Urrejtja, nostalgjia dhe rishpikja e një regjimi të ri

February 20, 2018 11:39

Urrejtja, nostalgjia dhe rishpikja e një regjimi të ri

Xhevdet Shehu

Ata zbritën me shumë yrysh nga qyteti “Studenti” ku prej disa ditësh vazhdonte një grevë urie e disa qindra studentëve dhe pedagogëve që kërkonin heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti.  Ishte 20 shkurt i vitit 1991. Kishte ndodhur lëvizja e dhjetorit 1990, ishin krijuar partitë e para opozitare në Shqipëri dhe prej disa muajsh vendi nuk ishte aspak i qetë. Nuk ishte vështirë të kuptohej se gjithë i njerëzve 27 vjet më parë ishte fokusuar tek një emër: Enver Hoxha. Ai fajësohej për diktaturën e egër, ai fajësohej për varfërinë dhe prapambetjen, për izolimin, për burgjet, për shumëçka të mbrapshtë që kishte ndodhur, madje e akuzonin edhe për vjedhje, për vjedhjen e floririt sidomos. Ishte një propagandë shurdhuese e cila në kushtet e atëhershme të Shqipërisë ngjiste lehtësisht. Ndaj dhe atë 20 shkurt kishte një padurim të jashtëzakonshëm për heqjen e simbolit të diktaturës: statujën gjigante të Enverit në qendër të Tiranës. Në kushtet e atij shteti të dobët të asaj kohe ata që rebeluan e hoqën lehtësisht statujën rreth mesditës, mes një hareje të frikshme. Pati gjoja një rezistencë sa për të thënë, por fakt është se nuk pati asnjë të lënduar…

Të nesërmen, desh të kryhej një akt tjetër edhe më barbar: djegia e bllokut ku banonin ish-udhëheqësit komunistë. Synimi ishte që bashkë me bllokun të digjeshin të gjallë edhe banorët e tij. Dhe kjo mund të ndodhte. Se pse nuk ndodhi, dihet. Fakt është se ai bllok qytetarëve të këtij vendi simbolizonte thelbin e diktaturës, diferencimin midis një grushti njerëzish në udhëheqjen më të lartë të vendit dhe masave të gjera të popullit. Askush nuk e dinte se si ishte brenda ati blloku. Por ekzistonte përfytyrimi: atje ishte parajsa. E kundërta e ferrit ku jetonte një popull i tërë…

27 vjet më pas

Kanë kaluar 27 vjet. Shumë ujëra kanë rrjedhur dhe ndërsa shumë ndjenja të fillimviteve ’90 janë fashitur, ka një vështrim më realist për kohën dhe ngjarjet. Ka madje një zgjim të nostalgjisë për Enverin. Duket absurde, por është e vërtetë. Nostalgji jo në kuptimin e rikthimit sërish të Enverit dhe të diktaturës, pasi kjo është krejtësisht e pamundur, por te vështrimi më realist për atë kohë, pasi jo gjithçka ka qenë e zezë në atë kohë.

Pse, pra kjo nostalgji për Enverin, 27 vjet pas përmbysjes së diktaturës së tij?

Dy muaj më parë nisur nga një protestë e opozitës për të penguar zgjedhjen e një kryeprokuroreje të përkohshme, botova shkrimin me titull “Blloku”,ku ndër të tjera theksoja se sot ne nuk kemi një Bllok. Kemi disa Blloqe, jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë. Duket se pushtetarët që morën fuqinë dhe u bënë të mëdhenj pas ’90-s kanë pasur vetëm një qëllim: Pasurimin e shfrenuar. E për të mbrojtur pasuritë e tyre të pakufishme ata janë ngritur në protesta dhe kundërshtojnë reformën në drejtësi…

Ish-blloku i famshëm komunist është shumëfishuar. Pushtetarë dhe ish-pushtetarë jetojnë në blloqe shumë më luksoze se ato të Enverit e Mehmetit njëherë e një kohë. Madje, pasuritë e tyre, përfshi edhe gjyqtarë, pronarë mediesh, biznesmenë gjithfarësoj, janë ku e ku më të shumta se ato të ish-udhëheqësve komunistë. Janë te Royal Hill prapa TEG-ut në Tiranë, janë vilat luksoze në Gjirin e Lalzit e deri në Viçidol të Tropojës…

Mund të sillen pambarimisht shembuj dhe argumente për të ilustruar arsyen e rrëzimit të regjimeve komuniste. Por po aq shembuj dhe argumente mund të sillen për të kundërshtuar regjimet që pasuan regjimet komuniste. Përndryshe, nuk do të na duhej reforma në drejtësi, nuk do të flisnim për nevojën e vetingut, nuk do të flisnim për fenomenin e gjakmarrjes që ka marrë përmasa të llahtarshme etj., etj. Nuk do të flisnim për korrupsion e mafie, të cilat njëherë e një kohë shqiptarët nuk arrinin t’i kuptonin.

Sllavoj Zhizhek,filozofi bashkëkohës slloven me famë botërore tek eseja e tij e mrekullueshme “Kundër shantazhit të dyfishtë” botuar vetëm një vit e gjysmë më parë, duke iu referuar disa të vërtetave të pakontestueshme të regjimit komunist, shkruan: “Ndoshta ne duhet ta rishpikim atë. Nuk është e mjaftueshme që të mbetemi besnikë ndaj Idesë Komuniste: duhen gjendur, në realitet historik, antagonizmat që e bëjnë këtë Ide një urgjencë praktike. Pyetja e vetme e vërtetë sot është kjo: a e përkrahim pranimin mbizotërues të kapitalizmit si një fakt i natyrës (njerëzore), ose a përmban kapitalizmi i sotëm botëror antagonizma mjaftueshëm të forta që t’ia parandalojë riprodhimin e tij pa një fund të qartë? Ka në fakt katër antagonizma të këtilla: kërcënimi kanosës i katastrofës ekologjike; dështimi gjithnjë e më shumë i prekshëm i pronës private për të integruar në funksionimin e saj të ashtuquajturën ‘pronë intelektuale’; implikimet shoqëroro-etike të zhvillimeve të reja tekno-shkencore (sidomos në biogjenetikë); dhe, e fundit por jo më pak e rëndësishme, siç është përmendur më sipër, forma të reja aparteidi, mure dhe lagjet e reja të të varfërve”.

Zhizhek nuk është komunist, ndaj dhe është ndër filozofët më të respektuar aktualisht. Forca argumentuese e tij është e jashtëzakonshme.

February 20, 2018 11:39
Komento

6 Komente

  1. kampaçurreta February 20, 14:58

    KETU KEMI NJE EKUACION ME SHUME TE NJOHURA:
    1- ENVER HOXHA = DIKTATOR ok
    2-“ENVERET E RINJE”= DIKTATORE
    3″ENVERET E RINJE = HAJDUTE
    4″ENVERET E RINJE = TE KORRUPTUAR
    5″ENVERET E RINJE” = VRASES
    6″ENVERET E RINJE = TRADHETARE,
    Per te argumentuar sa me siper çdo shqipetar qe ka koken siper supeve e ka te lehte te argumentoje. Per ekuacionin 1: 5 i thjeshte

    Reply to this comment
  2. Dhimbia e madhe popull. February 20, 15:34

    Te lumte”kampacurreta'”!
    Vepra- Enveri vertete na duhet.
    Dhimbia e madhe popull.

    Reply to this comment
  3. Arben Ballajdia February 20, 16:22

    Mashtrim i madh dhe loja me pasurine e Enver Hoxhes .
    Mashtrimi i pare,
    * Ceku i bardh ju mbahet mend premtimi i PD ne 1990 ku Shqiperia do behej si Zvicerra ?!
    * Umbahet mend fotot e Viles se Enver Hoxhes ku thuhej se jetonte ne luks te madh ?!!
    Sot pasurite e kryetareve te Partive kryesore te Shqiperise jane te pa krahasueshme me pasurite e Enver Hoxhes ! Jane miliona dollare dhe me prona te luejtshme ne bregdet e gjetke te politikaneve gjykatseve prokuroreve Ku eshte morali i kesaj klase politike 27 vjecare ?!! Sot Shqiperia eshte vendi me i korruptuar ne planet, me nje popullsi shume te varfer e te korruptuar, por me Politikane shume shume me te pasur se ne vende te zhvilluara !
    Shkurt : politikanet shqiptare jane te degjeneruar te urryer te pabesueshem te neveritshem -sepse kane ndertuar nje shtet shume te korruptuar deri ne qelize !

    Reply to this comment
  4. Besua February 20, 16:57

    Sikur dashuria per tjetrin te ishte ilac magjik, Xhevdet Shehu do te ishte nje doktor me i mire se Isuf Kalua dhe Enverin do ta kishim gjalle edhe sot.

    Reply to this comment
  5. Che Guevara February 21, 00:08

    Disa pyetje pyetje krahasuese:
    Ku jetojne sot familjaret e Enverit?
    Ku i bejne pushimet ata?
    Sa ton flori dhe pasuri te tjera u jane gjetur familjareve te Enverit keto 28 vjet?
    Nexhmije Hoxha,gruaja e Enver Hoxhes u denua nga gjykata me 12 vjet burg per 32 mije leke shpenzime shteterore per kafe!
    Po ata qe ishin ne pushtet kur u grabit i gjithe floriri i Thesarit te Shtetit pse nuk u denuan?
    Po ata qe ishin ne detyre kur u vodhen 7 miliard leke te Bankes se Shqiperise,pse nuk u denuan?
    Po tradhetari i kombit Ahmet Zogolli,pse e ka shtatioren ne mes te Tiranes sikur eshte “hero”?
    Po femijet e Sali Berishes ca pasuri kane sot?
    Ku i bejne pushimet vjetore ata?
    Cfare ndryshimi ka Nexhmije Hoxha qe akuzohet sot si kriminele,ndersa Liri Berisha sikur eshte engjell?
    Vetem kaq dhe nuk ka nevoje te zgjatemi shume!
    Shan i dhjeri te permjerin!
    Sot Enveri kujtohet,se klikat antishqiptare qe sunduan ne Shqiperi u moren shqiptareve te gjitha te drejtat dhe lirite qe kishin ne socializem!
    Le ta bejne popullin te jetoje me mire se ne kohen e xhaxhit dhe nuk ka nevoje te kujtohet njeri me per ate!
    Por kelyshet e atyre qe bashkepunuan me pushtuesit dhe spiunet dhe karieristet e fshehte qe jetonin ne luks afer e brenda Bllokut,por qe akoma sundojne vendin,kurre nuk do pushojne se shpifuri per Enver Hoxhen se duan te mbulojne krimet e tyre 1 mije here me te shumta se te gjithe pushtuesve qe nga koha e Skenderbeut!

    Reply to this comment
  6. Proletari i Kohes qe jetojme.. February 21, 15:13

    Me te lumte Xhevdet Shehu sjelle ate mendien e kohes;Fillozofit te kohes,Sllavo Zhizheku”.
    T’i referohen politikanet tane,me se pari perfaqesuesit ne kuvend. Faleminderi komentit Che Guevara.
    Proletari i kohes qe jetojme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*