Urim prej “maçoje”, mesazhi i Putinit për Festën e Grave

March 8, 2018 16:36

Urim prej “maçoje”, mesazhi i Putinit për Festën e Grave

Mesazhi i urimit të presidentit rus Vladimir Putin për 8 Marsin, duket saktësisht si një urim për një të ardhme të barabartë me burrat. Presidenti ka cituar disa reshta të poetit sovjetik, Andrey Dementyev:

“Vetë ju, gra të dashura, jeni të afta për të krijuar një klimë mikpritëse në punë dhe shtëpi, të mbani peshën e gjërave të përditshme, të kujdeseni për shtëpinë dhe familjen dhe të jeni një shembull moral për t’u ndjekur”, – ka thënë në mesazhin e tij nga televizioni federal “Rossiya 24”.

Putin ka lavdëruar më pas nënat  e familjeve të ndryshme dhe ato që kanë adoptuar fëmijët jetimë. “E dimë që zemra e një gruaje është më besnike, që falja e saj është më prekëse dhe që dashuria e nënës është realisht e pambarimtë”, – ka shtuar, duke i uruar të gjithave “dashuri dhe lumturi”. “E di që të gjitha gratë janë të bukura”, – ka thënë Putin, duke cituar sërish Dementyev.

Dita Ndërkombëtare e Gruas në Rusi është festë zyrtare, në shkolla dhe zyrat e administratës që janë pushim. Por duke parë kushtet e grave në vend, nuk ka shumë për të festuar. Rusia moderne ka probleme serioze në raportet e barazisë: dhunë në shtëpi, ngacmime seksuale, kërcënime për abort.

Vitin e shkuar, presidenti firmoste të ashtuquajturin “ligji i shuplakës”: depenalizimin e disa formave të dhunës në familje, nëse kryheshin nga njerëz të afërt dhe nëse bëheshin për herë të parë. Në bazë të ligjit të ri, dhuna në familje do të konsiderohej vepër penale vetëm nëse do të kishte dëmtime apo plagë dhe jo “dhimbje”.

Në bazë të ligjit të ri, ato klasifikohen si krime administrative dhe jo më krime. Një kufi i papërcaktuar mirë.

Si në pjesën tjetër të botës, në Rusi, mesatarja e pagave të grave është më e ulët se ajo e burrave, që zhvillojnë punë të ngjashme dhe një numër i madh profesionesh (456), nga 200-i janë të ndaluara për gratë. e.r/dita

 

March 8, 2018 16:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*