Ushqimi i tepërt zvogëlon trurin
Shkencëtarët australianë kanë zbuluar një lidhje të drejtpërdrejtë mes diabetit të tipit 2 dhe reduktimit të funksioneve cerebrale. Apeli i tyre sidomos për moshat e mëdha është: Mos abuzoni me sasinë e ushqimit.
Studimi është kryer në institutin “Garvan” në Sidnei dhe sipas tij, të moshuarit që konsumojnë sasi të mëdha ushqimi janë të ekspozuar ndaj rrezikut të tkurrjes së trurit dhe demencës. Diabeti i tipit 2 zhvillohet kur një person gjenetikisht i prirur kalon peshën normale trupore dhe nuk arrin të rregullojë nivelin e sheqerit në gjak.
Komento
1 Koment
Shiko komentet
Zbulim teper interesant që duhet ta zbatoj une i pari se po m’u be truri mé i vogel se i saliut mbarova!?