Ushtria shkoi në Rinas, Balluku: Do mbrojë ndërtesën! Kemi kallëzuar në Prokurori organizatorët

April 7, 2021 18:40

Ushtria shkoi në Rinas, Balluku: Do mbrojë ndërtesën! Kemi kallëzuar në Prokurori organizatorët

Pas grevës së kontrollorëve të Albcontrol, kanë ndërhyrë Ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Këta të fundit kanë zbarkuar në Aeroportin e Rinasit.

Për këtë ka four dhe ministrja Balluku në konferencë për mediat.

“Në aeroport në këto momente ka shkuar ushtria pasi ndërtesa është një ndërtesë e sigurisë së lartë dhe duke qene se kontrollorët e trafikut ajror e kanë braktisur detyrën dhe pavarësisht që qëndrojnë në ndërtesë është i bllokuar. Ajo do të merret në kontroll nga ushtria. Kjo është një grevë e jashtëligjshme pasi pamundësia për të punuar nuk u ndodh të gjithëve në të njëjtën orë, janë munduar të mos shkelin ligjin, por ai është shkelur me të dyja këmbët. Dhe kjo është patjetër politike, pasi kemi dëgjuar që mbrëmë në darkë mallkimet dhe sharjet e Berishës se si duhet të paguheshin njerëzit dhe pse duhej të mbyllej Rinasi. Ju keni bërë tendera dhe nuk keni dhënë rrogat, të dashur qytetarë ata paguhen edhe në kohë pandemie me mbi 2000 dollarë dhe fondet për të bërë tendera nuk ka pasur.

Politika patjetër që është pasi kemi informacion të saktë për elementë që kryejnë funksion në këtë fushatë dhe ne i kemi dërguar në prokurori, janë njerëz që janë të lidhur në këtë moment me politikën dhe po ndikojnë në jetën e të gjithë shqiptarëve. Për shkak të arsyeve të sigurisë, ju e shikoni që dhe forcat ushtarake janë duke marrë në mbrojtje ndërtesën. Njerëz që kanë vendosur të bllokojnë hapësirën shqiptare, mund të kryejnë edhe veprime të tjera që mund të vinin në rrezik të gjithë vendin. Nuk mund t’i referohem planit për rinisjen e shërbimeve të navigimit ajror, por do të zgjidhet shumë shpejt. Ne kemi një zgjidhje dhe nuk do të lejojmë që një kast dhe elitë që të plotësojmë tekat e tyre duke penalizuar të gjithë Shqipërisë, kërkon të penalizojë imazhin e saj dhe aq më pak të penalizojë marrëdhëniet tona me aleatët.

Kallëzimi penal është bërë për atë që e kanë organizuar, jo për të gjithë, ata që e kanë organizuar ata do të shkojnë para drejtësisë pasi nuk merret dot peng një vend. Do të mbahet patjetër stërvitja ushtarake Defender Europe 21. Qeveria nuk do të dorëzohet prej këtij grushti shtetit. Roli i Berishës është nxitës, ka që dje që i nxit dhe i mbështet me sharje e mallkime të stilit të tij që këta njerëz të bllokonin trafikun, të reagonin me forcë”, tha ajo.

j.l./ dita

April 7, 2021 18:40
Komento

3 Komente

  1. timmi April 7, 19:14

    po pse mor Like dhe Sali e merrni kaq frikacak ju Ramen

    Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati April 8, 06:40

    Rama edhe ne enderr shikon Salen dhe Meten

    Reply to this comment
    • miri April 8, 08:18

      MONDI.
      NUK ME DUKESH NGA VLORA. SHUME SHUME NGA BABICA.ANYWAY.TE PASKA MBETUR SAHATI AKOMA TE BERISHA.JE I VONUAR

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim