Ushqimet që janë të ngjashme me organet e trupit që shërojnë

October 12, 2017 12:52

Ushqimet që janë të ngjashme me organet e trupit që shërojnë

A keni vënë re ndonjëherë se ekziston një lidhje mes formës së ushqimeve dhe organeve që ato trajtojnë? Kjo ngjashmëri na tregon se çfarë ushqimi mund të përdoret për shërim në trupin e njeriut. Ja cilat janë disa prej tyre:

Avokadot- Uterus

Avokadot ngjasojmë shumë me formën e mitrës. Konsumimi i një avokadoje në javë do të ndihmojë në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Ajo nxit gjithashtu balancimin e hormoneve.

Karrota-Syri

Hulumtimet kanë treguar se karotat ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të syve duke stimuluar qarkullimin e gjakut në trup. Nëse e shikoni nga afër atë pjesën e kryqëzuar tek karrota duket si syri i njeriut.

Selinoja- Kockat

Selinoja ka ngjashmëri me eshtrat e njeriut. Kockat e njeriut përmbajnë 23% natrium. Kjo është gjithashtu edhe sasia e saktë e natriumit në selino.

Xhinxheri-Stomaku

Xhenxhefili ndihmon në trajtimin e ënjtjeve dhe shqetësimeve gastrike. Ai ndihmon gjithashtu në tretjen sa më të mirë ushqimeve.

Qitro-Gjoksi

Qitro ndihmon në lëvizjen e nyjeve limfatike përmes gjoksit duke parandaluar kështu kancerin e gjirit.

Kërpurdha- Veshi

Prerja e kërpurdhave në gjysmë do ti bëjë ato të ngjashme me veshin tonë. Kërpurdhat ndihmojnë në përmirësimin e dëgjimit, sepse ajo është e pasur me vitaminë D.

Patatet e ëmbla – Pankreasi

Patatet ndihmojnë në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Domate-Zemra

Lëngu i domates është mjaft i ngjashëm me zemrën njerëzore meqë ka katër dhoma dhe ka një ngjyrë të kuqe. Hulumtimet tregojnë se domatja është e pasur me hekur dhe kalium gjë që e bën atë shumë të shëndetshme për gjakun dhe zemrën.

Arrat- Truri

Ashtu sikurse truri, edhe arra përmban hemisferën e majtë, të djathë dhe pjesën qendrore. Ka shumë ngjashmëri me trurin dhe nëse konsumohet në sasinë e rekomanduar e bën atë të funksionojë në mënyrën e duhur!

October 12, 2017 12:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*