Ushqeheni natën vonë, mësoni nga se rrezikoheni

August 18, 2017 14:26

Ushqeheni natën vonë, mësoni nga se rrezikoheni

Dihet tashmë lidhja mes të ushqyerit natën vonë dhe shtimit në peshë, por, një studim i ri sugjeron se ajo rrit gjithashtu rrezikun e zhvillimit të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Një grup shkencëtarësh amerikanë kanë zbuluar se ngrënia natën vonë rrit nivelet e sheqerit në gjak, duke u bërë kështu shkak për zhvillimin e diabetit.

Vaktet natën vonë rrisin gjithashtu nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve, të cilat mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Dhe, në vijimësi të studimeve të mëparshme, studimi më i fundit ka zbuluar se ngrënia në orët e vona të natës shkakton shtim në peshë tek njerëzit duke ulur aftësinë e trupit për të djegur dhjamin.

Këto rezultate kanë dalë pas një studimi të kryer nga Shkolla Mjekësore Perelman në Universitetin e Pensilvanisë, të cilat konfirmojnë se ngrënia natën vonë ka një sërë efektesh negative shëndetësore. Shkencëtarët kryen një eksperiment tek disa të rinj shkruan “Daily Mail”.

Në fund të eksperimentit ata dolën në përfundimin se ngrënia pas orës 11 të natës shkakton shtim në peshë pasi ngadalësohet procesi i përpunimit të yndyrës – procesi ku yndyrat zbërthehen dhe përdoren për energji.

Në këtë rast trupi metabolizonte (përpunonte) më pak lipide ose yndyra.

Ekspertët e zemrës rekomandojnë që të mos hani asnjëherë brenda dy orëve para se të flini.

August 18, 2017 14:26
Komento

1 Koment

  1. MH August 18, 16:43

    Po kush dreqin asht ai njeri qe han ne 11 te nates,per pa ken lugat apo gopq.
    Ndersa kjo keshille “që të mos hani asnjëherë brenda dy orëve para se të flini”.bie posht per organizmin tim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*