Ushtria shtron rrugë në fshatin ku po ndërton shtëpi Alfred Peza

Redaksia Online May 16, 2013 18:12

Ushtria shtron rrugë në fshatin ku po ndërton shtëpi Alfred Peza

Ndonëse prej disa ditësh është denoncuar shtrimi i rrugëve elektorale nga ushtria, kjo e fundit nuk është tërhequr nga aktiviteti i saj. Kandidati i Partisë Socialiste në Peqin, Alfred Peza denoncoi,skandalin e radhës të abuzimit me pronat publike Edhe pas këtyre denoncimeve, mjetet e ushtrisë kanë shkuar në një zonë të thellë të Rrethit të Peqinit, ku Alfred Peza ka marrë përsipër ndërtimin e një shtëpie të re për familjen e Xhevahir Kalotit, të cilit iu dogj shtëpia prej gushtit të vitit 2012. Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrfikëset nuk mundën që të merrnin masa për shuarjen e zjarrit.

Prej mëse 8 muaj ata jetuan në një çadër. Ndërsa tani, kandidati socialist, ka nisur punimet sëbashku me stafin e tij për të rindërtuar shtëpinë ku do të jetojnë shatë pjesëtarë të kësaj familje në fshatin Kalotaj të Komunës Përparim. E ndërsa kandidati socialist ndodhej në këtë zonë për të ndjekur nga afër punimet, stafi elektoral i Alfred Pezës ka fotografuar edhe disa mjete ushtarake aty pranë që shtronin rrugën pranë shtëpisë së Xhevahir Kalotit.

“Ndërkohë që shtëpia në Kalotaj po përfundon, ushtria vazhdon fushatën elektorale kundër meje duke u kujtuar pas 8 vitesh për ta hedhur zhavorr në rrugën e këtij fshati”, – shkruan në rrjetin social Facebook, Alfred Peza.

Redaksia Online May 16, 2013 18:12
Komento

20 Komente

  1. ana May 16, 18:19

    E c’te keqe ka,more zoteri?Ju i ndertoni shtepine,ushtria rrugen.A nuk duhet falenderuar ushtria qe po nderton nje rruge per fshatin?

    Reply to this comment
  2. albanian eagle May 16, 18:20

    Shume mire qe po nderton shtepine.Por jam kurioz te di parate ku i gjeti dhe perse su kujtua me pare?

    Reply to this comment
    • viktor May 16, 20:09

      Na cau trapin ky Peza. PO ik o robo rri rehat mer ate mandatin e falur qe ta dha Edvini sipas parimit: Te tjere luftojne e te tjere marrin placken e luftes ne PS. Me mire te quhet PM kjo PS-ja: Partia e Mosmirenjohjes

      Reply to this comment
  3. Gerti May 16, 18:24

    Bravo zoti Peza Qente le te lehin ti vashdo rrugen

    Reply to this comment
    • horri bulevardit May 16, 20:12

      Ky Alfredi eshte kokrra e idiotit. Ngeli duke sajuar medemek konflikte qe te dal ne media

      Reply to this comment
      • malesor jugu May 16, 20:17

        Ktij i duket se fushata elektorale behet sic bente faqet e gazetes dikur. Sajo lajme e fry lajme. Pwrfitoni nga sistemi qe ju fut kullufishte ne Kuvend me emerim nga kryetari, se te ishte me konkurim te drejtperdrejt deputeti do ta shihnim sa do fitonit me kto traplliqet tuaja

        Reply to this comment
  4. Besmiri May 16, 18:24

    bravo Alfred Peza ti je njeriu i duhur per Rilindjen ne peqin dhe kto do e shikojn ne 23 qershor pergjigjen e vet

    Reply to this comment
  5. andi May 16, 18:26

    alfred peza je me i miri

    Reply to this comment
  6. bossi May 16, 18:28

    Forca fredi beji ball gjithe sulmeve te ktyre

    Reply to this comment
  7. artani May 16, 18:30

    asgje nuk mund ta ndaloje fitoren e alfred pezes ne peqin

    Reply to this comment
  8. klodi May 16, 18:37

    ne nje vend ku ka rene shteti ligjor normal qe pret cdo gje…mos u zbrapsni zoti peza se keto veprime qe ben dash sula ne peqin tregojne qe jeni ne rrugen e duhur per ta fituar peqinin

    Reply to this comment
  9. olti May 16, 18:44

    mos e ca koken zoti peza..peqini eshte lodh nga perfaqesimi i tyre nga nje injorant si dash sula..e keni te sigurte fitoren

    Reply to this comment
  10. bledi May 16, 18:47

    fitore alfred peza

    Reply to this comment
  11. Fadil Driza May 16, 19:50

    Eshte fat qe Zona e Peqinit nje treve me shume tradita, por i lene pas dore, do te perfaqesohet nga nje djale si Alfred Peza. Duke qene nje njohes i atyre zonave shpresoj se Fredi do te dije ti perfaqesoje me dinjitet ato banore ,te cilet shquhen per bujarine, besen dhe dashurine per punen. Une uroj qe banoret e zones te gjithe se bashku ta mbeshtesin djalin e tyre, dhe te kene brsim se ai ka kapacitetin e duhur dhe vullnetin per ti degjuar dhe qendruar prane. Keshilla me e mire eshte qe njerzit atje te vleresojne figuren e perfaqesueve te partive, dhe te votojne per me te mirin. Duke respektuar mendimin e te gjitheve uroj Fredin per fitore
    Dr. Ymer Elezi

    Reply to this comment
  12. gazetari May 16, 20:09

    O Peza boll shkruajte komente per veten o burre, se le nam. Pupupu cfare megallomanie

    Reply to this comment
  13. Mark.uk May 16, 20:40

    Po cte keqe ka se po punohet ne ate zone more idiot.Ku ta marresh ju duhet thuani shyqyr Zotit.A ka burr nanet qe te ndigjon ne se hyne ne parlament.Qysh tash re ne dhumin e tyre,kisha shume respect per ju kur ishit gazetar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*