Ushtria e Kuqe, historia e armatës së ish-Bashkimit Sovjetik

February 23, 2018 11:16

Ushtria e Kuqe, historia e armatës së ish-Bashkimit Sovjetik

 

100 vjet më parë u themelua Ushtria e Kuqe, armata e ish-Bashkimit Sovjetik. Që në fillim historia e saj ishte e lidhur ngushtë me atë të Gjermanisë.

Kersten Knipp – DW

Nja dy cigare dhe hip në kamion. Katër kilometra e gjatë është rruga nga fshatrat përreth qytezës branderburgase Erkner deri te stacioni i trenit. Një rrugë që nuk bëhet dot gjithnjë më këmbë a me biçikletë. Kështu që ishte shumë komode, kur atypari kalonte ndonjë kamion i kazermave të ushtrisë ruse: “Mjafton t’u jepje ndonjë cigare dhe të merrnin me vete në karroceri”, kujton fotografi Christian Thiel që është rritur në këtë zonë, në kohën e pushtimit sovjetik gjatë viteve 1950.

Gati një gjysmë shekulli, prej vitit 1945 deri kur u tërhoqën, në gusht të vitit 1994, Ushtria Ruse ishte stacionuar në pjesën lindore të Gjermanisë. Ajo ishte pararoja ushtarake e sundimit sovjetik e drejtuar kundër Europës Perëndimore.

“Për rusët, ne ishim kafshë të egra”

Marrëdhëniet me popullsinë civile u normalizuan vonë. Në vitin 1945, Gjermania naziste sapo kishte humbur Luftën e Dytë Botërore, gjermanët kishin shumë frikë nga ushtarët sovjetikë. Me të hyrë në Gjermani dhe pasi okupuan ndërtesën e Rajhstagut, ushtarët rusë e bënë të qartë se kush do ta kishte pushtetin këtej e tutje.

Me të marrë sovjetikët më 1 maj ndërtesën e Rajhstagut ata ngritën aty flamurin e Bashkimit Sovjetik. Fotografi rus Jewgeni Ananjewitsch Chaldei e ka fiksuar skenën me kamera. Edhe pse skena mund të jetë sajuar më pas, kjo fotografi është bërë tashmë ikonë e historisë së fotografisë.

Në fillim, nën flamurin e kuq të Bashkimit Sovjetik sundonte dhuna dhe aribrariteti, viktimat kryesore të të cilave ishin gratë. “Rusët mund të bënin tani me ne çfarë të donin”, kujton berlinezja Eva Schliep ditët e para pas pushtimit të Berlinit në prill 1945, në gazetën e përditshme “Die Welt”. “Përdhunime, ekzekutime dhe plaçkitje dhe veç kësaj një urrejtje e pakufishme ndaj gjermanëve që u kishin shkaktuar aq shumë vuajtje rusëve na e bënin jetën shumë të vështirë.” Numri i grave të shfrytëzuara dhe përdhunuara gjatë muajve të parë të pushtimit rus nuk dihet saktësisht. Hamendësimet janë shumë të ndryshme: nga 200.000 deri në dy milionë.

Armiq të urryer

Në vitin 1945 Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania kishin një armiqësi të urryer. Edhe themelimi i Ushtrisë së Kuqe kishte qenë rezultat i një humbjeje shkurajuse që kishin pësuar rusët në Luftën e Parë Botërore. Në vitin 1917, ushtria gjermane kishte pushtuar pjesë të tëra të perandorisë cariste që ishte në rrënim e sipër. Në dhjetor të po atij viti u takuan përfaqësues të dy shteteve për të bërë negociatat e paqes në qytetin Brest Litovsk, 180 km larg Varshavës. “Rrethanat historike”, do të shkruante Leo Trotzki, që disa muaj më pas organizoi themelimin e Ushtrisë së Kuqe, “kishin bërë që të deleguarit e regjimit më revolucionar që ka parë historia të ulen në një tryezë me përfaqësuesit diplomatikë të kastave më reaksionare ndër të gjitha klasat qeverisëse”.

Kjo kastë reaksionarësh u diktoi rusëve një paqe shumë të disfavorshme. Bashkimi Sovjetik duhej t’i dorëzonte Perandorisë Gjermane pjesë të mëdha të terrenit të tij – një humbje poshtëruese që nuk duhej të përsëritej edhe një herë kështu.

Nga kazma te pushka

Kështu edhe Trotzki, në janar 1918, nisi të ndërtonte një ushtri sovjetike “të kuqe”. Ai e ndërtoi atë mbi bazën e ushtrisë cariste që nuk ishte shpërbërë ende, prej së cilës rekrutoi edhe shumë komandantë. “Përqindja e papërfillshme e analfabetëve ndër rekrutë sa vjen e ulet”, shënon ai në vitin 1934. “Gjatë vitit të kaluar, vetëm në Moskë kanë marrë certifikatat e qitësve 50 000 punëtorë nga profesionet civile dhe shkollat.”

Spastrimi i madh

Për Stalinin ushtria me shumë oficerë që kishin shërbyer në kohën e carit, ishin të rrezikshëm. Themeluesin e saj ai e kishte detyruar të mërgonte qysh në vitet 1928/29. Në vitin 1937 ai vendos të bëjë një “spastrim”: Shkarkoi afro 35 mijë oficerë, gati gjysmën e tyre i dërgoi në internim. Shumë syresh i ekzekutoi.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Ushtria e Kuqe u bë ushtria më e madhe e botës. Ajo përfshinte 170 divizione këmbësorie, 35 divizione tankesh dhe 58 divizione artilerie, afro katër milionë e gjysmë ushtarë ishin me armë në dorë. Por ushtria e rezervistëve ishte shumë më e madhe, afro 30 milionë vetë.

Tërheqja nga Gjermania

Edhe arsenali në tokën gjermane ishte shumë i madh. Kur Ushtria e Kuqe u largua nga RDGJ-ja në vitin 1994, ajo la pas një rrjet me 1.500 impiante ushtarake. Rreth një gjysmë milionë ushtarë u kthyen në shtëpi. Ata morën me vete afro 4.300 tanke, 100.000 kamionë, 3.600 armë dhe 180 sisteme raketore.

Gjermanisë, e cila sapo ishte bashkuar pak më parë, kjo i kushtoi shumë: ajo mori përsipër një pjesë të mirë të kostove të transportit të impianteve ushtarake, përafërsisht 7,5 miliardë marka gjermane (afro katër miliardë euro). Shumë prej aparaturave janë ende në përdorim, si pjesë e inventarit të ushtrisë së shtetit pasardhës të Bashkimit Sovjetik, Federatës Ruse.

a.s/dita

February 23, 2018 11:16
Komento

12 Komente

  1. fteri February 23, 12:02

    PASOJAT E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE DHE SHKATËRRIMI I “KOALICIONIT TË MADH – ANTIHITLERIAN” :Me ushtrinë e kuqe në krye një histori të lavdishme !

    AVIACIONI SOVJETIK
    Nëse BRSS do të dëshironte të pengonte luftën që po vinte, do nevojitej të prodhoheshin 1000 avionë bombardues strategjikë TB-7, të cilët fluturonin mbi 10 km lart dhe udhëtonin 3700 km. Një aeroplan i tillë, që vendet e tjera nuk e kishin, ishte i pakapshëm prej artilerisë kundër-ajrore dhe avionëve ushtarakë të kohës. Më pas do të mjaftonte vetëm një demonstrim force me këto aeroplanë për ta ndaluar ushtrinë gjermane të sulmonte. Me këto aeroplanë mund të shkohej sa herë të dojë në prapavijat e armikut dhe të derdhje lumë me bomba ku t’i doje.

    Me një aeroplan të tillë Ministri i Jashtëm i BRSS Vaislav M. Molotov udhëtoi në pranverë të vitit 1942 nga Moska në Britani, mbi Europën që digjej nga lufta, i padalluar nga mbrojtja kundër-ajrore gjermane, më pas shkoi në Amerikë e u kthye po nga e njëjta rrugë.

    Bombardimi me avionë të tillë do të digjte e do të prishte çdo gjë ku do derdhej lumi i bombave. Një gjë e tillë nuk i interesonte një ushtrie pushtuese, sepse ajo do dëshironte që urat, rrugët, qytetet, fabrikat ushtarake e industritë të ishin të pacënuara.

    Katër herë e ktheu Stalini urdhërin për të prodhuar armatën e këtyre avionëve. Deri në Qershor 1941, u prodhuan vetëm 17 të tillë.!!!

    Siç dihet, Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti më i madh ushtarak në historinë e përgjithshme të njerëzimit. Në Luftën e Dytë Botërore, drejtpërdrejt dhe në forma të tjera, kanë qenë të inkuadruar 72 vende ose shtete të botës nga 78 prej tyre ishin krejtë gjatë asaj kohe. Mbase, dy herë më shumë se sa në Luftën e Parë Botërore.

    Nën armë, pra, të armatosur ose mobilizuar ushtarakisht, asokohe kanë qenë më se 110 milion njerëz në të gjithë botën. Pa i përmendur këtu “luftëtarët e shumtë të rezistencës” anekënd rruzullit tokësor gjatë asaj kohe.

    Dëmet dhe shkatërrimet e përgjithshme materiale dhe infrastrukturale të Luftës së Dytë Botërore, ishin më tepër se 935 miliard dollar amerikan. Humbjet dhe viktimat njerëzore gjithashtu.

    Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore (1940-1945) e kishin gjetur vdekjen më tepër se 55 milion njerëz. Ajo gjithashtu i kishte lënë pas vetes edhe 30 milion invalid dhe shumë e shumë të tjerë të retarduar dhe traumatizuar.
    Pësimet dhe shkatërrimet më të mëdha dhe më të fuqishme, i kishin pesuar dhe përjetuar popujt dhe vendet e ndryshme të kontinentit të vjetër (Evropës).

    Reply to this comment
    • Fieri February 23, 16:09

      E sakte. Ushtria sllaviste, si ushtri pushtuse, nuk i donte rruget dhe urat dhe hekurudhat e prishme. Ushtria gjermane sulmoi dy jave perpara per te mbrotjur Europen. E megjithate me ndihmen e Britanise dhe Amerikes ushtria e kuqe kundersulmoi dhe pas kater vjetesh arriti te pushtoi gjysmen e Europes.

      Reply to this comment
      • Folkoristi nga Gradishti February 24, 02:33

        Ti duhet ta shkruash historinë e luftës së dytë se je “shumë i saktë” . Por jam kurioz të di, kush ta paska treguar kaq me saktësi historinë, se ti nuk besoj se ke lexuar ndonjë libër përveç gazetave shqiptare dhe bisedave në kafenenë e fshatit.

        Reply to this comment
      • kosorja April 24, 19:09

        Pune “fieri” i dehur me hashash “Ushtria gjermane sulmoi per te mbrojtur Europen” keshtu i bie qe edhe ushtria ruse sulmoi Cekosllovakine me 1968 “per te mbrojtur BRSS” hajde karafil hajde nuk kishim degjuar edhe keshtu turp per ate mesues qe te ka mesuar historine

        Reply to this comment
  2. Lisi February 23, 12:58

    Flitet për Ushtrinë e Kuqe dhe në fotografi jepet ushtria gjermane . Interpretim tendencioz i historisë , të paktën 50% janë gënjeshtra . Edhe këtë herë , si përherë -tendenciozitet banal !

    Reply to this comment
    • intelektuali February 23, 16:46

      CFARE NDRYSHIMI KANE KULCEDRAT E STALINIT DHE HITLERI QE ISHIN PJELLA TE NJE IDEOLLOGJIE?

      Sepse:

      Ne kete shkrim kane harruar kur Stalini me Hitlerin ndane Polonine si miq si “Byrekun ne tepsi” dhe se metodat cnjerezore te likuidimit te njerezve ne mase Hitleri i mesoi tek Stalini dhe Gestapo ishte kopje e NVDK sot KGB

      STALINI GJATE PERIUDHES 1923-1933 KA VRARE DHE LIKUIDUAR MBI 30 MILIONE NJEREZ RUSE DHE KRYESISHT UKRAINAS QE E RENDIT SI VRASTARIN E DYTE NE BOTE PAS MAO CE DUNIT

      Ku renditet Enver Hoxha ne kete liste vrastaresh? Po te llogaritet per koke njeriu te vrare Enveri mesiguri do te renditet i pari ne Bote, por po te shikosh si politika jone kombetare mbron me fanatizem Piramiden e tij ne mes te Tiranes, 27 vjet pas renies se Diktatures, Enveri me siguri mund te klasifikohet si Diktatori me i rrezikshem per njerezimin ne historine e Botes

      SOT GJERMANIA ESHTE DONATORI KRYESOR I RUSISE ME TEKNOLLOGJI DHE USHQIME

      Cfare i ka mbetur Ushtrise se Kuqe?

      Reply to this comment
  3. Konti Sbalta February 23, 18:06

    Ne pritjen e organizuar ne pallatin mbreteror te Anglise , per nder te delegacionit Sovjetik te kryesuar nga N. Hrushov , Curcilli ngriti nje dolli per Ushtrine e Kuqe , nga me te fuqishmet e botes dhe meritat e Anglise ne fuqizimin e kesaj ushtrie ! Hrushovi i habitur kerkoi sqarime per kete dhe Curcilli , me ate humorin e vecante Anglez u pergjigj:.”Po Anglia qe e para qe organizoi me 1918 , intervencionin kunder shtetit te ri te sapo dale nga rrevolucioni i Tetorit ..”

    Reply to this comment
  4. Konti Sbalta February 23, 18:11

    Ne pritjen e organizuar ne pallatin mbreteror te Anglise , per nder te delegacionit Sovjetik te kryesuar nga N. Hrushov , Curcilli ngriti nje dolli per Ushtrine e Kuqe , nga me te fuqishmet e botes dhe meritat e Anglise ne fuqizimin e kesaj ushtrie ! Hrushovi i habitur kerkoi sqarime per kete dhe Curcilli , me ate humorin e vecante Anglez u pergjigj:.”Po Anglia qe e para qe organizoi me 1918 , intervencionin kunder shtetit te ri te sapo dale nga rrevolucioni i Tetorit ..”Kjo ndoshta qe ndihma qe dha Europa ne forcimin e ushtrise qe i beri balle jo vetem intervencionit te shteteve te Europes , por edhe Ushtrise hitleriane ne luften e dyte boterore.

    Reply to this comment
  5. ELIOT February 23, 20:26

    USHTRIA E KUQE …… DEJA ..NE KOHEN E NAPOLEON BONOPARTIN … BOLHEVIKET RUSE …PERFITUAN NGA BORA E MADHE NGA TEMPERATTURAT E FTOHTA … DHE FITUAN LUFTEN .. DHE KY SHOKU KA HARRUAR …SE NE LUFTEN E 2 B USHTRIA E CLIRIMIT E KUQE …. PUSHTOI GJYSMEN E POLONISE.. POR E KUPTOI ENVERI SJA LEJON TE VERTETEN ..OSE HARROI ???? DHE STALINI KISHTE BERE NJE PAKT ME HITLERIN ..E TE MOS SULMOHESHIN NGA NJERI TJETRI .. DHE STALINI KAPI ROB 40 MIJE ZBORISTA POLONEZE ..DHE I VRAU NE SIBERI SI QEN… KETO ZBORISTA ISHIN INTILIGENCA A POLONISE ..ISHIN TE GITHE INGINIERAT ISHIN E ARDHMJA E POLONISE .POR KRRIMINELI STALIN I QEROI …POR E KUPTOJ .. GAZETA ZERI I POPULLIT .. SK ISHTE TE DREJTE TE ……DHE PER FTERIN ….. KUR STALINI KISHTE AVIONA ME TE MIRE .PER KOHEN …PERSE SI REZISTOI KUR GJERMANET E SULMUAN DHE I SHPORREN NGA POLONIA NGA UKRAINA DERI NE MURET E STALINGRADIT .???? DHE VRANE MILONA RUSE …. DHE PER LUFTEN E 1 B … CARI KISHTE USHTRIE TE MIRE .DHE VETE ISHTE NE LUFTE …GJENERAL PO MBRONTE RUSINE ..KUR GJERMANET …. I LINDI IDEJA TE SABOTONI LUFTEN E CARIT … I CUAN LENININ DHE E CMOBILIZOI POPULLIN… KESHTU U SABOTUA LUFTA … ..LENINI NE RUSI NGRITI POPULLIN KUNDER CARIT ..NE NJEJTEN KOHE CARI ISHTE NE LUFTE ME GJERMANET ….DHE MOS HARRONI SE AMERIKA I COI 40 MIJE KAMIONA TOPA ARME PER TE ZBRAPSUR HITLERIN… NE L E 2 BOTERORE RUSIA ISHTE NE MJERIM …KISHIN NJE PUSHKE PER 2 PARTIZANE … DHE NUK KISHI ARME TE RENDA … USHTRIA E KUQE PA ARMETIMIN E AMERIKES … DO TE ISHTE NE DITE TE ZIJE …. AMERIKA BENTE NJE ANIJE LUFTE NE DITE ..DHE ZHVILLUAN NJE RADAR QE I ZBULONIN NENDETSET NAZISTE EDHE .. KUR ATO ZHYTESHN NE UJE ..DHE I BOMBARDONIN.. . LOGISTIQUE E MADHE E ANGLO AMERIKANEVE BERI QE LUFTE TE MBAROI ME SHPEJT ..SE ….DHE ALEATET JA SHKATERRUNA TE GJITHA AVIONAT HITLERIT NE LUFTEN E AJRIT NE ANGLIE …DHE PILOTAT ME TE MIRE ISHIN POLONEZE …. E KANE THEN HISTORIANET …. U BE USHTRIE E MADHE … SEPSE STALINI COI NE KEMBE TE GJTHE NGA KAUKAZI NGA MALET E EGRA CHERCHENIA .SIBERIA ..TE GJITHE COBANET … E MALEVE … AMERIKA SKISHTE NEVOJE TE BENTE COBANET USHTARE ..JO .. ME 2 BOMBA E VUR NE GJUNJE JAPONINE E MADHE ..QE ISHTE NJE NGA FORCAT ME CORIACE TE VITEVE….

    Reply to this comment
  6. ELIOT February 25, 10:50

    FTERI ME BEN PER TE QESHUR ME STALININ …. 4 HERE E KTHEU STALINI URDHERIN E KETYRE AVIONAVE PER TU PRODHUAR …..NUK E DI SA VJECE JE ..POR RREN SI NJE FEMIJE 5 VJEC …STALINI NUK KISHTE MUNDESI TE BENTE EDHE PUSHKE DHE ARME TE RENDA DHE JO AVIONA .. DHE KY UDHETIMI I MOLOTOVIT NE AMERIKE DHE ANGLETERRE …ESHTE ENDER E JOTJA APO I SHIKO FAMILJARISHT ENDERRAT … NGA MOSKA NE BRITANIE …UDHETOI ..ME CFARE ME BICIKLETE ….GJERMANET I KONTROLONIN CDO PELLEBE AJRI DHE NUK LEJONIN ASNJE MIZE TE KALONTE NGA EUROPA NE ANGLIE NE 42 . DHE JO NJE AVION ME NJE KOMUNIST BRENDA …. SHKOJ CDO VERE NE NORMANDIE DHE I SHIKOJ SI ISHIN PERFORCUAR BRIGJET E AQEANIT ANTLANTIKE … NGA AVIONAT GJERMANE ..QE E BOMBARDUAN LONDREN .. DHE GJERMANET KISHIN INDUSTRINE ME TE ZHVILLUAR NE KETE KOHE …. STALINI PO TE KISHTE NJE MUNDESI TE BENTE NJE AVION TE TILLE …. SDO TE HEZITONTE ASNJE MINUTE ….SE RUSET TUAJ TE MIRE ????? E BOMBARDUAN POLONIE E BENE VARSHAVEN SI BAGDATI ..SI SIRIA SOT …PRANDAJ ENDERRAT MBAJI PER VETE ..OSE PER FEMIJET TUAJ …. KUR HITLERI SULMOI BAKU .SE ATJE KISHTE PETROL … STALINI NUK KISHTE MUNDESIN TE MBRONTE PETROLIN … SE AVIONAT GJERMANE KALUAN EUROPEN DHE ARRITEN ATJE … PERSE SI MBROI STALINI ME AVIONANT U F O .. APO NUK EGSISTONI KURRE… DHE STALINI I THA KATUNARIT TE QEVERISE NE BAKU .. SA PO TE AFROHEN GJERMANET SHKATERROI PYSET E NAFTES … DHE I CMONTUAN TE GJITHA PUSET … .PO I THA MOS I HIDH NE ERE PARA SE TE ARRIJNE GJERMANET SE PERNDRYSHE TI DO TE HIDHESH NE ERE . DHE KUR GJERMANET ARRITEN ATJE ME AVIONAT E TYRE … SGJETEN ASNJE LITER PETROL SEPSE I SABOTUAN FSHATARET E STALINIT ….. KU ISHIN AVIONAT E STALINIT ..PERSE NUK E MBROJTEN PETROLIN QE ISHTE SI ARI NE KOHEN E LUFTES ???PO KE TE DREJTE PER NJE HISTORIE …. VETEM KE NDRYSHUR EMRIN ..SE NE AMERIKE SHKOI I MADHI WISTON CHURCHIL QE MBAJTI NJE FJALIM EN ENSEMBLENE AMERIKANE ..I THA QE TE NDIHMONI SA ME SHPEJT EUROPEN SE GJERMANET PO SHKATERRONIN CDO GJE POR JO NE 42 NE 1941 ….. STALIN KRMINELI HEZITOI TE BENTE AVIONAT ME TE MIRE TE KOHES … … PER TE BOMBARDUAR . HITLERIN …HA HA HA HA HA HA … SHYQYR QE JENI JU NGA SHQIPERIA .. SE KAM KOHE PA E PARE MISTER BIN… DHE BENI HILL …..

    Reply to this comment
  7. demo February 25, 14:12

    Je shume i sakte ELIOT.sikur Stalini te kishte jo aviona,por edhe bomben atomike do ta kishte hedhur ne Gjermani ne 1942.

    Reply to this comment
  8. ELIOT February 27, 20:54

    FTERI KENI TE DREJTE …. MOLOTOVI KA SHKUAR ME AVION TE LUFTES SE PARE B NE GJERMANI PER TE TAKUAR HITLERIN KU ISHIN MIQ …… TE PREMTEN PASHE NJE EMISSION NE TEL . FRENGJISHTE QE TREGONTE MOLOMUTIN E FTERIT QE TAKOI HITLERIN NE 1942 NE GJERMANI..NE KETE KOHE STALINI I ENVERIT DHE HITLERI ..ISHIN VELLEZER … PRANDAJ MOLOMUTI UDHETOI I LIR E NGA POLONIA E BOMBARDUAR NGA RUSET GJERMANET DHE ARITI SI PALLUQE NE BERLIN…QE U PRIT NGA HITLERI … DHE PAK MUAJ ME VONE HITLERI E SULMOI VELLAIN STALIN …. .. KAM PAR NE EMISION PER STALININ ….KUR NJE KOMUNIST GJERMAN SHKOI NE RUSI DHE TAKOI STALININ…. I THA KAMARAD STALIN JAM KOMUNIST .. KAM ARDHUR TJU PARALAMEROJ SE HITLERI PO PREGATITET TE SULMOJE RUSINE … STALINI ..THA C ESHTE KY PSIKOPAT … PUSHKATOJENI … DHE ASHTU U BE E VRANE KOMUNISTIN GJERMAN…. POR PAK KOHE ME VONE … E PANE SE ISHTE NJE SPIUN I VERTETE .. NJE SPIUN KOMUNIST QE E VRAU KOMUNIZMI ……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*