Vaji i peshkut kryen një tjetër funksion të rëndësishëm në trupin tonë

May 19, 2017 16:34

Vaji i peshkut kryen një tjetër funksion të rëndësishëm në trupin tonë

Peshku ka një përmbajtje të lartë të yndyrnave të shëndetshme si omega 3 acide yndyrore, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe sëmundjeve të saj.

Universiteti i Kiotos ka një kryer një studim, ku tregon se vaji i peshkut ndihmon për të djegur dhjamin e depozituar në pjesë të ndryshme të trupit. Madje, ai e përshpejton këtë proces.

Ekipi i kërkuesve ka arritur në përfundimin se vaji i peshkut aktivizon receptorët në procesin e tretjes, sistemit nervor simpatik dhe nxit qelizat e magazinimit për të djegur yndyrë.

Kështu që këshillohet për të gjithë personat që duan të humbasin peshë në mënyrë të shëndetshme, të bëjnë pjesë të dietave të tyre vajin e peshkut.

May 19, 2017 16:34
Komento

1 Koment

  1. enter"" May 19, 20:38

    Gjeja me e mire per te humbur peshe nuk eshte promovimi I marrjes se gjerave shtese, por dieta dhe palestra.
    Me vajin e peshkut duhet bere shume kujdes qe xhelatina te mos kete perberje te vajit te sojes, gjithashtu vaji I peshkut duhet te jete I pastruar nga mbetjet e merkurit te shoqeruar me vulen perkatese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*