Ushtri e përbashkët europiane? Po NATO?

August 26, 2016 21:42

Ushtri e përbashkët europiane? Po NATO?

Liderët e Republikës Çeke dhe Hungarisë kanë deklaruar se për të forcuar sigurinë në Bashkimin Europian duhet një ushtri e përbashkët europiane.

Ata kanë folur në prag të takimeve në Varshavë me kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilën e kundërshtojnë për politikën e saj të pritjes së refugjatëve myslimanë.

“Ne duhet t’i kushtojmë prioritet sigurisë, kështu që le të fillojmë të ngremë një ushtri të përbashkët europiane”, deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orban.

Ndërsa kryeministri çek Bohuslav Sobotka theksoi se, ngritja e një ushtrie të përbashkët nuk është e lehtë, por bëri thirrje që të nisin sa më shpejt bisedimet në këtë drejtim.

Një projekt i tillë është kundërshtuar fuqishëm nga qeveria e Britanisë së Madhe, e cila është shprehur kundër çdo lëvizjeje jashtë fushëveprimit të NATO-s.

Bashkimi Europian ka njësi të përbashkëta mbrojtjeje në formën e 1.500 grupeve luftarake, por këto nuk janë testuar ende në një betejë të vërtetë.

Vitin e kaluar, presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker bëri thirrje për një ushtri të përbashkët europiane “për t’i dhënë BE-së muskuj përballë kërcënimeve që vijnë nga Rusia apo ngado tjetër”.

August 26, 2016 21:42
Komento

1 Koment

  1. anticensurë 25642654 August 27, 14:30

    “Një projekt i tillë është kundërshtuar fuqishëm nga qeveria e Britanisë së Madhe, e cila është shprehur kundër çdo lëvizjeje jashtë fushëveprimit të NATO-s.”
    krijimi i një ushtrie të BE nuk i prish asnjë punë aleancës së NATO!!
    nëse deri sot janë 28 shtete me krijimin e ushtrisë së BE do të zvoglohet numri!!do të kemi shtetet jashtë BE dhe shtetet që do të kenë ushtrinë e përbashkët me siglën BE!!
    po të ishte GB akoma në BE dhe ajo do të ishte bre¨nda siglës BE nesër do të jetë si shtet më vete në përbërjen e NATOs!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*