Ushtarët izraelitë arrestuan dhe rrahën të riun palestinez me sindromën down

December 15, 2017 11:02

Ushtarët izraelitë arrestuan dhe rrahën të riun palestinez me sindromën down

Gjatë përleshjeve që ndodhën të dielën në qytetin e pushtuar El-Halil të Bregut Perëndimor, ushtarët izraelitë kanë arrestuar dhe më pas kanë rrahur të riun palestinez Muhammed al-Tavil me sindromën down, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezi Muhammed al-Tavil, me sindromën down i ka shpjeguar gazetarit të AA-së se çfarë i ka ndodhur pasi u arrestua të dielën nga ushtarët izraelitë.

I riu palestinez i cili njihet pothuajse nga të gjithë në rajonin e qytetit të vjetër të El Halil u ndalua nga ushtarët izraelitë gjatë ndërhyrjes së tyre ndaj protestave të zhvilluara për të protestuar kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin.

Arrestimi i Al-Tavil ka shkaktuar një reagim të madh, gjendja e të cilit dihet dhe i cili njihet edhe nga ushtarët izraelitë që ndodhen për të mbrojtur kolonët hebrenj që jetojnë në të njëjtin rajon. Pas publikimit të pamjeve në median sociale arrestimi i Tavil është bërë një çështje edhe për opinion publik botëror.

Duke folur për gazetarin e AA-së para një qendre tregtare i riu palestinez tha se “Teksa ecja si gjithmonë në të njëjtin rajon përnjëherësh më ka kapur nga krahët një ushtar izraelit dhe pasi më lidhi duart me dërgoi në stacionin e policisë“.

Ai tha se është mbajtur në paraburgim për rreth një orë nga ushtarët izraelitë dhe se ndaj tij është ushtruar dhunë. Tavil tha se “Në fillim më rrahën dhe më pas më liruan“.

E arrestuan duke qeshur”

Ndërsa babai i Tavil në një deklaratë ka bërë të ditur se në rajon të gjithë e njohin djalin e tij i cili është shumë aktiv dhe vazhdimisht shëtit nëpër rajon. Madje në rajonin e qytetit të vjetër ai njihet edhe nga ushtarët izraelitë.

Ai tha se ushtarët izraelitë duke njohur e kanë arrestuar në mënyrë të vetëdijshme djalin e tij. “Megjithëse e dinë gjendjen e Muhammedit, ata e kanë marrë atë në paraburgim me të qeshura dhe e kanë rrahur”, tha babai Tavil.

Shumë herë ushtarët izraelitë i kanë nxjerrë probleme Muhammedit”, thotë babai duke u bërë thirrje institucioneve që të ndërhyjnë për të ndaluar sulmet e izraelitëve kundër palestinezëve dhe kryesisht ndaj personave me aftësi të kufizuara.

E arrestuan pavarësisht nga të gjitha lutjet

Amir esh-Shelvedi i cili ka fotografuar arrestimin e Muahmedit nga ushtarët izraelitë gjatë ngjarjeve që ndodhën në rajonin Bab ez-Zavije në qytetin El Halil tha se “pavarësisht të gjitha lutjeve” i riu palestinez u arrestua.

“Muhammed po përpiqej të shkonte në shtëpinë e tij në lagjen Ebu Sunejne të qytetit. Ushtarët izraelitë nuk lejonin askënd të kalonte në rajonin ku kishin ndodhur ngjarjet. Por, Muhammed ishte i vendosur për të shkuar në shtëpinë e tij. Pasi u afrua në pikën ushtarake Muhammed u ndalua dhe u kontrollua nga ushtarët izraelitë. Pavarësisht se gazetarët në rajon shpjeguan situatën ata e arrestuan të riun me aftësi të kufizuara”, tha fotografi palestinez Shelvedi për të shtuar se ushtarët izraelitë e arrestuan Muhamedin pavarësisht se u njoftuan nga gazetarët për gjendjen e tij.

Edhe fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara nën objektivin e forcës pushtuese”

Anëtari i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Vas?l Ebu Jusuf, tha se Izraeli duke vazhduar shkeljet kundrejt popullit të Palestinës ka shkelur të gjithë të drejtën ndërkombëtare.

“Izraeli pas vendimit të SHBA-së për të njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit po përpiqet me çdo mënyrë t’i japë fund zemërimit dhe situatës që zien e cila rrethon territoret e pushtuara palestineze. Prandaj, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara janë gjithashtu në objektivin e forcës pushtuese”, tha Ebu Jusuf duke tërehqur vëmendjen se edhe palestinezët me aftësi të kufizuara janë pre e shkeljeve izraelite.

Pasi presidenti i SHBA-ve Donald Trump bëri të ditur më 6 dhjetor njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, palestinezët organizuan protesta në kufirin e Gazës dhe Bregut Perëndimor si dhe veçanërisht në Kudsin Lindor të pushtuar, ku qindra persona u plagosën si pasojë e ndërhyrjes së forcave izraelite.

Rajoni i qytetit të Vjetër në El Halil nën kontrollin e Izraelit

Në kuadër të “Marrëveshjes së dytë të Oslos” të nënshkruar mes Palestinës dhe Izraelit në vitin 1995, Bregu Perëndimor ishte ndarë në rajonet A, B dhe C.

“Menaxhimi administrativ dhe i sigurisë për “Rajonin A” që përbën 18 për qind iu dha Palestinës dhe menaxhimi administrativ i “Rajonit B” me 21 për qind iu dha Palestinës ndërsa siguria Izraelit. Poashtu menaxhimi administrativ dhe siguria e “Rajonit C” që përfshin 61 përqind iu la Izraelit”.

Sipas marrëveshjes deri në arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare palët në rajon nuk do të ndërmarrin hapa që mund të ndryshojnë të vërtetën në terren. Por, Izraeli në këtë zonë duke shkelur marrëveshjen e Oslo-s ka vazhduar të vendos kolonë hebrenj dhe të ndërtojë garnizone ushtarake.

Në një marrëveshje të nënshkruar në vitin 1997 mes Izraelit dhe Palestinës, qyteti El Halil u nda në dy zona në H1 dhe H2. Ku 80 për qind e qytetit është tërësisht nën kontrollin e qeverisë palestineze dhe 20 për qind është e lidhur me Izraelin nga pikëpamja e sigurisë. Ndërsa zona e Qytetit të Vjetër, ku ndodhet varri i profetit Ibrahim është klasifikuar gjithashtu si H2 dhe u la nën kontrollin e trupave izraelite.

Në njësinë e vendbanimit hebre të ndërtuar në rajonin e Qytetit të Vjetër banojnë një grup hebrenjsh prej rreth 1.000 persona.

December 15, 2017 11:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*