Ushtarakët shqiptarë dhe gratë ruse, gëzimi dhe mallkimi i një epoke

May 13, 2016 12:21

Ushtarakët shqiptarë dhe gratë ruse, gëzimi dhe mallkimi i një epoke

Nga Alqi Koçiko

Ata vinin nga lufta. Shumica dërrmuese ishin vërtet me origjinë “gjysmë opinge”; edhe ndonjë që vinte nga familje më në gjendje, e kishte tretur pasurinë. Ndërkohë që kush “kishte parë botë me sy” numërohej me gishtat e dorës, ishte mëse e kuptueshme që metamorfoza në të mirë dhe në të keq, e ushtarakëve shqiptarë që diktatura komuniste i dërgoi të studionin në shkollat e famshme të Bashkimit Sovjetik, të binte shumë në sy. Ky grup i madh njerëzish që i dha tonin luftës në terrenin shqiptar, do të bënte të njëjtën gjë edhe për atë pjesë të Luftës së Ftohtë që i ra për hise Shqipërisë. U kthyen për të komanduar ushtrinë e vendit të tyre, shijuan lavdinë dhe mundimet, pakënaqësitë dhe gradat, e shumë prej tyre në fund edhe e pësuan. Arsyeja tashmë dihet: Miku i madh ishte shndërruar në armikun e madh. Por dramat në të tilla raste marrin përmasa të shumëfishuara, aq më tepër kur kalojnë nga plani profesional në atë njerëzor e personal. Sepse për ta, ndarja e Enverit nga Hrushovi, prishja e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe shumicën e vendeve të kampit socialist, nënkuptonte automatikisht ndarjen e grave të tyre ruse. Thika e ironisë shkon edhe më thellë: Ndokush, para se të vendoste të lidhte jetën me romancën e vet ruse, ishte divorcuar nga bashkëshortja e mëparshme shqiptare.

Nevoja urgjente e qeverisë së re të dalë nga lufta për kuadro të mirëfilltë ushtarakë, ashtu si dhe për profesionistë civilë të fushave të ndryshme, e kishte gjetur zgjidhjen: Arsimimin në shkollat e “demokracive popullore” të Lindjes, e kryesisht në Bashkimin Sovjetik. Padyshim se përzgjedhja e elementëve ishte skrupuloze, ndërsa kriteret kokë e këmbë politike. Komandantë të shquar të luftës, më pas drejtues kryesorë të shtetit, duke filluar që nga Mehmet Shehu, studiuan në“Harvardin” sovjetik të shkollave ushtarake, akademia “Voroshillov”, ku përgatiteshin oficerë madhorë të Shtabit të Përgjithshëm. Menjëherë më pas vinte akademia “Frunze”, që prodhonte drejtues brigadash e divizionesh të këmbësorisë; akademia “Zhukovsko” për aviacionin; akademia “Xherxhinski” e artilerisë; akademia “Stalin” e tankeve etj. Me përjashtim të atyre të “Voroshillovit” dhe “Frunzes”, pjesa dërrmuese e studentëve shqiptarë duhej ta fillonin studimin nga shkolla bazë ushtarake, “Uçilishçe”, e ndarë sipas degëve dhe ku starti i parë ishte mësimi i gjuhës. Paskëtaj vinte Kursi i Oficerëve dhe më pas Akademia, si faza më e lartë. Por e gjithë kjo, siç rezulton nga disa dokumente të Arkivit Qëndror të Ushtrisë, përkthehej në rreptësinë shembullore të shkollës sovjetike të kombinuar hidhët me acarin famëkeq të dimrit rus, diçka e panjohur qoftë edhe për partizanët e djeshëm të maleve të Shqipërisë.

Ja çfarë thotë një raport i atasheut jetëgjatë ushtarak të Shqipërisë në Moskë, Sadik Bocaj: “Veçanërisht ajo që i ka goditur më shumë ka qenë edhe disiplina e fortë, disiplinë kjo që e godiste për vdekje partizanllëkun. Tanët nuk ishin mësuar me disiplinë të atillë ndaj dhe u dukej e tmerrshme, e aq më tepër që ishte dimër këta s’ishin mësuar me një të ftohtë të tillë Rusie. Këta s’ishin mësuar me u ba gati për dy minuta e me dalë në rresht…me ba paraqitjen karshi eprorëve në rregull; këta s’ishin mësuar me ba roje, me fshi e me la dyshemenë e nevojtoret.”

Thursday, May 12, 2016 (5).jpgShumë raporte të Sadik Bocajt dhe të ndihmësit të tij Vasil Skorovoti (ky i fundit dërgonte raporte të veçanta edhe mbi punën e shefit të vet, si pjesë e misionit të tij special), flasin për Bashkimin Sovjetik ideal për të cilin studentët shqiptarë kishin dëgjuar aq shumë, përballë BS-së së zymtë të realitetit, për çmimet e larta e varfërinë e pasluftës, për hajdutët e xhepave që të vidhnin para syve e për ushqimin e keq të mensave ushtarake. Por nëse për shumëçka ish partizanët do të zhgënjeheshin nga nëna e madhe Rusi, ky zhgënjim do të kompensohej nga një element i vetëm: Vajzat ruse.

Letër e vitit 1957. Drejtoria e Kuadrit në ministrinë tonë të Mbrojtjes i dërgon mesazh atasheut ushtarak në Moskë:“Bashkë me këtë shkresë ju dërgojmë letrën e shoqes Shpresa Lufo, me anën e së cilës ankohet për bashkëshortin e saj, kursant Riza Lufo, i cili studion në shkollën e Marinës Leningrad, mbasi nuk ka marrë letra qysh prej nji vjeti, dhe se në fund e ka njoftuar për divorc. Çështja e tij të shikohet seriozisht dhe me kthimin e letrës të na njoftohet përfundimi”.

Kontakti i shqiptarëve me vajzat ruse ka shkaktuar edhe të tjera drama të këtij lloji, duke bërë që autoritetet shqiptare të përballeshin me një problem të panjohur më parë. Martesa me shtetas të huaj nuk ishte parashikuar, ndërsa më vonë iu gjet një procedurë e ndërlikuar. Reagimet e para, gjithsesi ishin të rrepta, siç kumton kjo letër e vitit 1951 nënshkruar nga Haxhi Lleshi, drejtori i Personelit në ministrinë e Mbrojtjes Popullore: “Kapter Idajet Kokaj, që është për studime ushtarake në Bashkimin Sovjetik, i ka drejtuar një lutje kësaj drejtorie për të ndërhyrë pranë organeve kompetente sovjetike, për të lejuar që të martohet me një vajzë sovjetike. Të lajmërohet i naltëpërmenduri se detyra e parë e tij është kryejë me përpikmëni detyrat që i janë ngarkuar nga Partija, Komandanti Suprem dhe Populli duke dalë me rezultate të mira në mësime dhe të përfitojë sa më tepër nga eksperienca e çmushme sovjetike. Sa i përket martesës së tij dhe shokëve të tjerë, komanda i ka parasysh kërkesat e tyre…”

Ishin vitet e mjaltit Tiranë-Moskë. Dhe kërkesat për nuset nga vendi i largët, nisën të rrjedhin lumë nga viti në vit. Vajzat ruse paraqiteshin në ambasadën shqiptare në Moskë me kërkesat e tyre, ndërsa oficerët shqiptarë drejtonin lutje në Tiranë. Dokumentet që duheshin plotësuar, përbëheshin nga:

-Lutje e të interesuarit bashkë me një biografi të tij;

-biografia e hollësishme e vajzës së huaj dhe adresa e saktë e saj;

-certifikatë shëndeti dhe certifikatë nënshtetësie;

-certifikatë gjyqësore dhe mirësjelljeje (çka nënkuptonte qëndrimin e saj politik).

Nëse dosja miratohej, njoftohej ministria e Jashtme shqiptare që kontaktonte me homologen e saj sovjetike. Por interesant është fakti që të paktën deri në vitin 1951, as qeveria e Moskës nuk ishte e gatshme të lejonte martesën me shtetas të huaj, përfshi dhe shqiptarë.

Vajzat ruse paraqiteshin grupe-grupe pranë legatës sonë dhe paraqisnin kërkesat: Valentina Kovaliova për Nako Papavangjelin, Ana Derera për Thanas Gjiknurin, Lidia Perestjuk për Zenel Minarollin, Ludmilla Sitnik për Vaskë Kostën, Galina Vinokurova, për Raqi Sellon, Tatjana Llomejko për Areteo Konomin, Irena Onokjenko për Peço Polenën, Sjagadjat Aitova për Vasil Gjikondin, Ludmilla Denisovoj për Vasil Priftin… dhe listat janë të gjata. Sigurisht, shumica e kërkesave, pas një fluksi të tillë, filluan të miratohen dhe nisën të realizohen martesat. Nadja me Rako Germenin, Beba me Arqile Papadhimitrin, Gojogana me Gligor Konomin, Galina me Shaban Reçin, Veronika me Mujo Sokolin, Valentina me Qamil Podën, Nona me Stavri Qeleshin, Lida me Skënder Godon, Aleksandra me Shaqir Kapexhiun…

Studentët shqiptarë në Simferopol, Rjazan, Kiev, Harkov, Saratov, Leningrad, Moskë etj, kishin gjetur jo thjesht ngushëllimin, por gëzimin e tyre të jetës. Dhe jo vetëm ata që u martuan, por shumë të tjerë e gjenin rrezen e dritës për të dalë nga zymtësia e jetës së rreptë ushtarake, pikërisht në marrëdhëniet e tyre jashtë shkollës,me femrat ruse. Përshkrime të bollshme të kësaj epike ka dhënë Kadare në veprat e tij, ashtu siç dihet tashmë martesa e parë dhe e hidhur e Dritëroit të madh me gruan e vet ruse, më të cilën pati dhe një fëmijë, Arjanin. Por ana e nëndheshme e kësaj medaljeje, ishin raportet e fshehta që komandantët e grupeve të studentëve përgatisnin për sjelljet e shokëve të tyre, ku përveç ecurisë në mësime dhe “jetës së partisë”, rradhiteshin të gjithë “shkarjet”, pra angazhimi sipas tyre i tepruar me femrat. Ja një raport i hershëm i vitit 1946, i Sadik Bocajt: “Nga elementet më të padisiplinuar janë Kapiten Stavri Qeleshi dhe Toger Xhemal Shehu, të cilët qysh gjatë udhëtimit për në BS, në Rumani ndahen nga shokët duke mbetur pas vajzash…” Ai u kërkon në një tjetër letër, secilit prej përgjegjësve të Thursday, May 12, 2016 (3).jpggrupeve të dërgojnë një raport të hollësishëm çdo muaj, “edhe më shpesh po e patë të nevojshme”. Më tej, gjithmonë do të ketë ndonjë denoncim për shkelje të leje-daljes, për ofendim të eprorëve, e deri për vjedhje rublash mes njëri-tjetrit. Sigurisht, argëtimi kërkon para.

Por me afrimin e viteve ‘60-të, situata do të ndryshonte kryekëput. Përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Traktatit të Varshavës, Dilaver Poçi, i shkruan ministrit Beqir Balluku në 23 tetor 1961, mbi ankesat e shumta për thyerje disipline që gjenerali sovjetik Gusiev i kishte rreshtuar në drejtim të studentëve shqiptarë, sidomos atyre që studionin në Krasnodar dhe Rjazan. Ftohja mes dy vendeve tashmë ishte fakt i kryer dhe në diskutim ishte ndërprerja e studimeve dhe kthimi në atdhe.

Shumë domethënëse është letra “tepër sekret” e gjeneral Halim Ramohitos ( i dëbuar shumë shpejt nga Bashkimi Sovjetik si non grata), dërguar Tiranës: “Më 1 janar 1961, në 38 akademitë e shkollat ushtarake të BS, kemi gjithsejt 876 ushtarakë, nga këta 594 kursantë dhe 282 oficera. Të ministrisë së Mbrojtjes janë 759, të Ministrisë së Punëve të Brendshme 117”. Dhe Ramohito flet për qëndrimin e drejtë politik të shqiptarëve, ndërkohë që në fjalorin politik dypalësh dëgjoheshin rëndom termat “revizionist”, “tradhëtar” dhe “kokëfortët shqiptarë”.

Por ajo çka e meriton vërtet logon “sekrete” vijon më poshtë: “Kemi rreth 10 ushtarakë që kërkojnë me insistim të martohen këtu. Megjithë shpjegimet tona, këta shokë nuk binden. Numri i tyre mund të jetë dhe më i madh… Nga eksperienca që kemi, të gjithë rastet e këqija që kemi këtu me ushtarakët e kanë bazën në marrëdhëniet me vajzat… Çështja e martesave po merr edhe karakter politik. Kemi kohët e fundit dy raste. Kursant Luan Çakërrin, siç e dini, e kthyem në Shqipëri pa dhënë provimet shtetërore sepse kishte pëshpëritur që ‘nuk kthehem në Shqipëri pa gruan’. Këtij gjoja i dhamë leje për në Shqipëri, për të rregulluar çështjen e martesës dhe mbeti aty. Edhe kapterin e Marinës Idrizi donim ta kthenim se në Baku u lidh me një vajzë dhe i la mësimet fare. Ai erdhi këtu në Moskë dhe fshehurazi na iku nga hoteli për në Leningrad. Atje e kapëm dhe e shoqëruam për në Moskë e prej andej për në Shqipëri…”

 

Dikur shiheshin me zili, por më pas erdhën ditët që martesat ruse të ishin mallkimi i oficerëve shqiptarë. Disa u ndanë, disa e mbrojtën shoqen e jetës. Siç është rasti i vlonjatit Hamdi Arapi që nuk u nda nga Raja: “Rrobaqepëse ishte në BS, rrobaqepëse është në Vlorë. Ç’të keqe ju ka bërë?”, do t’u thërriste ai në fytyrë autoriteteve shqiptare. Pas vitit 1992, ai shkoi në vendlindjes e të shoqes në Borisoglepsk, ku ndodhet edhe shkolla e famshme e aviacionit “Çkallov”. Por shumë gra, me dhe pa fëmijë, u kthyen në atdheun e tyre, ndërsa shumica e oficerëve të brezit sovjetik do ta pësonin njëri pas tjetrit, sepse tashmë shkollimi në BS shihej si “njollë në biografi”. Nga ushtarakët më të lartë deri tek kapterët, do të niste pastrimi i radhëve të ushtrisë dhe kinezërimi i saj.

May 13, 2016 12:21
Komento

16 Komente

  1. Amb....amerik...LU_dv May 13, 12:55

    NATYRALE…
    Keni konstatuar se si i studjon Ambasada Amerikane martesat me shtetasit apo shtetaset e saj.
    A i verifikon?!
    A kerkon te dhena biografike e gjyqesore?!
    Atehere kishit shtet…ndersa tani perdite po degjojme per femrat skiptare qe punojne neper semaforet e Europes…

    Reply to this comment
  2. demo May 13, 13:27

    I madhi Dritero,e ndau gruan ruse me urdher te partise.O gruan dhe femini,o partine.Ata qe i mbajten grate dhe femijet dhe pranuan privacionet jane tradhetare te partise.Driteroi eshte i madhi Dritero,qe i mbeti besnik partise dhe u be Berishist pas operacionit te prostates.

    Reply to this comment
    • ku le late zogun e kurves ?? May 13, 14:33

      Pse I jane turrur pas 2013 bemave te kohes xhaxhit ??

      Pse keni harruar palloshine Burgajetit qe mori nje prostitute nga bulevardi ?

      Njihuni me zogun e kurves qe e ktheu pallatin mbreteror ne bordello te tij

      Ajo ishte një kërcimtare nudo, e përkëdhelura e Parisit, që shkëlqeu në klubet me drita të kuqe, ku për këtë kategori kryeqyteti francez ishte rrugë suksesi, pasurimi dhe karriere. Tepër e varfër, Tanja Visarova pozon për piktorët, pastaj hyn në “Foli-Berzher”, thjesht si një “manekin”. Dhe shumë shpejt e njohur si “trupi femëror më i këndshëm i Parisit”, ajo u “morr me qira” nga një mbret, mbreti Ahmet Zogu i Shqipërisë, i cili e mbajti në oborrin e vet. Kjo periudhë e paharrueshme për Tanjën dhe mbretin e shqiptarëve përshkruhet në librin “Nga Kaukazi në Foli-Berzher” të gazetares Maria Krepo. Tanja aty rrëfen përjetimet e saj për atë kohë kur ishte vetëm 20 vjeçe dhe zbuloi Shqipërinë, oborrin mbretëror dhe mbretin Zog. U mbulua me aq bizhuteri, gjerdanë, unaza dhe fustane e pallto sa nuk i kish ëndërruar gjithë jetën. Zogu atëherë 33 -vjeçar, i shpallur mbret vetëm para një viti ishte i marrosur pas 20 -vjeçares.

      Oferta shqiptare

      Në fillim të vitit 1929, rrëfen kërcimtarja, nisa të dubloj artistë të ndryshëm nëpër skena erotike filmash, ku duhej të luaja çaste nudo. Filmi i parë i kësaj serie ishte “Gruaja dhe Pantini”, në të cilin i huaja trupin Konçita Montenegras. Unë jam edhe cigania që kërcen tek “Monte-Kristoja”. Në tërë këta filma luaja skena kalimtare, por më në fund u bëra violina e parë me një rol të vërtetë. Sakaq, e shoqëruar nga ime më, u nisa për Bruksel, isha ftuar që të kërceja në një mbrëmje zyrtare. Aty kishte dhe shqiptarë të ftuar. Po bëhej rreth një muaj që nga dita kur Ministri Fuqiplotë i Shqipërisë dhe deputeti më kishin bërë kërkesën që të shkoja për të kërcyer në Shqipëri, në teatrin mbretëror të këtij vendi; duhej të kërceja për mbretin Zog (të cilit ia dëgjoja për të parën herë emrin), që së afërmi, në tetor, festonte përvjetorin e parë të hipjes në fron. Në Bruksel, të dy burrat këmbëngulën edhe një herë në kërkesën e tyre. Duhej që të përgjigjesha menjëherë, puna ishte urgjente, në Shqipëri më prisnin. Do të merresha me rolin e Kartakalës, apo do të zgjidhja vallëzimin në Shqipëri?! As vetë nuk mund ta di se përse parapëlqeva të bëja një turne në këtë vend të largët.

      Kur të bie e mira nga qielli

      Erdhi dita që do të niseshim: Ime më, unë, ministri dhe deputeti. Roma ishte lënë si vendi ku do të firmosej kontrata. Kontrata u nënshkrua në Konsullatën e Shqipërisë dhe me kërkesën time edhe atë të Rumanisë. Firmosa për një angazhim tremujor. Të ardhurat nga kontrata i depozituam në një bankë të Parisit dhe nisëm nga vizitat në qytet. Gjëja që më la vërtet përshtypje të çuditshme lidhej me faktin se shqiptarët nisën të blinin veshje. Pasi kishin konstatuar me çudi që përdorja një valixhe të vogël e jo të re të tipit “Samaritan”, në të cilën kisha vendosur kukullën, këmishën e natës që më kishte blerë mamaja dhe një fustan mbrëmjeje për kabaretë, një fustan nga ata që artistët ua rishesin shoshoqit. Qëndruam tri ditë në Romë vetëm për veshjen time. Im më dhe unë po binim të sëmura duke parë çmimet fantastike të veshjeve që na sillnin, këto i kalonin shumat e kontratës, ndaj unë u detyrova t’iu them burrave të Zogut: “Unë nuk mund t’i blej të gjitha këto”! “Nuk ka asnjë rëndësi, është e nevojshme, do t’ju duhet të shëtisni shumë, mos u shqetësoni”…Valixhja nga Samaritania u zëvendësua me një valixhe me lëkurë derri, që hapej sa herë në të duhej të ngjisheshin veshje të reja. M’u krijua një luks i bollshëm. Gjithnjë e më shumë po kthehesha në Hirushen e kohës së Zanave. Unë vajza që nuk kisha patur veçse një kostum të vogël dhe një pallto të zakonshme, tashmë mbulohesha me fustane të shumta të paradites, të pasdites, të mbrëmjes. Mamaja gjithashtu u vesh me rroba serioze kokë e këmbë.

      Dita që shigjeta shpoi zemrën e mbretit

      Pas disaditësh arritëm në Tiranë. Familja mbretërore kishte ambiente të shumta banimi, na drejtuan në njërin nga ata dhe na lanë të prisnim në holl. Pas pak pashë të hynte një burrë i gjatë, i hollë, biond dhe me sy blu, që e mora për një oficer austriak. Por befas deputeti u nxitua të më prezantonte para mbretit. “Ju qenkeni”?-thashë e çuditur. “U zhgënjyet. Më imagjinonit ndryshe”? “Kam jetuar një pjesë të madhe të jetës midis njerëzish orientalë, ndaj më shumë ju përfytyroja si njëfarë pashai. Por ngjani me një oficer austriak ose jugosllav, nuk keni asgjë orientale”. (Ai i shëmbëllente më shumë disa rumunëve që kisha mundur të njoh gjatë jetës dhe që ishin më austriakë se sa austriakët).

      Është e vërtetë, kam lindur mysliman, por ndjehem europian. Veç kësaj kam shkuar një pjesë të jetës në një shkollë austriake”. Kishte një buzëqeshje zbavitëse, që më çuditi pak dhe më nervozoi shumë. Të nesërmen erdhën dhe më kërkuan: duhej të isha e vetme. Zogu më priti si i magjepsur. Folëm gjatë, kuptohet. Mbreti Zog ka qenë shumë njerëzor me mua, shumë i sjellshëm, i butë. Në fund ai arriti atë çka dëshironte, por vetëm pas një muaji të tërë. Nuk më nxiti, priti sa të isha e gatshme. Dhe besoj e kam çuditur, madje jo në pak gjëra.

      Dehje…

      Nëse doja një parfum, do të më sillnin nga ky një sasi sa për gjithë jetën. Mbulohesha me bizhu, me “lecka” shumë të kushtueshme. Zogu ishte si gjithnjë i butë, tepër i sjellshëm, magjepsës. Ai qe tridhjetetre unë njëzet. Kisha jetuar gjithnjë nën presion, duke punuar në mënyrë të vazhdueshme, tani kisha ditët e mia të shplodhjes; lexoja, shëtisja, më dilte koha të admiroja zambakët e rërës, aq të hollë, aq të bukur. Shkonim në Durrës, në plazh, ku hanim bashkë, kaloja pasditen me të. Të dy bënim plazh me kostume të rregullt banje, nuk flitej kurrë të plazhonim nudo. Dhe notonim të dy bashkë deri pranë vaporëve ushtarakë, të ankoruar thellë në det, larg rezidencës së tij. Protokolli parashikonte madje, edhe orët tona të dashurisë. Dashuria bëhej gjithnjë në të njëjtën orë; ndoshta mund ta quaje të gjithë këtë, “nëpunësi”. Zogu, mendoj, nuk ishte një qenie e ndezur në pasione, më dashuronte, kishte dobësi të madhe për mua, por protokolli, kotësitë e funksionit të tij mbretëror merrnin frenat dhe vinin nën kontroll gjithë gjërat e tjera.

      Motrat e Zogut, armike si skifteri mbi mua

      Vetëm pasi mbërritëm në Tiranë njoha familjen e tij, shtatë motrat dhe nënën. Armiqësia e tyre ndaj meje ishte e menjëhershme. Unë isha shumë jashtë shijeve të motrave të Mbretit, nuk kisha prirje të njëjta për gjërat e kota. Ndërsa e ëma e detyroi Zogun t’i premtonte se asnjëherë sa të qe gjallë ajo, ky nuk mund të merrte për grua një vajzë që nuk ishte myslimane. Zogu më foli hapur për martesë. “Unë jam e zgjedhura e zemrës tuaj, siç thoni ju gjithnjë, mirë, pra le të mbetem kështu: e zgjedhura e zemrës suaj! dhe asgjë më shumë”. Martesa me të nuk ishte ndonjë ide që mund të më tërhiqte. Jetoja në një botë që nuk qe imja. Nuk dashurohesha dot pas gjërave që shihja në Tiranë.

      Nëna e Zogut ishte fis i mbretit të Egjiptit, Fuad. I kërkonte të birit që të fejohej me motrën e mbretit Faruk dhe kujtonte se isha unë që e pengoja këtë martesë. Në të vërtetë Zogu donte ta shmangte vetë me çdo kusht një martesë që do ta rilidhte me orientin. Duke qenë oriental, ai donte të fshinte rreth vetes çdo gjë që binte era orient, sipas tij sinonim i “prapambetjes” i “mjerimit”.

      Zogu, një xheloz i pandreqshëm

      Një natë pësova një krizë apendesiti, ndaj thirra Dedë Sulin në mesnatë dhe i kërkova të më sillte një mjek. Mjeku mbërriti shpejt dhe më lehtësoi, por për çudinë time të madhe në orën shtatë të mëngjesit pashë të vinte Zogu me një tërbim të shfrenuar. “Përse e kërkove mjekun? Të pa të zhveshur? Të preku”? Tani u tërbova unë: “Ju mbaheni për europian, por ju po thoni gjëra që vetëm një orientali i vijnë në mendje. Sa për t’u zhveshur, i gjithë Parisi më ka parë të zhveshur, ministrat e tu, deputetët e tu më kanë parë lakuriq, ndërsa tani që u sëmura, qenka e ndaluar të vijë një mjek që të më shohë!!”.

      Skena u mbyll sigurisht, u qetësua duke u ofruar një barcaletë, dhuratë e uljes së tensionit. Por sidoqoftë kishte ndodhur një skenë, e para…Brenda kafazit të artë ku u gjenda edhe një herë e mbyllur, nisi të më shuhej gëzimi, që tek unë kishte qenë aq i natyrshëm.

      “Unë jam mbreti, jam Skënderbeu”…

      Së shpejti do të festonte përvjetorin e parë të ngritjes në fron. I thoja vetes se isha shfaqur tepër herët. Zogu ishte ende në kulm të gjendjes euforike: “Unë jam mbret!”. Fliste si të kishte qenë pasardhës i një dinastie që kishte zaptuar fronin për shekuj. Kalonte për llogari të tij të gjitha lëvizjet kundër turqve. Ëndërronte ta quanin Skënderbe, si heroin e rezistencës në shekullin XV. Madje, zhytej edhe në një të shkuar të thellë, fliste për Shqipërinë e lashtë, për të shkuarën e saj greke, romake, bizantine e të gjitha këto e dehnin. Teksa e dëgjoja, mendoja se i zmadhonte gjërat, por e kuptova se kurora i kishte rënë në kokë, ashtu siç më kishte rënë në kokë mua goditja e fatit. Çdo çast mërmëriste me vete: “Jam mbret!”.

      Si e zhvatnin ministrat Zogun

      Me gjithë frikën që u kallte, ministrat e vidhnin në mënyrë të vazhdueshme. Shpesh ata na kërkonin, mua ose time mëje, që të ndërhynim pranë mbretit, p.sh. për të fituar monopolin në shitjen e një prodhimi. Përpiqeshin të na joshnin me anë të përqindjeve të mëdha që na premtonin, në rast se do t’ia dilnim mbanë kësaj pune. Unë u përgjigjesha vazhdimisht: “Nuk ndodhem këtu për të biseduar çështje tregtare me Mbretin!”. Shpenzimet pa hesap në këtë vend kaq të varfër ishin vërtet çmenduri. Mamaja nuk e pëlqente verën dhe nuk e pinte kurrë një pikë. Megjithatë arka të tëra me verë vinin për të zbukuruar tryezën e saj çdo ditë. Një ditë ajo humbi ombrellën. U sollën dymbëdhjetë ombrella për të zëvendësuar atë që humbi. Zogu domosdo deshi të më ofronte dy pallto, mbërriti vetëm njëra, tjetra u përla…

      Emri dhe historia e Zogut

      Një ditë e pyeta për emrin. Më shpjegoi se emri i tij Zog përfaqësonte në gjuhën shqipe fajkoin ose shpendin. Ishte i biri i një drejtuesi të fuqishëm në klanin Mati. I ati ishte vrarë gjatë një revolte kundër pushtuesve turq dhe Ahmeti (ky ishte emri i tij) ishte dërguar për në Stamboll si peng. Kaloi këtu pesë vjet në Pallatin e Sulltanit dhe u rikthye në vendin e tij vetëm në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, më 1912 në kohën e luftërave në Ballkan që i krijuan edhe Shqipërisë mundësinë të shkundej një herë e mirë nga zgjedha turke. Shqipëria mbeti e pavarur për dy vjet. Më 1914 austriakët pushtuan vendin. Ahmetin e ri nisën ta trajtojnë me shumë përkujdes, e nisën në Austri, ku do të rrinte deri në fund të luftës. Pas luftës Zogu erdhi përsëri në Shqipëri dhe filloi të merrej me politikë. Aktiviteti i tij shqetësoi presidentin e këshillit të asaj kohe, Mgasitër Fan Noli, i cili nuk vonoi të nxjerrë një mandat arresti për të. Zogu u arratis në Jugosllavi, ku u mor me organizimin e kthimit të tij në Shqipëri. Këtu kthehet në 1924, në krye të një grupi të vogël (të përbërë nga besnikë dhe oficerë rusë të bardhë) me ëndrrën për të qenë Musolini i vendit të vet. Nervi i politikës ishin të hollat, Zogu i shtiu në dorë ato, në sajë të një njeriu: beut të Elbasanit, Shevqet Verlacit, e bija e të cilit kishte qenë deri në marrëzi e dashuruar pas Zogut. Ahmeti i pranoi të hollat, në fund të vitit 1924 u bë president i republikës, por e bija e Vërlacit nuk u bë kurrë bashkëshortja e tij. Që nga ajo kohë, klani i Vërlacit u vu në opozitë me Zogun, por kjo nuk e pengoi aspak matjanin të bëhej mbret i Shqipërisë nën emrin Zog I, më 8 shtator 1928.

      Falsiteti i një oborri

      Zogu ishte një vasal i Italisë, nga e cila ishte krejtësisht i varur, edhe nëse nuk dëshironte ta pranonte këtë. Më fliste gjithnjë për projektet e veta të mëdha, për ato që do të bënte për vendin së afërmi, por gjatë gjithë kohës që unë qëndrova në atë vend, nuk lëvizi asgjë. Burimet ekzistuese, nafta dhe mineralet nuk shfrytëzoheshin. Paratë vinin nga Italia dhe i jepeshin si ndihmë Pallatit. Në të vërtetë, megjithë europianizmin e vet, Ahmet Zogu ishte një despot oriental. Klani i tij dhe të motrat i jepnin vetes një rëndësi të kotë, të padëgjuar-mamaja ime ishte e para që e krahasoi familjen e tij me atë, që i krijoi aq shumë telashe dhe andrralla Napoleonit I. Të motrat u flaknin në kokë ministrave pantoflat. Kur vinte drejtori i pallatit, gjithë përulje, që t’u njoftonte se tualetet e porositura në Paris mund të vononin pakës, ato zhvishnin këpucët dhe ia vërtitnin në fytyrë, drejtori largohej duke u tërhequr mbrapsht e duke fshehur fytyrën pas krahëve.

      Zogu kishte një qen, një barzoi, të quajtur Eros, me një ligësi të pabesueshme. Ky rrinte drejt, i gatshëm për t’u hedhur mbi njeriun që i tregonin me të marrë sinjal nga i zoti. Kur mbetesha vetëm në holl me Erosin, nuk guxoja të lëvizja e të merrja frymë.

      Sa shumë drama pati me të. Një ditë në inat e sipër Zogu i dha shenjë Erosit, i cili u hodh vrik mbi njërin nga adjutantët dhe e kafshoi në krah. Krahu i këtij burri mbeti pak i paralizuar edhe pas një qëndrimi të gjatë në spital. Ministrat që paraqiteshin tek mbreti dridheshin në atë farë feje nga frika se mos hapeshin dosjet. Një herë Zogu më tregonte se kur kishte qenë fare i ri kishte shtënë dashuri me një çupëlinë, meqenëse ajo kishte qenë e fejuar, ai fare thjesht e kishte vrarë të fejuarin e saj në një “duel”.

      pra pse gazeta dita ka harruar kurvarin zog te ketij intelkthalese ketu poshte?

      Reply to this comment
      • intelektuali May 13, 15:07

        PO TY MORE I PAUDHE PER PROKURORIN GJAKATAR TE ENVERIT SPARTAK BRAHO TE KA ARDHUR KEQ APO PER XHELATIN E TIJ GRAMOZ RUCI QE VRAU DJEMTE E SHKODRES ME PABESI KOMUNISTI?

        Reply to this comment
  3. intelektuali May 13, 14:04

    Ruset e martuara me shqyptare dru me pre kane qene afro 800 dhe vinin kryesisht nga familje bolshevikesh besnike ndaj Stalinit dhe Partise. Nga keto ruse qe Enveri i genjeu me pabesi pederasti dhe i pranoi me djallezi otomani si nje sulltan Turqie ne vitet 90-te dolen nga burgjet vetem disa kokra te vecanta. E para qe u largua per te Rusi ishte Galina qe permend autori ne kete shkrim sa tragjik aq edhe komik per kohen e sotme, por shume gra ruse te tjera nuk jane permendur fare me emer, keto femra shumica nga familje intelektuale sovjetike i lane kockat ne trojet shqyptare per hir te dashurise komuniste internacionale alla HASTA LA VISTA te Petro Markos dhe politika jone kombetare jo vetem qe nuk ka kerkuar falje per keto krime te shemtuara te Enverit kunder njerezimit, por perkundrazi akoma i mban te mbyllura ne Dosjet e Sigurimit te Shtetit Komunist si ne asnje vend tjeter te Evropes Lindore dhe si nje REZIL i Shqypnise qe kerkon te antarsohet ne BE.

    Ku gjendet varri i Taises, Kryeinxhinjerja e Kombinatit te drurit Misto Mame qe xhelatet e Enverit e burgosen pasi u spiunua nga shoqja e saj ruse Nina Mula, per te bere karriere i shoqi i saj Avni Mula, ku gjenden varret e ruseve te tjera qe xhelatet e Enverit dhe Nexhmijes i masakruan si perbindesha te vertete vetem sepse i kishte kapur frika dhe lemeria paranojake e humbjes se pushtetit? Politika jone kombetare hesht per keto krime makaber ndaj te huajve dhe nuk leviz as gishtin me te vogel per te zbardhur sado pak te VERTETEN, perkundrazi shikojme sesi ish prokurorore te Enverit behen Kryetare komisione per Sigurine Kombetare sic eshte rasi i kriminelit Spartak Braho i Likes, apo krimineli tjeter i Edvinit Gramoz Ruci dhe shume prej tyre kane perfunduar ne avokate te paguar nga Mafia e droges dhe prostitucionit dhe keta ish xhelate te Partise se Punes nuk i pyet dhe trazon ASKUSH per krimet e tyre dhe ne kete gjendje groteske kriminale Edi Rama mendon se do te futet ne BE.

    Kur Enver Hoxha mesoi se Dritero Agolli e kishte perzene gruan e tij sovjetike me gjithe djalin e saj i tha me qesendi:

    PO C’KE BERE MORE DRITERO SE PO NA PRISH RELATAT ME SOVJETIKET?

    Driteroi qe i ka mbijetuar te gjitha furtunave ate kohe u pergjegj:

    KAM BERE ATE QE ME KA THENE PARTIA NE VESH!

    Kjo spjegon edhe pse jemi tani si brima e fundit e kavallit ne Ballkan.

    Reply to this comment
  4. fshatari pafshat May 13, 14:09

    E shkuara vdiq
    E tashmja jeton
    Ku e ardhmja
    E tashme
    Mbetet gjithmon.

    Plaget mos i trazo
    Me to mos jeto
    Te tashmen shero
    Njerzit i gezo.

    Mes jetes dhe vdekjes
    Mos qendro
    As i gjalle i vdekur
    Si njeri jeto.

    Reply to this comment
  5. kukureci May 13, 14:18

    zoti Alqi

    Nuk dua te ofendoj por jeni bere bajate me keto tema aq me teper nga menyra si i shtroni…

    Eshte bere e udhes qe Enverin ta paraqisni si nje njeri-ngrenes dhe qenka ushqyer me vajza ruse dhe oficere shqiptare..

    Nuk i heq asnje presje bemave te Enver Hoxhes nga 1944-1985 qofte per ekstremisht mire apo ekstremisht keq…Por…..

    Shkoni dhe hapni defteret:

    Sa ndihma na ka dhene rusi 1950-1961

    Sa ndihma na ka dhene kinezi 1962-1978

    Dhe sa ndihma na ke dhene perendimi nga 1991 deri sot ?

    Nuk flasim per operacjone si Pelikani…apo orizin qe na dhane kur mbaroi lufta me Kuvajtin.

    Flasim cfare fabrike apo teknollogji prodhimi na ka dhene amerika..gjermania franca anglia…lesh me qime..

    po te mos ishin 1.5 miljon emigrantet hidrocentralet enverit dhe plantajonet e droges dhe prostitucjoni
    ne ate vend do hanin njeri tjetrin ndoshta me zorret e saliut dhe edi rames do benin kukurec dhe nje racjon tja conin donald luleshit..

    Reply to this comment
    • intelektuali May 13, 14:59

      O Kukurec Mavria i gatuar me zorre bolsheviku po pse tere jeten zorraxhi qe jepon me lemosha dhe ndihma do te mbetesh more i paudhe? Po ky ishte edhe krimi me i madh i Enverit qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona dhe i c’mesoi shqyptaret te ronin si gjithe popujt e tjere por i kolektivizoi jo vetem pronat dhe bagetine, por edhe mendjet e tyre duke i bere robote te bindur te Partise se tij, prandaj edhe tani i jane sulur kanabisit dhe droges si te cmendur sepse nuk dine te bejne ASGJE dhe se Edi Rama me Like Floririn nuk dine te bejne ASGJE per te qeverisur vendin dhe per GDP-ne kombetare, por vetem i jane sulur kullave prej betoni per te nxjerre dhjam nga pleshti i ryshfetit dhe korrupsionit te ndertimit me nje propagande enveriste per faqe te zeze.

      PO PSE O KUKUREC DEBILI TEREJETEN QYL DO QE TA KALOSH TI MORE I PAUDHE?

      Reply to this comment
    • intelektuali May 13, 15:00

      O Kukurec Mavria i gatuar me zorre bolsheviku po pse tere jeten zorraxhi qe jepon me lemosha dhe ndihma do te mbetesh more i paudhe? Po ky ishte edhe krimi me i madh i Enverit qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona dhe i c’mesoi shqyptaret te ronin si gjithe popujt e tjere por i kolektivizoi jo vetem pronat dhe bagetine, por edhe mendjet e tyre duke i bere robote te bindur te Partise se tij, prandaj edhe tani i jane sulur kanabisit dhe droges si te cmendur sepse nuk dine te bejne ASGJE dhe se Edi Rama me Like Floririn nuk dine te bejne ASGJE per te qeverisur vendin dhe per GDP-ne kombetare, por vetem i jane sulur kullave prej betoni per te nxjerre dhjam nga pleshti i ryshfetit dhe korrupsionit te ndertimit me nje propagande enveriste per faqe te zeze.

      PO PSE O KUKUREC DEBILI TERE JETEN QYL DO QE TA KALOSH TI MORE I PAUDHE?

      Reply to this comment
    • intelektuali May 13, 15:00

      O Kukurec Mavria i gatuar me zorre bolsheviku po pse tere jeten zorraxhi qe jeton me lemosha dhe ndihma do te mbetesh more i paudhe? Po ky ishte edhe krimi me i madh i Enverit qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona dhe i c’mesoi shqyptaret te ronin si gjithe popujt e tjere por i kolektivizoi jo vetem pronat dhe bagetine, por edhe mendjet e tyre duke i bere robote te bindur te Partise se tij, prandaj edhe tani i jane sulur kanabisit dhe droges si te cmendur sepse nuk dine te bejne ASGJE dhe se Edi Rama me Like Floririn nuk dine te bejne ASGJE per te qeverisur vendin dhe per GDP-ne kombetare, por vetem i jane sulur kullave prej betoni per te nxjerre dhjam nga pleshti i ryshfetit dhe korrupsionit te ndertimit me nje propagande enveriste per faqe te zeze.

      PO PSE O KUKUREC DEBILI TERE JETEN QYL DO QE TA KALOSH TI MORE I PAUDHE?

      Reply to this comment
  6. Rrik Balsha Sr. May 13, 16:18

    ALQI !

    E di se nuk do te me pergjigjesh, po me kete shkrim me zgjove nje kureshtje te vjeter qe kam patur shume dekada me pare.
    Ne shkrim, nder te tjera permend edhe akademine “Stalin” te tankisteve. Do te te isha mirenjohes nese do publikoje listen e shqiptareve te asaj Akademie, jo per tjeter po mes tyre ka qene edhe nje i aferm i imi. Nuk di nese bente pjese edhe ai ne turmen e te dashuruarve me vajzat ruse, po di qe kur u kthye ne Shqiperi, u dashrua me nje vajze “me biografi te keqe” siç thuhej aso kohe.
    Ne ministrine e Mbrojtjes i thane: o dashurine o karrieren…. dhe ai zgjodhi dashurine !

    Dhe ishte nje nga te pese familjaret e mi qe moren pjese ne luften na_çl.

    Reply to this comment
  7. edgar m church May 13, 17:35

    I nderuar intelektual ( po te bejme qefin te therrasim keshtu)

    komentshkruesi nuk e ka per educate te shaje njeri..te njejten gje apeloj per ju..

    komentshkruesi eshte I baraslarguar nga zogu,enveri apo fatos ramet bashberisha

    por po ta perseris

    Pse kjo “shit storm” per enverin dhe heshtje per incestmenin zog qe I hipte te pakten nje motre asaj me qeflies Sanijes

    Në një letër dërguar Agjencise Qendrore të Inteligjencës në SHBA(CIA-s), avokati amerikan Edgar M.Church, shpjegon në detaje vizitën e tij në Egjipt në vitin 1949 dhe ofron një tablo për të gjithë personazhet që njohu atje.

    Në këtë letër avokati amerikan shprehet se ai personalisht nuk ka parë apo takuar asnjërën prej motrave të Ahmet Zogut, por shton se kunata e Zogut, i ka rrëfyer atij mbi marrëdhënien që kishte Zogu me të motrën e vetë. Më pas avokati amerikan raporton dhe informon se gjatë një shëtitje me Geraldinën në rezidencën e re që po ndërtonte Zogu, kjo e fundit i bëri të ditur se motrat e Zogut do të jetonin veçmas çiftit, por la të nënkuptohej se përjashtim bënte Senija, e cila do të qëndronte pranë dhomave të Zogut.
    Avokati amerikan përshkruan në detaje dhe arkat me florinj që mbante Zogu në shtëpi dhe historinë e një shërbëtoreje të shtëpisë që u dyshua se kishte vjedhur flori.
    Më pas Edgar M.Church, detajon dhe të dhënat mbi motrën e Geraldinës dhe bashkëshortin e saj amerikan të cilët thekson se nuk mund të konsiderohen “veçanërisht të besueshëm”. Por përtej këtij fakt, në dosjen e de-klasifikuar amerikane të CIA-s, avokati amerikan në disa letra të njëpasnjëshme që i ka dërguar kësaj agjencie të inteligjencës ka theksuar faktin se edhe ai vetë besonte dhe kishte krijuar bindjen se Zogu dhe motra e tij Senije(të cilën amerikani herë e shkruan Xenida dhe herë Xeneia,) kishin një marrëdhënie intime mes tyre dhe se Geraldina, gruaja e Zogut, ishte në dijeni të plotë të këtij fakti.

    Avokati amerikan nga ana e tij u afrua pranë oborrit të Mbretit Shqiptar në Ekzil nga vetë gruaja e Zogut, pasi ai ishte i martuar me kushërirën e saj.

    Reply to this comment
  8. Per perseritesin jo me aktual May 13, 17:40

    O intelektual lesbua, mbyll halene kafshe parahistorike. Te ka ngel ora ke zog sifilizi.
    Qelbesire transgende

    Reply to this comment
  9. Asdreni May 13, 18:18

    Driteroi paskeshqene njeri pa karakter,burre servil,si u lenka gruaja dhe per me teper femija jot…..te dhjev…..a ne shkrimetarellekun tend…

    Reply to this comment
  10. partizani May 13, 22:43

    DELETED

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*