Sa janë ushtarët grekë të rënë në Shqipëri sipas qeverisë së 1985-s

June 4, 2016 18:54

Sa janë ushtarët grekë të rënë në Shqipëri sipas qeverisë së 1985-s

Qeveritë shqiptare gjithnjë kanë qënë të gatshme për të evidentuar në mënyrë reale varret e ushtarëve të rënë grekë në territorin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por që lufta e shifrave ka qënë prezente në përplasjet me qeveritë greke të radhës.

Evidentimi i tyre është bërë në periudhën komuniste të regjimit të Enver Hoxhës, por në ndryshim nga sa diskutohet ditët e sotme, qëndrimi i qeverisë së asaj kohe ka qënë i prerë: Vlerësojmë luftën e popullit grek, të rënët në këtë luftë qoftë dhe në territorin shqiptar të pushtuar, por eshtrat e tyre duhet të prehen në atdhe.

Problemi qëndron te numri i ishtarëve grekë, ku pala greke pretendon nga 11 mijë deri në 12 mijë ushtarë të rënë, ndërsa pala shqiptare në vitin 1985 vlerësoi përfundimisht se bëhej fjalë për 2250 varre të grekëve të rënë në Shqipëri, duke i nxjerrë madje dhe sipas qyteteve dhe fshatrave me statistikë të qartë. Kështu, në të gjitha rastet Lufta e II-te Botërore dhe fronti i Shqipërisë për Greqinë mbart dhe një element tepër të rëndësishëm që lidhet me të rënët grekë në territorin shqiptar në lufte kundër Italisë dhe Shqipërisë.

Respekti ndaj të rënëve grekë në Luftën e II-të Botërorë në Shqipëri është subjekt i Marrëveshjes ndërqeveritare së arritur mes dy Ministrive të Mbrojtjes në 9 shkurt 2009 “Mbi kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në lufte në Shqipëri gjate luftës greko-italiane te vitit 1940-1941 dhe ndërtimin e vendprehjes për ta ne territorin e Republikës se Shqipërisë”.

Ne këtë marrëveshje parashikohet ndërtimi i dy varrezave monumentale ne Këlcyrë te Përmetit dhe Bularat te Gjirokastrës për vendprehjen e ushtarëve greke te rene. Ky dokument për Greqinë është dëshmi e konsistencës për te dëshmuar ekzistencën e gjate te se shkuarës greke ne jugun e Shqipërisë dhe qe nëpërmjet simbolikes te evidentohet sakrifica e te rënëve me rrënjët historike.

Filloi më 1973

Kërkesa greke për ndërtimin e vendprehjes për te rënët ne Shqipëri, është me e hershme dhe daton qe ne vitin 1973, por Tirana e atyre viteve, i qëndroi me shume rezistencë idesë se mos ndërtimit te vendprehjes brenda territorit shqiptar. Pas rivendosjes se marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, pala greke u interesua menjëherë dhe vazhdimisht për eshtrat e ushtareve greke te vrare ne Shqipëri, gjate luftës italo-greke. Kërkesa ne fillim ishte vetëm për gjetjen e eshtrave te ushtareve greke te rene ne token shqiptare. Me 28.8.1973 ambasadori grek ne Tirane ne një takim pune ne MPJ shqiptare kërkoi ngritjen e një varreze ne kujtim te ushtareve greke te rene ne token shqiptare.

Kjo kërkesë u përsërit serish ne vitin 1975, duke kërkuar qe varreza te ngrihej ne vendin qe kishte numrin me te madh te te vrarëve. Ne vitin 1976, kërkesa greke ndaj Shqipërisë, evoluoi ne ngritjen e disa varrezave ne kujtim te ushtareve te rene, dhe ne vitin 1977 u artikulua për here te pare nga Athina, shifra e 12.000 ushtarëve greke te rënë, për te cilët Greqia kishte detyrimin qe tu ngrinte varrezat ne kujtim te tyre dhe ne nderim te te afërmve te tyre ne Greqi. Ndërkohë pala shqiptare kishte konfirmuar deri ne këtë kohe 691 varre ushtaresh greke ne territorin shqiptar. Kërkesa e palës greke u përsërit edhe ne vitet 1978 dhe 1982.

Qeveria e Hoxhës: Të prehen në Greqi

Qëndrimi i palës shqiptare ne te gjitha këto raste ka qene se: Shqipëria nuk e ka për praktike ngritjen e varrezave ne territorin shqiptar, për ushtaret e ushtrive te huaja. Por pala shqiptare ka shprehur gjithnjë gatishmërinë qe te ndihmonte palën greke për gjetjen dhe transferimin e tyre ne Greqi. Ne vitin 1984 me porosi te udhëheqjes se kohës ne Tirane, u hartua një Program Pune për gjetjen dhe dorëzimin e eshtrave te ushtareve greke te rene ne Shqipëri gjate luftës italo-greke 1940-1941.

Objekti i punës ishte te verifikohet konkretisht numri 12.000 mije ushtare i palës greke, si dhe te merreshin masa për t’i dorëzuar eshtrat qe do te gjendeshin. Shqipëria angazhoi 7 institucione ne këtë Program Pune, si dhe kryetaret e rretheve Përmet, Tepelene, Sarandë, Gjirokastër, Vlore, Pogradec, Korçë, Skrapar, Kolonje dhe Berat. Gjatë vizitës se Ministrit te Punëve te Jashtme te Greqisë Karolos Papulias ne Shqipëri ne vitin 1984, ai  u shpreh se: “qeveria greke ishte e shqetësuar për këtë çështje dhe ishin te mendimit qe ato eshtra qe mund te gjendeshin te grumbulloheshin, te niseshin ne Greqi dhe ne territorin grek te ngrihej një varreze e përbashkët për ta”. Papulias premtoi se do te dërgonte te dhëna për gjetjen e tyre nga Instituti i Ushtrisë greke, por nga Athina nuk u dërguan këto te dhëna.

Me shkresën e saj 8.11.1985, Ministria e Ekonomisë Komunale njofton se ishin gjetur gjithsej ne territorin e Shqipërisë, 2250 varre ushtaresh grek, dhe ne vijim kjo Ministri kishte hartuar planshetet për çdo varr, me qellim qe grumbullimi i eshtrave te behej me lehtësi. Ju kërkua palës greke te bënte gati procedurat për tërheqjen e tyre. Heshtja e palës greke u konceptua nga Tirana si e ngarkuar politikisht. Athina kërkoi qe varreza te ngrihej ne Shqipëri. Por kjo kërkese, ne vlerësimin e MPJ shqiptare, vinte si objektiv i palës greke, qe te përjetësonte çlirimin e te ashtuquajturit Vorio-Epir dhe ta përkujtojnë atë duke organizuar pelegrinazhe ne këto varreza.

Ndaj pala shqiptare ne vijim, këmbëngul ne dhënien e eshtrave te gjetura Greqisë, por i njëjti qëndrim i te dy palëve vazhdon edhe ne vitin 1986. Kjo çështje u hap edhe ne bisedimet e zhvilluara midis Ministrit te Punëve te Jashtme te Shqipërisë Reiz Malile dhe Ministrit te Punëve te Jashtme te Greqisë Karolos Papulias ne Tirane ne 17.11.1987. Papulias hodhi idenë për ngritjen e një komisioni te përbashkët qe te diskutohej çfarë mund te behej ne lidhje me eshtrat e te rënëve greke ne Shqipëri. Ministri i Jashtëm shqiptar Reiz Malile u përgjigj “ Ushtaret e popullit tuaj te rene ne luftën kundër fashizmit ne i respektojmë, ashtu sikurse respektojmë ushtaret tanë, qe kane rene ne luftën kundër fashizmit, ne luftën e përbashkët kundër te njëjtit armik. Ne jemi plotësisht dakord qe te shohim mundësitë praktike qe eshtrat e tyre te vene ne atdheun e tyre kur te shihet e arsyeshme nga ana e juaj. Jemi te gatshëm te bashkëpunojmë për gjetjen e tyre dhe kjo pune te kryhet me respektin me te madh”.

Te dhënat e para nga pala greke për ushtaret e rene mbërrijnë ne Tirane ne vitin 1989, por një vit me vone palat kane te njëjtat qëndrime. Pala greke kërkon ngritjen e një përmendoreje ne Shqipëri ne një zone qe dëshironte pala shqiptare, por kjo e fundit u shpreh se nuk e ka ne praktiken te saj ndërtimin e varrezave për ushtaret e ushtrive te haja brenda territorit te saj.

Përmbledhje e proces-verbaleve që vinin më 1985 nga zonat ku ishin gjetur varret e ushtarëve greke

Varret jane ndertuar nga italianet, pasi jane shpronesuar tokat kundrejt shperblimit tek fshataret. Nderprerja e gjate e komunikimit me qeverine greke, beri qe te kalonte shume kohe e ne terren te beheshin nderhyrje per nevoja te ndryshme. Ne vvitin 1985 jemi 44 vite  me pas nga lufta italo-greke 1940-1941. / Tema

Varret e ushtarëve grekë sipas zonave të eviudentuara përfundimisht më 1985

Gjirokaster

Qyteti Gjirakaster 2 varre
Fshatin Dervican 2 varre.
Fshatin Sopik 3 varre
Fshati Vodhino 4 varre
Fshati Jergucat 2 varre
Fshati Dhuvjan 1 varr
Fshati Kakavie 8 varre
Fshati Drite 8 varre
Fshati Kolonje 10 varre
Fshati Koncke 1 varr
Fshati Zhej 6 varre
Fshati Labove e Vogel  4 varre
Fshati  Çatiste 2 varre
Fshati Gline 11 varre
Fshati Zervat 1 varr
Fshati Labove e Poshtme  1 varr
Fshati Vaniste 2 varre
Fshati Gjat 2 varre
Fshati Grapsh  17 varre
Fshati Bularat 47 varre
Fshati Picar  1 varr
Skrapar

Fshati Kulmak-Ujanik   16 varre

Korçe

Fshati  Sovjan 9 varre
Fshati Dushar 3 varre
Fshati Trebiske 1 varr
Qyteti Korce 1 varr
Erseke

Fshati Borove 2 varre
Fshati Kagjinas 2 varre
Selenice e Pishes 1 varr
Kaltanj 1 varr
Furrat e Gelqeres Borove 2 varre

Kolonjë

Fshati Kaltanj   1 varr
Selenice e Pishes 1 varr
Permet

Qyteti I Permetit 802 varre
Fshati Kutal 25 varre
Qyteti Kelcyre 56 varre
Fshati Psar 2 varre
Fshati Komarak 3 varre

Pogradec

Fshati Remej 17 varre
Varet e Grekut ( Qafa e Lipoves) 41 varre
Leshnice 17 varre
Dardhas 2 varre
Guri I Velgoves1 varr
Osnat  3 varre
Nice 2 varre

Qyteti i Pogradecit 10 varre

Sarande

Fshati Muzine  1 varr
Dhrovanje  2 varre
Qyteti Delvine 38 varre
Nivice 3 varre

Tepelene

Dragoti  674 varre
Vlora

Fshati Kuç 2 varre
Himare (fshat Vanova e Zamarit) 6 varre
Himare ( fshat-Kumano) 1 varr
Himare ( fshat-kisha e Shen Thanasit)1 varr
Himare (qytet) 6 varre
Himare ( Llaman) 3 varre
Vuno (Shengjergj) 3 varre
Vuno (gropa e kishes) 6 varre
Kallarat 1 varr
Vranisht 8 varre
Mali i Skutaras  6 varre
Bolene 22 varre

June 4, 2016 18:54
Komento

17 Komente

  1. kujtesa June 4, 19:14

    Nuk ja fusin kot greket.
    Ata dihet qe jane popull nekrofil dhe nisur nga ky fakt ata bejne llogarite:
    -Ne 1985 ishin 2250 varre.Pas kesaj i bie qe te kete patur lidhje ose te jashteligjeshme ose menyra te tjera dhe deri ne 2009 jane bere 12000 te tilla!

    Reply to this comment
    • Avni June 5, 09:45

      Ata e kane llogarit se brenda ketyre viteve sa kane mundur te shtohen po te ishin gjall ata te flliqur.

      Reply to this comment
  2. Gaxojani+Fazllic = Berishovic June 4, 19:21

    Kam bere dikur nje koment kur flitej per kadarene dhe rromanin e tij:

    “Gjenerali i ushtrise vdekur.”

    Kam pyetur,pyes dhe do pyes:

    Si nuk e hapi gojen ky gjeniu Kadare per aktet me makabre ate te biznesit me kocka te vdekurish kur jane shitur te vdekurit shqiptare per ushtare fantazma te ushtrise Metaksas.

    Si nuk e hapen gojen VATRA apo VOA e amerikes per kete mnxyre kombetare.

    kush nuk e di le ta perserisim :

    varrezat e ushtrise greke qe kerkon athina jane “cuditerisht” sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit..

    Pse akoma shume shqipkare shajne akoma profetin e shqiptareve Enver Hoxhen..kur po behet nje tradheti kombetare e pa pare ne historine e kombeve..dhe jo vetem me grekun por dhe me serbin,,mafjen italiane..islamiket e deri te mafja nderkombetare e armatimit plehrave dhe droges.

    dhe per cudi ka dipllomate dhe shtetare amerikane dhe europjane qe i luten kriminelit berishoviq te pranoje ligjin e dekriminalizmit…qe do jete guri i varrit i ketij kombi

    vini re sa tradheti dhe masakra ka bere Pit Bulli berishe pas holokaustit te gerdecit ne 2008 dhe karta-bjanka qe i ka dhene USA-BE atij nga lobi grek ne washington dhe bruksel

    Reply to this comment
  3. fteri June 4, 20:18

    Edhe i vdekur E.Hoxha po i ndihmon këto kalbësira të demokratoshkërdhatësisë së sotme,janë 2200 ushtar jo .12 mijë varre në teritorin shqiptar siç pretendojnë grekët!!!..,kjo i bie që gjithë ushtria greke qënka vrarë në këtë luftë kundër fashizmit .Po kushë ja dha lejnë që të futeshin dhe të bënin teritorin shqiptar sheshë beteje.kur shqipëria ishte e okupuar nga fashizmi Italnian ?Sa dëme në njerëz dhe ekonomi ju bë shqipërisë ?..mbanë përgjegjësi greku për gjenocidin e popullsisë çame ?,për varret e pasuritë që edhe sot ky shtet po mban ligjin e luftës me shqipërinë.Eshtrat e të vrarve greqia ti marrë në greqi ,jo në teritorin shqiptar .atje ti varrosin sipas traditës tyre ,pa lejë kanë hyrë në teritorin shqiptar ,dhe s,ka arsye që ne të lejoim varrea greke në shqipëri.

    Reply to this comment
  4. Dike Mullai June 4, 21:55

    Ne kohen e “DIKTATURES” (45-90) kishte BURRA ky vend! Grekut i Vune “Kufirin tek THANA!

    Reply to this comment
  5. Gezimi June 4, 22:18

    Ne kohen e diktatures ato ” burrat ” Kufirin te THANA ja vune shqiptareve duke i burgos kolektivisht nga 45-90. Kush desh THANA hengri dhe plumbin. Burreri vertet s’ke c’thua.

    Reply to this comment
    • roberto June 5, 00:52

      Ata qe u burgosen dhe u vrane nga 1939 deri ne 1990,nuk ishin burra,por …MUTER!
      Pra ishin TRADFHETARE DHE ARMIQ TE POPULLIT SHQIPTAR sic je edhe ti sot kelyshi i tyre i zgjebosur!
      Ju duheshit zhdukur te gjitheve si rrace e poshter!

      Reply to this comment
      • Gezimi June 5, 12:01

        Tradhetar te popullit ishin komunistet e Enver halese se i burgosen shqiptaret per 45 vjet ne burg duke i bere sherbimin me te math serbit dhe grekut. Ata e donin Shqiperine burg, ashtu ja beri Enveri. Burg per popullin e vet, ky eshte tradhetari me i math per nje popull. Kelyshet e tij sot mbrojne burgun e Enverit si shtet burgu me i math i Europes.

        Reply to this comment
  6. Arber June 5, 00:37

    Ja tradhtia e radhes e Sali Berishes ndaj popullit dhe atdheut:
    Kjo tradhti është subjekt i Marrëveshjes ndërqeveritare së arritur mes dy Ministrive të Mbrojtjes në 9 shkurt 2009 “Mbi kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në lufte në Shqipëri gjate luftës greko-italiane te vitit 1940-1941 dhe ndërtimin e vendprehjes për ta ne territorin e Republikës se Shqipërisë”. Ngrihu o Enver nga varri!

    Reply to this comment
  7. Luan Rukaj June 5, 01:30

    MARVESHJA TRADHËTARE E RADHËS E DY LIDERVE ANTISHQIPTARË SALI BERISHËS DHE EDI RAMËS PËR COPTIMIN E TROJEVE SHQIPTARE ME REKUMANDIMIN E QEVERISË SHOVINISTE GREKE APROVOJNË NDËRTIMIN E VAREZAVE TË USHTARËVE PUSHTUESVE GREKË NË TROJET SHQIPTARE QË PËRFAQSOJNË PIRAMIDAT GREKE NË SHQIPËRI..

    Partia Socialiste i lejoi ndërtimin e varezave të ushtarëve pushtuesve grekë në teritorin Shqiptar ndërsa Partia Demokratike i legalizoi ndërtimin e varrezave të ushtarëve pushtuesve grekë ditën e festës kombëtare greke.I kujt është faji? I askujt? Cilët faktorë ndikuan që parlamenti Shqiptar miratoi shpërbërjen e Shqipërisë së jugut paaftësia profesionale,rastësia ,lajthitja apo të shitur kokë dhe këmbë tek greku?
    CILAT INTERESA E KËRKONIN miratimin e varrezave të ushtarëve pushtuesve grekë e kërkonin interesat e Shqipërisë apo të Greqisë?
    Kush ka më shumë vlerë për tradhtarët Sali Berishën , Aleksandër Meksin,Fatos Nanon ,Pandeli Majkon , Ilir Metën ,Edi Ramën,interesat e Shqipërisë apo interesat e Ggreqisë?
    Cilat interesa e kërkonin që ju miratuat për lejimin e varezave të ushtarëve pushtuesve grekë në tokën shqiptare i shërbente integrimit të Shqipërisë apo COPËTIMIT TË SHQIPËRISË? Çfarë simbolizojnë varezat e ushtareve grekë tokën shqiptare apo PIRAMIDAT GREKE ?
    A i morën parasysh pasojat që rjedhin apo ky është objektivi i Liderëve antishqiptarë të PD & PS ?

    Reply to this comment
  8. demo June 5, 02:03

    Populli shqiptar gezon te drejten sovrane t`i dergoje ne Greqi eshtrat e pushtuesve grekee.NQS i duan patjeter ketu do te gezojne buldozeret dhe rruspat.Mos sot neser populli do te zgjohet.

    Reply to this comment
  9. Petraqi June 5, 02:59

    O Gezim, more Gezim Puna jote aferim.
    Po keto fjale thotw edhe Dulja dhe Bollanoja.
    C’na duhet Shqiperia? Tia leme grekut.
    Tani kush kopjon njeri tjetrin?
    Mos merr edhe ti 300-shin si ata?

    Reply to this comment
  10. Shqipja June 5, 05:47

    Enverit hoxha ishte burre
    Ti mbante breke to me ushkur jo si keta muter politikani spinner e tradhetare qe ju. Kane hequr breket

    Reply to this comment
  11. fteri June 5, 08:02

    ***** Gëzim ti qënke Hidhrim !…Mos shpifë !..,por, më vjen keq për ata njerëz që vuajtën ,për dramat e shumë njerzve ( për fajë të tyre ) shkelën vijën e kuqe, ligjet e k0ohës ,sepse kushë shkelte ligjin ai dënohej pa dallim .E.Hoxha deklaroi diktaturën e proletarjati nuk e fshehu ,por në diktaturë veprohej me ligje .Por nga ana tjetër nuk ka nevojë për shpifje dhe gjëra të pa qena .E.Hoxha bëri shtet që ruajti stabilitetin,bëri ushtri moderne të fortë për të garantuar paqën.në vitin 1949 grekët sulmuan shqipërinë dhe morën përgjigjen e merituar.Bëri polici shembullore ku rendi në shqipëri ruhej nga policia e pa armatosur ,ruhej nga vetë populli ..Vendi kishte qetësi fenomeni i gjakmarrjes u shua ,jeta e njeriut ruhej si kapitali me i çmuar.Kjo është pa dyshim një faqe e ndritur e historisë .E.Hoxha bëri shtet me themele të forta me politikë të jashtëme që respektohej në botë.Dhe kjo ka rëndësi sidomos për politikanët e sotëm që nuk po bëjnë dot shtet,tallet greku me ta ,tallet bota me ta.Nuk po bëjmë dot reformën në drejtësi duke ndërhyrë ambasadorët miq ,që i falenderoi,por kjo nënkupton që vetë shqiptarët duhet të bëjnë shtet me ligje funksionale dhe kush i shkel ato duhet të ndëshkohen.Me armiqët , tradhëtarët e kusarët nuk bëhen pazare në kurriz të qeshtjes kombëtare,të atyre që shesin teritorin për varreza ,që shesin e shkatrroin shtetin .atyre që vjedhin shqipërinë ,këta janë më të ndyrë së pushtuesi.SHumë persona u dënuan si bashkëpuntor të armikut,ju kundravunë luftës nac-çlirimtare ,të tjerë mbas çlirimit ju kundravunë ligjeve të shtetit ,vodhën vranë ,osë dëmtuan pronën e përbashkët ,por propaganda e sotme horror duan ti paraqisni si luftëtar e patërjot ,kriminelët që i shërbyen pushtuesit ,apo sabotatorët e mëvonshëm !?Kjo është e pa pranueshme ..Dëshiroi ti them këtijë individi apo edhe atyre që sot vjellin vrerë ,mëllef dhe nxjerrin jargë dukë sharë e shpifur nëpër podjume apo rrugve kundra E.Hoxhes se betejën e kanë të humbur edhe pse Enveri nuk jeton ! Jeton vepra madhështore e tijë ,ajo shkëlqen si floriri edhe përse e baltosin ajo nuk ndryshket por shkëlqen me një vezullim më të madhë.. Historinë e lavdishme të shtetit shqiptar për 50 vite e ka vendosur pushka partizane ,sakrificat dhe gjaku i atyre që kan kontribuar dhe dhënë jetën për Atëdheun e popullin,jo dënglagjijtë e sotm dolloveregji ,që shkatrruan e shitën shtetin ,vodhën pasuritë kombëtare.Populli i njeh kushë ishin armiqët e djeshëm dhe kush janë armiqët e sotëm .dhe si do ti luftoim për të gëzuar jetën të lirë në atdheun tonë.******************

    Reply to this comment
  12. drejt June 5, 10:26

    Rritja e numerit artificjalisht te pushtueseve grek ne teritorin shqiptare u shumfishua per arsye perfitimi dhe demshperblimit nga shteti Gjerman.Skandali dhe spekullimi grek ska te sosur.Gjermania duhet te reagoje ne lidhje me mashtrimet greke

    Reply to this comment
  13. Emigranti June 5, 18:54

    Per Gezimin desha me thene dy fjale;Ketu behet fjale per per luftetaret greke,te rene ne Shqiperi.Nese pranohet se varezat e luftetareve Greke do te behen ne Shqiperi,neser ata(greket) dote thone se”ushtaret Greke kane dhene jeten e tyre per clirimin e Vorio Epirit” dhe se sipas tyre” Korca gjithe rjedhja e poshtme e Shkumbinit deri ne juge eshte toke Greke”.Lere Enver Hoxhen ta gjykojne historianet,kane kaluar25 vjet behet per Europe te bashkuar pra te bashkuar ,sepse ato qe ti trajton nuk na bashkojne.

    Reply to this comment
  14. Besniki Bolza June 5, 21:46

    Ore qfare thone keta u ka ik truni. Ku eshte ai SHIU qe pergjonte opoziten pse nuk merrej me keto qeshtje kombetare, po keta qe ka sjell Rilindja aty nqs nuk kane bere diqka per kete te ikin sepse jane plehra se ata ce ishin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*