Ushtarët zviceranë me origjinë shqiptare zemërojnë mediat

May 25, 2016 12:32

Ushtarët zviceranë me origjinë shqiptare zemërojnë mediat

Ka shkaktuar polemika në rrjetet sociale fotografia e një grupi ushtarësh zviceranë të cilët imitojnë me duar shqiponjën, simbolin e Shqipërisë.

Janë të gjithë ushtarë zviceranë por me origjinë kosovare e zotërues të dy pashaportave. Në profilet e rrjeteve zyrtare të medias zvicerane disa nga komentuesit janë shprehur kundër kësaj fotografie duke mos e gjetur korrekt faktin që ushtarë me uniformë zvicerane bëjnë me gjeste simbolin e një kombi tjetër.

Të tjerë komentues lavdërojnë këtë grup ushtarësh që edhe pse me dy nënshtetësi kanë pranuar të punojnë me ushtrinë zvicerane, punë që shumë të rinj të këtij vendi nuk pranojnë ta kryejnë.

Nëse Shqipëria do hynte në luftë me Zvicrën (gjasat janë zero, por teorikisht), a do ishin besnikë ndaj Zvicrës? – pyesin “Bild” dhe “Observatori Zviceran”

Nuk është hera e parë që ushtarët zviceranë, por dhe me kombësi kosovare  janë përshfirë në polemika të tilla.

Rreth një vit më parë më prill të 2015, disa prej tyre kanë publikuar një fotografi ku pozojnë të veshur me uniformën e ushtarit zviceranë duke mbajtur në duar flamurin e Shqipërisë.

Ky fakt ka kërkuar asokohe prononcimin publik të zëdhënësit të ushtrisë zvicerane Christoph Brunner  i cili është shprehur se “kur ushtarët zivceranë janë me uniformën, duhet të shohim vetëm flamurin e Zvicrës”

May 25, 2016 12:32
Komento

9 Komente

  1. raimond vlonjati November 9, 16:33

    Po ata jane shqiptare, dhe pavaresisht se jetojne en Zvicer do e ndjejene veten shqiptare,

    DHe jo vetem keta , po te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne e ndjejne veten ne fillim shqiptare, pastaj sipas vendi ku jetojne

    Nje pershendetje vellazerore shkon nga ana ime per keta patriotet shqitpare ne foto !

    Po te luftoje Zvicra me ne, nuk do mend qe ata do jene me ne ….
    Ja dhe une jam ketu ku jam, po te luftoje me Shqiperine jam me Shqiperine nuk me ruhet per keta ketu

    Reply to this comment
  2. apolon November 9, 18:06

    Keta zviceriane qe kane bere pyetjen ne lidhje me luften qenkan te demtuar ne tru. ushtaret ene fjale kane bere nje identifikim kombetar dhe racor, ndersa reagimi ka treguar sa siperfaqesor eshte naturalizimi dhe asimilimi. Jo te gjithe shqiptaret kane edukimin dhe perkatesine kombetare te Shalqirit dhe Xhakes.

    Reply to this comment
  3. jetnori November 9, 18:08

    Qofshin gjithmon te nderuar dhe te respektuar. Te jesh ne radhet e nje ushtrie ne te cilen jeton nuk do te thote te luftosh kunder kombit apo vendit tend. Keta ushtare vetem dashuri dhe respekt sjellin per kombet apo vendet e tyre qofshin te origjines apo jeteses.

    Reply to this comment
  4. toni November 9, 19:35

    Gazeta Dita kjo eshte teme qe ka kalur vitin besoj,mos dilni jashte kohe,ketu ne Zvicer tema ne fjale pati debat po u mbyll shpejt.

    Reply to this comment
  5. Ardenica November 9, 23:26

    A FLASIN SHQIP KETA USHTARE SHQIPTARE. NESE JO, ME TRISHTOJNE.
    i FALENDEROJE PER IDENTIFIKIMIN SI SHQIPTARE NDONESE BANOJNE LARG SHQIPERISE
    POR QENIA SHQIPTAR VETEM ME SHQIPONJEN NUK MJAFTON. GJUHA SHQIPE ESHTE
    MJETI ME IDENTIK I NJERIUT SHQIPTAR. BRAVO DJEMA!

    Reply to this comment
  6. santiagob November 10, 08:39

    zvicerianet po e bejne si greket para disa vjetesh kur u be ceshtje e madhe per nje djale nga shqiperia qe quhesh ODISE i cili ishte me nota te shkelqyera dhe i takonte te mbante flamurin grek me rastin e festes kombetare greke .nje deputet grek u ngrit dhe tha ne parlament se ne rast se greqia futet ne lufte me shqiperine ODISEA me ke do luftoje.nje deputet tjeter u pergjigj duke i thene ”ti endra me luft shikoke akoma” keshtu dhe zvicra mendon luften

    Reply to this comment
  7. Odisea November 10, 09:27

    Kjo eshte e famshmja Zvicer,me nivel jetese te larte por komb spiunash qe jane me nacionalist se ballkanasit por e fshehin me hipokrizi.

    Reply to this comment
  8. beni November 10, 11:29

    Jo me kot Amerikanet,nuk mobilizonin ushtare Myslimane,ku njeri nga keta ishte Kasus Klei i kthyer ne Muhamet Ali per ti shpetuar rekrutimit!
    Zvicra jo qe nuk duhet te rekrutoje myslimane Kosovare si nacionaliste ekstreme te xhihatit islamik,por duhet ti shpore njehere e mire,keta qe nuk integrohen ne nje shoqeri si ajo Zvicerane te nje kulture te tille!
    Shteti Zviceran duhet tu heqe menjehere,te drejten e nenshtetesis te ktij shteti!?

    Reply to this comment
  9. SHQIPTARE DHE TE DHJERE May 25, 13:37

    Po atehere perse neve na dhemb kur sekretarin e Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise e kerkojne greket qe te kryeje sherbimin ushtarak? Ne shqiptareve na ka hyre ne gjak me kohe ajo puna e Beni si them une po mos beni si bej une. Gjelle qensh….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*