“E urrej Vitin e Ri”

December 31, 2017 23:18

“E urrej Vitin e Ri”

Nga Antonio Gramshi

Çdo mëngjes, kur zgjohem sërish nën zymtinë e qiellit, ndjej se për mua sot është dita e Vitit të Ri.

Prandaj i urrej këto vite të reja që bien si maturitete fikse, të cilat e shndërrojnë jetën dhe shpirtin njerëzor në shqetësim komercial.

Na bëjnë që të humbasim sensin e vazhdimësisë së jetës dhe shpirtit. Shkojmë e marrim seriozisht pastaj se mes vitit të vjetër dhe atij të ri paska një pushim, që një histori e re qenka duke filluar; i vendosim qëllime vetes, pastaj na vjen keq për daljet huq. E kështu me radhë.

Na thonë se kronologjia është shtylla e historisë. Në rregull. Por na duhet të pranojmë se janë katër a pesë data thelbësore, që çdo njeri i mirë i mban të ngulitura në kokë, të cilat ia kanë marrë mendtë historisë. Edhe ato janë vite të rinj. Viti i Ri i historisë romake, i Mesjetës apo i kohërave moderne.

Këta të fundit janë bërë mësymës e të fosilizuar.

Kështu datat bëhen pengesë, një mur i ulët që na ndalon të shohim se historia vazhdon të shpaloset përgjatë të njëjtës linjë fondamentale të pandryshuar, pa ndonjë ndalesë të papritur si në kinema kur shkëputet filmi dhe ka një interval drite verbuese.

Prandaj e urrej Vitin e Ri. Dua që çdo mëngjes të jetë vit i ri për mua. Dua që çdo ditë të merrem me veten dhe të ripërtërihem. S’dua asnjë ditë “të lënë mënjanë” për pushim.

I zgjedh vetë pushimet, atëherë kur dehem nga intensiteti i jetës dhe më shkrep të zhytem për të marrë energji të reja.

Nuk dua të ketë oportunizëm shpirtëror. Do të dëshiroja që çdo orë e jetës sime të jetë e re, ndonëse e lidhur me ato që kanë kaluar.

Asnjë ditë festive, me ritmet e detyrueshme kolektive të saj, s’dua ta ndaj me të huaj që s’më interesojnë.

Meqenëse gjyshërit e gjyshërve tanë, e kështu me radhë, kanë festuar, duhet të festojmë edhe ne. Kjo është e neveritshme.

E pres socializmin edhe për këtë arsye. Sepse ai do t’i hedhë në plehra gjithë këto data të cilat nuk kanë jehonë në shpirtin tonë.

Edhe në krijoftë të tjera, së paku do të jenë tonat dhe jo ato që duhet t’i pranojmë pa rezerva nga paraardhës të trashë.

*****

*Antonio Gramshi, 1 janar 1916, Avanti!, edicioni torinez, rubrika “Sotto la Mole”. Përkthyer nga Huffingtonpost.

 

December 31, 2017 23:18
Komento

9 Komente

  1. return of the saint January 1, 08:23

    Nje nga personalitetet me te medha te shekullit te XX

    Reply to this comment
  2. shushica January 1, 11:54

    Dje bera nje koment per shkrimin e gjigandit Migjeni .Nder te tjera theksova ngjashmerine e cuditeshme te shkrimit te Migjenit tone gjigand me shkrimin e personalitetit te shquar italoarberesh ,Gramshit.Natyrisht kendet e veshtrimit jane te ndryshme ,Migjeni si shkrimtar filozof ,Gramshi si politikan filozof .Por thelbi eshte i njejte ,nuk eshte cudi qe dy mendje te medha arrijne ne menyre te pavarur ne te njejtin perfundim.U habita pak qe komentin e djeshem nuk e publikuan ,ndoshta per shkak te festes ,sepse ..Dita …te pakten eshte e vetmja gazete koherente me interesat themelore te shqiptareve ,.Megjithate me pelqeu edhe botimi i artikullit te Gramshit .Ne Shqiperine e sotme ku zoteron mendimi politik dhe shoqeror regresiv ,ku politika ,oligarkia dhe gazetaria mbajne nen sundim obskurantist idete perparimtare jo vetem socialiste moderne ,por edhe ato liberale ,botimi i artikujve te tille ,por edhe te personazheve bashkohore ,si Sanders ,Corbyn ,Piketty,ndoshta do te shkundnin pak rinine nga gjumi letrargjik dhe jeta boshe ,vanitoze .Gjithesesi ,urime per vitin e Ri …Dites…nje dritare qe sjell ajer te fresket ne kete vend ku shumica nuk e kupton se forca e saj eshte gjigande.Do te ishte ne nderin e shqiptareve qe ndonje shesh ,shkolle ,rruge te mbante edhe emrin e e Antonio Gramshit ,te ketij italoarbereshi qe nderohet ne cdo vend te Italise .Te pakten ne Gramsh ,nga e ka origjinen e larget …princi i larguar mbas pushtimit otoman

    Reply to this comment
  3. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan ujqerit e cakejte e politikave te dites January 1, 13:06

    Antonio Gramshi vertet beri emr,por ne kete rastin e Vitit te Ri tha me te gabuaren duke perdhosur te djeshmen, pra festat e trasheguar ne shekuj dhe zevendesuar me te rene e etiketimit te tije, kjo nje padije,jo por ne refleks i delirit te madhesise.Ne moralin njerezore feststemt e tradhiguara ne shekuj duhen respektuar e nderuar,kurse fesat e sotme, jo vetem duhen respertuar e perkujtuar, por dhe rishikuara kur vijne i stimulim nga e pamoralshmja ne dite e vite nga fiqia e sundimit ne te tre pushtetet.Pra jo gjithcka duhet vendosur sipas servirjes se Gramshit.Akush nuke do te mund te pranonte mos festimin e Vitit te Ri, apo Dites se Veres,apo Diten e Nderimit per Herojte,Deshmoret e Kombit, po harruar dhe shume feste te tjera ne nderim te me te kukures shpirterore njerezore te trasheguar ne vite.Se fundi festa e gezime pacim ne c’do dite te vitit e shekujve qe vijne drejte perjetesise.Njerezit linden velleze, krijuan familje,fise dhe kombe, por politikat ekstreme te c’do ngjyre,dhe besimi krijuan armiq ne mes vetes.Mjaft eshte MJAFT, ky vit do ti japo fund cmendurise se politikave bastarde te rendjes pas lekeve te piset dhe pangopesise per pushtet me c’do forme e cmim brenda djallit ne kete bote.Besoni, ndimoni dhe te gezojme njeri-tjetrin qe te jetojme perjetesine,ne kete bote ka te mencur,handikape, puntore dhe njerez ne nevoje,por te gjithe duhet te jetojne dhe gezojme dhe jo te mbeten peng i politikane bastarde,kujdes koha eshte flori e shkuar floririt,o njerez,c’do perbuzje ka nje cmim,ashtu sikurse c’do e mire ka nje broom.

    Reply to this comment
  4. Shqiptari January 2, 12:19

    Komuniste si Antonio Gramshi natyrisht qe urrejne jo vetem Vitin e Ri, por c’do feste tjeter, me perjashtim te dates kur vijne ne pushtet. Ate date kane festen e vetme qe njohin.

    Reply to this comment
    • Arbereshi January 2, 14:22

      Nuk besoj se e ke lexuar Gramshin ,
      sepse nuk do te shkruaje Idiotesira .
      Lexoje , me lòaps ne dore , se ka shkruar edhe per ty .
      Nuk ka leka e prona shkrimi i Gramshit ,
      atje ndodhet pasuria e shpirtit .

      Futi ndonje paçe te ngrohte , se ate di te besh ti Shqiptari ………… haaaaaaaaaaaaaa

      Reply to this comment
  5. Arbereshi January 2, 14:25

    Nuk besoj se e ke lexuar Gramshin ,
    sepse nuk do te shkruaje Idiotesira .
    Lexoje , me lòaps ne dore , se ka shkruar edhe per ty .
    Nuk ka leka e prona shkrimi i Gramshit ,
    atje ndodhet pasuria e shpirtit …

    Futi ndonje paçe te ngrohte , se ate di te besh ti Shqiptari ………… haaaaaaaaaaaaaa.

    gramshi nuk shkruan per Ballistat , Borgjeset
    kapitalistet , Imperialistet , as per Intelektualet e Tajvanit …..
    aI SHKRUAN per klasen puntore dhe qeniet njerzore ……………………………..
    BOTA drejt ideve Gramshiane po shkon

    Reply to this comment
  6. Shqiptari January 4, 12:32

    Kam bere ate komentin e 7 ne 2017 dhe akoma nuk del. Jeni vertet per te ardhur keq.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*