Ushtria në Fier dhe Gjirokastër, apel për banorët e prekur nga përmbytjet

December 1, 2017 11:47

Ushtria në Fier dhe Gjirokastër, apel për banorët e prekur nga përmbytjet

 

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë një përmbledhje për situatën që po kalon vendi si dhe masat e ndërmarra.

Xhaçka i ka bërë një apel të fortë banorëve që rrezikohen nga përmbytjet duke kërkuar prej tyre të largohen.

Sipas ministres, efektivë të FA kanë mundur të evakuojnë 315 persona, ndërkohë qe pritet rëndim i gjendjes gjatë ditës së sotme, veçanërisht në jug të vendit.

“Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet ne Vjosë, Shkumbin dhe Seman. I bëj thirrje të gjithë banorëve të prekur të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me FA dhe strukturat e emergjencës. Ju lutem bashkëpunoni për te garantuar sigurinë e jetës për secilin prej jush”, tha ministrja.

Ndërkohë që në Fier për shkak të situatës alarmante dhe daljes nga shtrati të lumit Vjosa, ka zbritur edhe ushtria në terren.

Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë edhe për largimin e ujit ne spitalin e Gjirokastrës, siç e shihni edhe në fotot më poshtë:

December 1, 2017 11:47
Komento

1 Koment

  1. lola December 1, 12:39

    Hallall.Nuk na zhgenjyet.Jemi e ju.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*