Ushtria fantazmë në Afganistan, mijëra emra të rremë

May 17, 2016 12:10

Ushtria fantazmë në Afganistan, mijëra emra të rremë

Qeveria afgane ka dislokuar rreth 25.000 trupa ushtarake në provincën Helmand dhe me një shifër të tillë duhet të ketë forcën e mjaftueshme për t’u përballur me talebanët, por problemi i vetëm është se shumë prej tyre nuk ekzistojnë.

Në të gjithë Afganistanin, listat e ushtarëve dhe oficerëve të policisë mbushen me emra të rremë, ose emrat e atyre që janë vrarë në luftime, por që nuk shpallen të vdekur.

Një hetim i fundit i autoriteteve në Helmand zbuloi se 40% e trupave në lista nuk ekzistojnë, madje zyrtarë lokalë thonë se numri mund të jetë edhe më i madh.

Ky shqetësim pasqyrohet edhe një nga raport i mëhershëm i SHBA, i cili thotë se askush nuk di me siguri sa ushtarë dhe policë afganë janë në detyrë apo sa prej janë të aftë për të kryer detyrën.

Trupat fantazmë, siç tashmë kanë marrë nofkën, janë tregues i një problemi mbase edhe më të dëmshëm se militantët, pikërisht korrupsioni.

Analistët thonë se ka raste që komandantët kanë dërguar në shtëpi gjysmën e trupave pa i thënë askujt, ose kanë shtuar emra të rremë në lista, për të futur në xhep pagat e tyre.

Një tjetër arsye për numrat e rremë është se komandantët nuk raportojnë viktimat apo dezertorët, për të fshehur dështimet e tyre.

Një shembull i sjellë nga mediat është ai i një baze në Sangin, ku ishin dislokuar 300 trupa, por kur baza u zbraz, aty u gjetën vetëm 15 ushtarë.

Problem tjetër mjaft serioz është morali tejet i ulët tek trupat ushtarake, të cilat shpesh janë të keq ushqyera dhe keq pajisura dhe merren me trafik droge për të fituar para.

Analistët thonë se të gjitha përparimet që u shënuan gjatë ndërhyrjes së trupave ndërkombëtare në Afganistan, tashmë janë në rrezik serioz, për të mos thënë se pjesa më e madhe e tyre nuk ekzistojnë më.

May 17, 2016 12:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*