“Duajini prindërit, janë heronj të heshtur”

March 14, 2018 12:12

“Duajini prindërit, janë heronj të heshtur”

Nga Denisa Vrenozi*

Baba, ti nuk je më këtu mes nesh! Pas cilës re po na sheh? Brenda cilës fjalë të mirë që lëshojmë gjendesh? Në cilën buzëqeshje njerëzish të mirë na shfaqesh?

Fizikisht ti nuk je më këtu dhe kjo më dhemb! Kjo na lëndon shumë. Ashtu si çdo fëmije që nuk do ta shohë më kurrë babanë e tij! Që s’do mund të vendosë kokën në supin e tij! Kam nevojë për supin tënd sot baba! Më shumë se kurrë, të duroj dhimbjen që kam për ty!

Unë kujtoja se heronjtë ishim vetëm në filma baba! Kujtoja se ata jetonin diku larg… diku në Amerikë… dhe bënin gjëra gjigante, si për shembull, shpëtonin botën nga ushtri të këqijsh, nga jashtëtokësorë, nga meteorë… Nuk e kisha menduar që ata mund të jetojnë nën një çati me ne! Sepse të gjithë i marrim të mirëqena të gjitha, dashurinë e prindërve, dhembshurinë e gjyshërve, ecjen në rrugë, diellin që lind, shiun që rrjedh, miqësinë, shoqërinë, dashurinë… Nuk e mendojmë se dikush jep për ne! Se dikush bën për ne! Se dikush sakrifikon për ne!

Ti tejkalove gjithçka baba. Sakrifikove gjithçka. Nuk bëre vetëm për ne, fëmijët e tu. Punove gjithë jetën për të bërë të qeshë fytyra jonë, për të gëzuar familjen tënde, prindërit e tu që i doje aq shumë saqë i vizitojë çdo mëngjes, miqtë e shokët e tu… E kuptuam sa miq kishe ditën e fundit baba, kur të përcollëm. Nuk kisha parë as në mitingje partish aq njerëz në qytetin tonë…

Sepse ti dhe jetën për të mbrojtur një të pafajshëm tjetër baba. Kishe guximin, ndershmërinë, përkushtimin. Nuk doje t’ja dije sepse mendoje vetëm të mirën. Nuk e besova kur e dëgjova që ishe plagosur rëndë. Nuk e pranova dot kur më thanë se zemra e Agurit nuk punon më! Ajo nuk rreh më!

Ti ishe shembulli im baba! Babai i shkëlqyer, i përkushtuar, i dashur. Ti ishe shoku im baba, shoku ynë, në këtë botë të egër patriarkale. Tani, ti je edhe heroi im! Tani ti je edhe heroi i të tjerëve! Sepse të gjithë u përkulën me respekt para asaj që bëre ti. Duajini prindërit tuaj miq sa jeni në kohë. Sa më shumë, në çdo çast e në çdo rrethanë! Ata janë heronj të heshtur që nuk dihet se kur e ku kanë heqë dorë nga vetvetja për të tjerët: për fëmijët e tyre, për prindërit e moshuar, për vëllanë e motrën, për të njohur e të panjohur…

Ka heronj shumë dhe nuk duhet të vdesin që t’i njohim kush janë. Por nga ana tjetër, edhe ky shtet kërkon heronj baba! Duhet të ketë heronj që të bëjnë mirë punën e tyre; policë, arsimtarë, inxhinierë, ushtarakë, ekonomistë, pedagogë, juristë… të gjithë duhet të bëhemi heronj nëse e duam vërtet këtë vend. Në të kundërt, edhe ata pak heronj që janë do ikin nga ky vend. Dhe ai do mbetet pa asnjë ideal, pa asnjë qëllim, pa asnjë mision. Ky shtet të vlerësoi me Dekoratën e Artë të Shqiponjës! E artë si zemra jote baba!

Ne do ecim në rrugën tënde! Të jap fjalën! Unë, Sibora, Niko dhe Kleo do ecim në rrugën tënde, në rrugën e mirësisë! Ne duam që DREJTËSIA të flasë baba, ajo të vendosë. Ne duam që me drejtësi të zgjidhet çdo gjë! Kështu do të doje edhe ti. Kështu do të bëje edhe ti!

Pas cilësdo re që ndodhesh, në cilëndo fjalë të mirë të fshihesh, në secilën buzëqeshje të shfaqesh, do na mungosh! Por edhe ne do punojmë që emri yt të mos harrohet baba! Të mos harrohet kurrë! Lamtumirë Baba! Zemra jote e madhe rreh në mua! E do rrahë brez pas brezi! Udhë të mbarë për atje lart, në yje…

*Denisa Vrenozi është bija e Agur Vrenozit, i cili u vra ndërsa mbronte një bashkëqytetar të sulmuar nga grabitësit në Fier.

 

March 14, 2018 12:12
Komento

11 Komente

  1. ' March 14, 12:44

    Fjale zemre te nji vajze per babane e vet .
    Bukur Denisa .
    Babai juaj tregoj se eshte shembulli me i mire
    i kurajos qytetare ,
    i asaj vlere ,qe ne shoqerine shqiptare pothuaj
    kishte vdekur dhe babi juaj e solli ne jete …
    Rrofshi dhe e kujtofshi baban tuaj
    si nji simbol te mbrojtjes se jetes .

    Reply to this comment
  2. AL March 14, 13:20

    Lum si ju!
    Heroizmi dhe miresija e babajit tuaj do ju mbaje koken lart ne breza. Emri i tij do tju ndricoje rrugen e jetes.
    Te rroni dhe ta kujtoni!

    Reply to this comment
  3. Tirona March 14, 13:42

    Si eshte me mire “Hero i Heshtur” duke jetuar dhe gezuar jeten , apo “Hero Publik” duke humbur jeten……
    Ngushellime familjes, te rroni dhe ta kujtoni.

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit March 14, 14:44

    respekt dhe mirenjohje per babane tuaj te ndjere. Qofte i perjetshem kujtimi i tij!

    Reply to this comment
  5. Artur Reka March 14, 15:21

    Paska qene vertet prind i mrekullueshem qe paska lene pas vetes nje vajze si puna jote.Jane me fat ata prinder qe sakrifikojne per mirrerritjen e femijeve, dhe femijet behen te mire, dhe u jane minjohes.Te uroj fat moj vajze dhe vetem mbaresi ne jete.

    Reply to this comment
  6. Iliriana Mezini March 14, 23:34

    Pershendetje e dashur Denisa !
    Ne rradhe te pare ngushellime per humbjen e babait tend te shtrenjte!
    Isha nder te paret shikuesa qe morem lajmin e hidhur dhe lutesha qe i ndjeri babai juaj te shpetonte ne spital.
    Por nuk qe e thene,Zoti e mori ne parajse mbasi Zoti i don njerezit e mire e te ndershem!
    Te rroni e ta kujtoni !
    I perjetshem kujtimi TIJ !

    Reply to this comment
  7. Iliriana Mezini March 14, 23:41

    Nuk e kuptoj perse Presidenti,Bashkia e Fierit a ku di une

    nuk po e shpallin QYTETAR NDERI ,Agur Vrenozin i cili

    dha jeten e tij ne mbrojtje te jetes se nje qytetari tjeter!

    Mendoj se eshte i pajustifikueshem indiferentizmi

    personave qe duhet ta bejne kete!

    Si do edukohet brezi ri nese nuk do vleresohet vetmohimi

    I atij zoterie fisnik qe sakrifikoi gjene me te shtrenjte qe i

    ka dhuruar Zoti?

    Reply to this comment
  8. Iliriana Mezini March 14, 23:44

    Shkrova dy komente,ku jane?

    Reply to this comment
  9. Nje shqiptar March 15, 08:14

    Denisa, nje hero si babai juaj Agur Vrenosi eshte kurdohere gjalle ne zemrat tona. Ai mbetet shembull i shqiptareve qe e duan vendin dhe luftojne ta ruajne ate kurdohere te bukur dhe te paster. I nderuar do te jete kurdohere kujtimi i tij.

    Reply to this comment
  10. Mika. March 15, 08:47

    Denises, femijeve dhe gjithe familjareve te pikellluar! Ngushellime te sinqerta.
    Ke bere nje shkrim qe shndrit per moral te larte.
    I pa harruar Aguri qe do ju mungoje se pari Ju femijve e me radhe deri te ço qytetar qe e ka respektuar e nderuar edhe per se largu.
    Ndihuni e te ndihemi te gjithe te nderuar nderuar me HEROIN Agur Vrenozi!.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*