Usain Bolt debuton si futbollist

September 1, 2018 14:36

Usain Bolt debuton si futbollist

Usain Bolt, më në fund e bëri debutimin e tij si futbollist profesionist. 32-vjeçari xhamajkan tetë herë Kampion Olimpik u aktivizua në kampionatin australian me Central Coast Mariners, në fitoren 6-1 kundër Central Coast Select XI.

Tifozët kishin mbushur stadiumin për të parë njeriun më të shpejtë të planetit, i cili ka një kontratë pa afat. Gjatë ndeshjes u duk qartë se edhe ai i shijoi minutat që luajti.

Më herët xhamajkani është stërvitur me skuadrën gjermane të Bunbdesligës, Borussia Doretmund si dhe Mamelodi Sundowns, Stromsgodset.

Ai është shprehur disa herë që është tifoz i Cristiano Ronaldos për shkak se portugezi është një prej futbollistëve më punëtorë. Nuk jam i talentuar si Messi.

“Cristiano punon që të jetë më i miri dhe këtë dua të bëj edhe unë”, ishin fjalët e tij edhe pas kësaj ndeshjeje.

o.j/dita

September 1, 2018 14:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*