Ushtria ndërhyn në Gjirokastër; nis largimi i dheut nga pallati

February 7, 2018 20:25

Ushtria ndërhyn në Gjirokastër; nis largimi i dheut nga pallati

 

Disa mjete të ushtrisë kanë filluar ndërhyrjen për largimin e dheut prej pallatit në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër.

Raporti final gjeologjik që u komunikua nga Prefekti Astrit Aliaj këtë pasdite rekomandon marrjen e masave me drenazhimin e ujërave, sistemimin e rrjedhjeve sipërfaqësore dhe nëntokësore, ndërtimin e pilotave dhe mbjelljen e pemëve.

“Këto rekomandime janë të domosdoshme dhe në vazhdimësi dhe do të kërkojnë kohë. Pra, banorët, sipas këtyre rekomandimeve do të jenë të sigurtë, por gjithmonë, Bashkia dhe pushteti vendor dhe qendror do të zbatojë kërkesat e këtyre rekomandimeve”, deklaroi prefekti Aliaj.

Pritet që banoret të rikthehen në banesa brenda javës pas largimit të dheut që arrin deri në katin e tretë të pallatit 8-katësh.

Bashkia vijon të pretendojë shpalljen e gjendjes së emergjencës civile dhe mungesën e fondeve për të përballuar situatën.

Prefekti kërkoi solidaritetin e banorëve të të gjithë qarkut për të mbështetur me ndihmë financiare familjet e dëmtuara.

a.s/dita

February 7, 2018 20:25
Komento

1 Koment

  1. Adih February 8, 03:48

    Ka lezet dhe bravo ushtrise , qe po jep ndihme me mjetet e veta ,e jo si ne gerdec , ku punonte mjeti i ushtrise ,nafta e ushtrise pra e shtetit , fadroma e ushtrise ,rroga po nga shtei (min e mbrojtjes ),ku vdiq edhe fadromisti i ushtrise nga shperthimi .As edhe njeri nuk e ka permendur , as edhe nje here kete ,vjedhje e vrasje e mafjozeve private . Mire thonte i madhi Konica moj shqiperi te kam dhjere ,nuk te kuptova as edhe nje here ,ose moj shqiperi te kam shurruar , e as edhe nje here , ste kam kuptuar .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*