë pastaj kundërshtarët se ne nuk hetojmë!” tha e vrenjtur siç e kërkonte rasti, shefja e Shtatë Pë-ve.

“Dhe le ta marrin vesh bota si i zbatojmë ne reformat radikale!,” shtoi ajo me ton triumfator.

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike që beson se sa më shumë P të kenë institucionet dhe ligjet e këtij vendi, aq më shumë shqiptarët do shkojnë për atë fibrën e butë organike me të cilën thurren triko dhe çorape shumë cilësore. Si ja thonë emrin, dreqit… 

June 6, 2019 17:17
Komento

5 Komente

  1. salih berisha kush tjeter ? Pra Ushtaret e saliut Prokuroret Trapojane me Diplomat Fallso June 6, 18:00

    shifini qysh m’surrat Prokuroret Trapojane apo Kuksijane

    te duken sikur jane katapultuar nga Mesjeta ne kohet sot Moderrne .
    Asnji gjurme civilizimi .
    Ashtu si coptrungu duken nga jashte ,
    ashtu jane edhe brenda tyre .
    ne cdo kenveshtrim te deformuar surrat e tru .Shif me surratin e saliut se ajo eshte sinonimi i Drejtesise Shqiptare .
    Nji Stan Hibritash (dru me pre .)

    dhe ju kerkoni Europen apo te behet Drejtesi ne ate vend .

    Shpellar kafsha berish e ka minuar te gjithe Drejtesine
    Shqiptare nga themeli ,prandaj asgje nuk funxionon ne ate Shtet .
    Dhe guaket sgurdullojn syt e kalojne kohen me batuta rrugesh .
    Gallate idiotesh

    Reply to this comment
  2. h June 6, 21:55

    Mos beni pyetje retorike me esencë idiotësh.
    Lexoni se e ka shpjeguar zotëria sipër.
    Sistemi i dosjeve si praktike shantazhi,berisha e ka perdorur masivisht ne ido kohë.
    Gjithë ata malokë me kurs plepash ju mendoni se ishin
    rastesi?
    I sbrini nga mali,i vuri kapistër dhe i perdor si gomarë.

    Reply to this comment
  3. Gazoza June 7, 17:09

    Ore ti H eleganto-inteligjenti, shantazhin e Berishes e kuptoj une mor vlla, dhe plepat dhe maloket dhe lisat dhe juglindoret, te gjitha i kuptoj; keta prokuroret qe vuri Rama nuk jane te plepave apo jo? Per cfar i mbanin dy vjet ne uthull keto dosje ata? Apo se e dinin qe do i nxirrte Berisha dhe thane me vete, pse te mundohna kot?

    Reply to this comment
  4. Artani June 7, 19:02

    Sa tingellon reale Shqiperi moj te kam dhjre, ste kuptova asnjehere…

    Horra, hajdute dhe gangstere
    Politikane e prokurore
    Po hedhin vendi ne ere

    Popull, foli mendjes, ji gjakftote
    Genjeshtrat, premtimet dhe shpifjet banale
    Mos i lere te hyjne ne koke.
    Synimi ruajtje e pushtetit te parase se vjedhur
    Nga politikanet gangstere
    Dhe ata te tredhur.

    Sot simbioza e sekeqes jane katershja
    Berisha, Meta, Basha dhe Rama.

    Reply to this comment
  5. TIRONA June 12, 21:49

    Po shtriga e keqe neritan ceka? Qe mallkon dhe nxjerr mllefet e jetes se tij ? Dhe shume karagjoze mafjoze ,shoket e tij te shkerdhatokracise, te gjithe “made in ” Alia,qe filluan te shisnin pronat e popullit qe me 1990? Deri tani, edhe kurre komunist,duhet ti besosh kohes te myteberit !Nuk behet ky vend ,valle a vjen behari kurre ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*