Vacke, lumë akuzash kundër Bajernit

February 1, 2014 11:24

Vacke, lumë akuzash kundër Bajernit

Shefi ekzekutiv i Borusias së Dortmundit është hedhur në sulm kundër Bajernit. Hans-Joahim Vacke akuzoi kampionët në fuqi se po ndjekin një strategji për të shkatërruar kundërshtarët, duke u rrëmbyer lojtarët më të mirë. Verën e kaluar nga verdhezinjtë u largua Gëce në drejtim të bavarezëve, ndërsa lëvizja e radhës me të njëjtin itinerar do të kryhet nga Levandovski në fund të sezonit. “Nuk ka asnjë kampionat tjetër që dominohet nga një ekip i vetëm, siç ndodh me Bajernin në Bundesligë”, thotë Vacke. “Situata nuk është si në Spanjë, por si në Skoci. Bajerni po na kundërvihet për dy titujt që fituam. Duan të na shkatërrojnë që mos të jemi më një rrezik për ta dhe po e bëjnë këtë duke na marrë lojtarët më të mirë”. Ai theksoi se Dortmundi nuk do të qëndrojë duarkryq, teksa paralajmëroi shpenzime të mëdha gjatë verës për ta sfiduar sërish Bajernin. “Do të investojmë shumë dhe këtu nuk flasim për gjëra të vogla. Me paratë që kemi në dispozicion do të shikojmë se çfarë mund të bëjmë, ndërkohë që ka hapësirë edhe për rritje pagash”.

February 1, 2014 11:24
Komento

1 Koment

  1. mucua i tanes February 2, 03:29

    bajerni ekip qelbesire qe blen lojtare ,po me kombetaren po ha nje mut te madh .
    gjermanise i del diten ne diell Italia qe edhe kete radhe po u ndeshen bashke do tia sherd…te gjalle dhe te vdekur dhe do ta eleminoje gjermanine .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*