Ushqime që pastrojnë trupin nga nikotina

December 4, 2017 14:30

Ushqime që pastrojnë trupin nga nikotina

Nikotina është substanca kimike që gjendet tek cigaret, përgjegjësese për varësinë ndaj duhanit.

Eshtë një stimulant që bllokon nervat, qelizat gjë që çon në mosfunksionimin e tyre. Bima e duhanit që prodhon nikotinë rrit rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.

Megjithatë ka një sërë ushqimesh që mund të ndihmojnë trupin të pastrohet nga nikotina.

1.Brokoli

Është i pasur në vitamina B5, C dhe D që janë përgjegjëse për të rregulluar shumë proçese në trupin e njeriut. Brokoli ndihmon në forcimin e metabolizmit dhe i mbron mushkritë tuaja nga toksinat.

2.Portokallet

Nikotina e zbras trupin nga vitamina C, ndërsa portokallet janë të mbushura me vitaminë C dhe rikthejnë ekuilibrin.

3.Spinaqi

Spinaqi përmban acide fosile dhe Vitamin B9 që janë të njohura për largimin e nikotinës nga trupi.

4.Xhinxheri

Xhinxheri ndihmon në largimin e simptomave të padëshiruara të duhanit nga trupi. Gjithashtu redukton toksinat në gjak, që shkaktohen nga nikotina.

5.Limonat

Janë një armë e fuqishme për të luftuar nikotinën. Helmi i nikotinës rri në gjak për 3 ditë duke dëmtuar qelizat dhe sisitemin imunitar. Limoni ka fuqinë t’i largojë këto efekte negative që lë nikotina në organizëm.

6.Karrotat

Konsumimi i rregullt i karrotave ndihmon në marrjen e vitaminave A,C dhe K, të cilat i shkatërron nikotina.

7.Shegët

Pirja e duhanit rrit rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe duke konsumuar shegë qarkullimi i gjakut normalizohet.

8.Lakra jeshile

Sa më shumë lakër të gjelbër të konsumoni aq më të mbrojtur do jeni nga kanceri.

December 4, 2017 14:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*