URGJENTE / Zbulohet lëndë toksike Mul në apartamente të pastrehësh

March 30, 2018 12:38

URGJENTE / Zbulohet lëndë toksike Mul në apartamente të pastrehësh

SARANDE – Lajmet e mëparshme se grupi prapamilitar PD zotëron teknologjinë e Mulit dhe nuk do hezitojë ta përdorë për të mbrojtur interesat e veta, kan qenë të gjitha të orkestruara e manipuluara nga mendjet brilante të piarit pëdëesk.

Në këtë grackë kanë rënë dhe Gojët e Liga, që vetëm së fundmi po ftillohen se në fakt, Muli është përdorur prej kohësh dhe në fshehtësi nga PD.

Ishin të dhënat e policisë kriminale në bashkëpunim me agjentë të DEA-s, FBI-së, MI6-ës britanike etj, të cilat zbuluan praninë e molekulave të lëndës toksike Mul në një sërë banesash të qytetit bregdetar të Sarandës.

Ekspertë të maskuar dhe me dorashka speciale në duar, pikasën përdorimin e Mulit në disa apartamente të ndërtuara për të pastrehët e qytetit, që në fakt kishin përfunduar pronë e kujtdo kuksiani me mbiemrat Noka e Basha.

Siç mësojnë Gojët e Liga, të pastrehët në fjalë që deri vonë endeshin nëpër rrugët e Gjermanisë, Italisë, Monte Karlos, Zvicrës, Danimarkës, SHBA-së etj ku flinin poshtë urave, më në fund gjetën një copë vend ku të fusin kokën.

Por mes tyre spikat personazhi Mulesk, Lule Basha, cka ka bërë që disa anëtarë të PD-së ta shohin me sy tjetër kryetarin me letra të PD-së.

Kurioziteti dhe misteri ndaj këtij emri, ka shtyrë hetuesit të qëmtojnë se mos pronarë apartamentesh të infektuara rezultojnë edhe emra si Salije Berisha, Enna Bozdo, Tritane Shehu, Arbena Ristani, Monda Spaho, Eda Palosja apo Kërmille Salianji.

Siç thuhet në kartelat mjekësore të tyre, edhe emrat e mësipërm, në kohë të ndryshme kanë vuajtur nga mungesa akute e strehës, duke u diagnostikuar si të pastrehë të gradës së fundit.

Nga ana tjetër, mësohet se lidhjet e lëndës Mul me Sarandën dhe rrethinat janë të denbabadenshme.

Kjo shpjegon dhe dialektin e rëndë tosk të armës toksike Mul në seancat e fundit parlamentare, ku ai i është drejtuar audiencës me shprehje si: “Ëuë, ç’thot ki mo”, “Ki vënd ka marr fund mo”, “ministri ka perillapsur dizet e di milion evro” etj…

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike anti-toksike   

March 30, 2018 12:38
Komento

4 Komente

  1. sokoli March 30, 18:07

    O gojet e liga ! Ju nuk jeni goje te liga ,por goje floriri. Ky Muli e Mulet e tjere duhen djegur ne zjarrre per se gjalli per keto qe po i bejne popullit. E kini degjuar kete maskara ,kur diskuton ne kuvend? Ja ky maskara qan hallin e fukarenjeve qe nuk kane buk te hane. Ja ky maskara ka lene 4-5 familje pa strehuar e i ka merr per vete … A duhet besuar ky koketrash i Kuksit ? Keta tallen me ne ,o popull. Keta nuk duane veting .por zjarrting. A ka folur ndonjehere per te vraret ne Gerdc,apo ate te 21 Janarit ? Kurre! E kini vene re kete servil ? Sapo vjen Saliu fillon e ben gam-gam……

    Reply to this comment
  2. dani March 31, 11:40

    Muli, ky ekzamplar i pakrahasueshem i idiotesise se ngritur ne piedestal, i trashesise se ngjitur ne pushtet, i katundarit pa toke te vene ne post shteteror, i hajvanit tipik xhandar veseli tek koncerti i 36-es… Eshte ne te vertete pasqyra e kohes sone

    Reply to this comment
  3. alphade March 31, 12:21

    Kapeni kete gomar,mut- muti dhe rraseni ne burgim te
    perjetshem si spiun i UDB- se Milloshevicit. E ka dekla-
    ruar vete ky puzeveng rrugaci e briboni per keto kontak- te me udbashet e Beogradit.
    E theksoj jo paqellim bej diferencimin midis UDB-s se Mi-
    lloshevicit dhe regjimit aktual te Beogradit qe nuk eshte
    njesoj me ate rregjim fashist ,pavaresisht reminisencave
    te theksuara qe trashegon edhe sot e kesaj dite tek disa
    zyrtare te Beogradit.
    Por fjalen e kemi tek ky Muli qe na ben te fortin ne parla-
    ment cdo te enjte. Ky deputet eshte turpi i botes.! Me sje-
    llet e tij perdhos tere parlamentin qe presupozohet se aty
    jane ” ajka e kombit” ,kur ne realitet kur shohim Mulin,
    Paloqen,Bumcin me pampers,etj.etj. nga e djathta me shume dhe nga e majta te vjen me te vjelle per nga injo-
    ranca,dallkauklleku dhe infantiluzmi i ketyre deputeteve.

    Reply to this comment
  4. aaaaaaaa April 9, 12:05

    Talluni ju ,talluni por kur ta bejne pas 7-8 vjetesh kryeminister ose president kete gomar atehere do shihni.Se ne vetem debilat na qeverisin.dum Mulin,kryeminister ,Paloqen minister te brendshem,Salinjonin ke lgbt,bumqin ke ministria e re e astrofizikes dhe shkences ,griden ke ministria e bukurise dhe modes,financat dhe transportet do i marri lsi se i ruajne mire ata.Harruam ministrine e mbrojtjes do e marri Nard ndoka ,i takon,do ja beje tete me dy komshive.E gezofshim qeverine e re te 2024.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*