Urimi që ofendoi mijëra gra në Itali (FOTO)

Redaksia Online March 9, 2013 10:00

Urimi që ofendoi mijëra gra në Itali (FOTO)

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kompania italiane “Algida”, e cila prodhon dhe tregton akullore (një markë e njohur edhe në Shqipëri) ka bërë një urim të shoqëruar me një foto paksa të çuditshme. Në profilin e saj në Facebook, Algida ka postuar foton e një akulloreje me çokollatë në formë trëndafili, por që në fakt të sjell ndërmend diçka tjetër. “Një trëndafil çokollate për të gjitha gratë. Urime nga zemra”, shkruhet në Facebook-un e kompanisë, ndërsa statusi shoqërohet me foton që shumica e përdoruesve të rrjetit e kanë marrë për ironi dhe ofendim.

Disa e kanë quajtur “një tallje”, ndërsa të tjerë janë shprehur se “mes gjithë ngjyrave, pse duhej të zgjidhnit një trëndafil ngjyrë kafe?”. Pas komenteve që shprehnin indinjatë, kompania e ëmbëlsirave, duke e zëvendësuar akulloren me një tjetër ngjyrë rozë. “Ups, ndoshta zgjodhëm shijen e gabuar. Ja një tjetër”, shkruhet në FB e tyre.

kafe roze

 

Redaksia Online March 9, 2013 10:00
Komento

1 Koment

  1. saliheqenefi March 9, 16:27

    ju befte mire gra ajo me ngjyre kafe,po deshet prape ju jep xhozi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*