Uruguai shkatërron Rusinë, kryeson grupin

June 25, 2018 18:30

Uruguai shkatërron Rusinë, kryeson grupin

Tetë gola në dy ndeshje dhe Rusia organizatore e këtij Botërori u duk se do të ishte një pretendente serioze në mos për triumfin final, të paktën për të ecur disa faza përpara.

Por, loja e bukur dhe golat e shumtë të dy takimeve të para, ato ndaj Arabisë Saudite dhe Egjiptit, u sfumuan shumë shpejt kur përpara rusëve doli një tjetër ekip me peshë dhe pretendent gjithashtu për të kaluar grupin.

Sfida mes Uruguajit dhe Rusisë nuk kishte presionin e kualifikimit, pasi të dyja këto skuadra e kishin prerë biletën për në fazën e 1/8-ave që pas ndeshjeve të dyta në grup, por këtë herë luanin për të përcaktuar se kush do të ishte fituesi i grupit.

Eksperienca e uruguajanëve bëri diferencën dhe golat e Suarezit e Cavanit, shoqëruar nga një autogol i Cheryshev, bënë që amerikano-latinët të triumfonin pastër, 3-0 ndaj rusëve, që luajtën më shumë sesa një pjesë loje në inferioritet numerik.

Një humbje kjo që ngre menjëherë pikëpyetjet mbi të ardhmen e Rusisë në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë, teksa tashmë dihet se Uruguaji do të presë të dytën e grupit B, ndërsa Rusia do të ndeshet me të parën e grupit B. Në pritje të përmbylljes së grupit B, me ndeshjet e mbrëmjes, Spanja mund të ndeshet me organizatorët rusë, ndërsa Uruguaji mund të presë kampionët e Europës në fuqi, Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e prestigjit me shije lamtumire, mes Arabisë dhe Egjiptit përfundoi me fitoren e mbretërisë arabe 2-1, me një gol të shënuar në minutat shtesë, edhe pse ishin “faraonët” që kaluan të parët në avantazh falë Mohamed Salah.

o.j/dita

 

June 25, 2018 18:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*