VIDEO: Tiranë, blindat e ushtrisë dalin në rrugë kundër të pabindurve

March 20, 2020 18:09

VIDEO: Tiranë, blindat e ushtrisë dalin në rrugë kundër të pabindurve

Shqiptarët e pabindur ndaj masave dhe apeleve për të mos thyer oraret dhe rregullat e daljes në rrugë, kanë detyruar qeverinë të rrisë kontrollin në Tiranë ku është dhe qendra e infeksionit.

Sot në rrugët e kryeqytetit kanë dalë  në patrullim autoblindat e ushtrisë.

Pasditen e së premtes, Forcat e Armatosura të ushtrisë kanë zbritur në çdo lagje të Tiranës për të monitoruar në bashkëpunim me policinë e shtetit respektimin e rregullave të situatës COVID-19 nga qytetarët.

Në një deklaratë për media thuhet se do veprohet ndaj çdo qytetari që do të konstatohet se nuk respekton oraret dhe rregullat e vendosura, tashmë të bëra publike.

“Blindat janë pjesë e Forcës Tokësore, të pajisura me forcat ushtarake tokësore dhe kanë zbritur në çdo lagje të Tiranës të ndarë në 5 zona të ndryshme për të mbështetur Policinë e Shtetit dhe për të disiplinuar të gjithë ata qytetarë që nuk respektojnë fashat e orareve dhe krijojnë rrezikshmëri për shëndetin e atyre qytetarëve që respektojnë këto fasha”, shprehet Albana Qehajaj, zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ajo thekson më tej se “forcat e armatosura do të jenë prezent çdo ditë nga mëngjesi i hershëm deri pasdite vonë me funksion të ndërgjegjësimit të qytetarëve për rregullat e vendosura nga data 9 mars deri sot”.

Në çdo rrugë të Tiranës, patrullat ushtarake herë pas here me anë të autoparlantëve u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdeseshshëm dhe të respektojnë rregullat e vendosura, si mbajtja e distancës nga njëri-tjetri, respektimi i radhëve dhe mbi të gjitha të mos shkelin oraret e vendosura.

l.h/ dita

March 20, 2020 18:09
Komento

12 Komente

  1. Ca te thuash per kete rrace March 20, 19:15

    As autoblindat nuk kane cfare u bejne zgjebasve qe ju duket vetja trim…
    Oraret jane per hallexhinjt,keta dalin shetitje dhe mblidhen per te share qeverine

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 March 20, 19:37

    ja dhe gjithë armatimi i ushtrisë shqiptare!
    SOT!!
    deri “dje” e kishte vetëm një repart në PS!!
    sa shumë kemi përparuar në drejtim të “paqes”!
    sot e bëjmë luftën me bythë jashtë!!

    Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi March 20, 19:44

    Nwse jemi republike, i bie qe ky patrullim i ushtrise te jete i bazuar ne nje ligj/nen te caktuar! Zakonisht dalja e ushtrise ne terren ndodh vetem kur shpallet gjendja e jashtzakonshme. Kjo gjendje nuk eshte shpallur! Atehere si justifikohet ky veprim ushtarak ne terrenin civil?!? Avokati i Popullit, Prokuroria e pergjithshme, Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese duhet ti kerkojne menjehere llogari qeverise per kete veprim! Ndoshta veprimi mund te jete i nevojshem, por pa u bazuar ne ne ligj/ nen te caktuar, kjo quhet monarki absolute! Keshtu edukohet popullata?

    Reply to this comment
    • Andi March 20, 20:14

      Eshte bazuar ne nenin e sateme o klluf.Fshati digjet ,perezervativi krihet

      Reply to this comment
      • Gzim Kulufi March 20, 21:01

        Andi dukesh qe je i ri dhe nuk e njef Xim kulufin (ndjeste paste), se do flisje me i matur! Po nejse kjo, vari hejbet! E dyta, cdo shtet i ka te parashikuara te tilla situata dhe eshte i pregatitur me mjete dhe personel, dhe cdo gje funksionon ne baze te ligjeve, (gje qe ne Shq. nuk funksionon as njera e as tjetra!). Nese nje shtet nuk i ka te parashikuara ne ligj situata te ketilla dhe nuk i ka marre masat e nevojshme, kete shtet dhe kete vend nuk mund ta ndihmojne as thirrjet prej kurvicash, qe ben ti dhe kushdo tjeter ne internet! Dhe e treta, ne komentin tim nuk u shpreh kundershtia ndaj ketij veprimi ushtarak, por u shpreh kundershtia e mos-justifikimit tw tij me ligjin perkates, dicka kjo qe nuk ka te bej vetem me kete rast, ku deri para nje jave kryeministri largonte panikun (sa qesharake dhe paradoksale me situaten e sotme!), por ka te beje me cdo rast tjeter te paraqitur ne vend, gje qe tregon se sa e pjekur eshte nje qeveri, nje shtet, nje shoqeri dhe nje legjislacion! Biles tregon edhe sa te pjekur jane disa komentues si ty!

        Reply to this comment
      • ganiu March 20, 23:52

        Andi e paske filluar me këmbë përpjetë o njeri.
        Gëzim, akoma nuk është hequr gjëndja e jashtëzakonshme që nga tërmeti. Ka marrë shëmbull nga vëllai i tij në Turqi

        Reply to this comment
        • Vlonjati March 21, 06:46

          O legena te ndyre rrini ne shpi o qifsha ato motrat qe kerkoni edhe nene bytha juaj. Ju duhet te jeni ata qe bejne si cuba injorantet e derrit cfare mban kjo toke. Maskarenj

          Reply to this comment
          • anticensurë25642654 March 21, 09:35

            na or ti se po na pritesh me atë nikelaton që na i vërtit vërdallë!!
            kujdes se po të hyn në byçkë dhe prishesh o “kyç i dorës”!!

  4. BARDI March 21, 11:02

    MOS TE DUKET CUDI LUL BASHA DALJA E USHTRISE E TERREN,AQ ME TEPER BLINDAT.SHKO NE ITALI ZOTI LUL JO SOT POR GJATE GJITHE VITIT 2019 E ME PARE BLINDAT I KE NE CDO SHESHE TE ROMES E NE CDO QYTET..NDERSa tani eshte e domosdoshme se ka nga ata qe duhet ta provojne te keqen ne te kundert per ta seshte as dhe nje gje e besueshme.dhe per mendimin time ata qqe nuk pranojne kshillen na pervoja e te tjerve PO DUAN TA PROVOJNE NE KURRIZ APO PER INJORANCE KETA JANE ME TE TRASHET E SHQIPTARVE QE JANE TE PAKTEN DHE 100 VJET ME MBRAPA SE SHQIPTARET E TJERE QE PA FRIKE JEMI KUSHEDI SA VITE MBRAPA BOTES SE QWTETRUAR QE DHE AJO KA FILLUAR TE DEGRADOJE SE NE KRYE TANI KUDO PO VIJNE NJEREZ TE PA AFTE DHE JO QE EDUAN POPULLIN DHE VENDIN E TYRE,JANE TE PRIRUR PER TE FITUAR DHE MBASE TYRE I RAfte flaka vendit. bardi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim